Orari i zyrës
Si futen fjalët e reja në „Duden“?

Illustration: Geöffneter Mund mit Tablette auf der Zunge
Wie integriert die deutsche Sprache Fremdwörter? | © Goethe-Institut e. V./Illustration: Tobias Schrank

Anglishtja ka një ndikim të rëndësishëm në fjalorin gjerman, argumenton Catherine Kunkel-Ratzum. Por ajo megjithatë i sheh si të tepruara pyetjet si „A do të flasim së shpejti të gjithë ne Denglisch?“. Mbi përfshirjen e fjalëve të huaja në „Duden“, fjalori normativ i drejtshkrimit gjerman.

Megjithëse shumë fjalë të cilat rrjedhin nga anglishtja janë pjesë përbërëse  e gjermanishtes së folur dhe të shkruar, megjithatë, në „Duden“, fjalori i drejtshkrimit gjerman mbizotërojnë ende fjalë me origjinë latine. Edhe përpos asaj se në botimet e fundit u shtuan shumë anglicizma, prapëseprapë ato nuk e tejkaluan numrin e latinizmave. Shumica e fjalëve të huaja në „Duden“ kanë rrënjë latine, ndërsa pas tyre vijojnë fjalë me prejardhje nga gjuha angleze, greke, frënge, italiane, arabe, spanjolle, hebraike, holandeze dhe ruse.

INTEGRIMI MUND TË KETË SUKSES

Integrimi i fjalëve të huaja është një proces tërheqës. Shembulli im i preferuar është “fluffig” që rrjedh nga fjala angleze “fluffy”. Sipas theksit dhe shkrimit, si dhe llojit të fjalës dhe fleksionit, fjala “fluffig” tani është një fjalë gjermane, megjithëse nuk e mohon origjinën e saj, kështu që unë e konsideroj atë një shembull të shkëlqyeshëm të integrimit. Do të shtoja një shembull tjetër: së fundmi dikush ka pyetur, si të shkruaj një Instagrammer,  me një ose dy m. Në internet mund të gjenden të dy variantet. Duke u bazuar në anglishten, e cila është shumë më e verifikuar,  preferojmë ta shkruajmë me dy m. Për më tepër, kjo mënyrë korrespondon me konventën e ortografisë gjermane. Gjatë këtyre shembujve mund të shihet se pranimi i fjalëve të huaja në „Duden“ sjell me vete një varg pyetjesh rreth përmbajtjes,  drejtshkrimit, gramatikës, e  nganjëherë edhe  rreth  fonetikës.
   

BALLAFAQIMI ME ANGLICIZMAT

Normalisht, po ashtu edhe  në redaksitë për fjalorë në vendet e tjera jo-anglisht folëse, gjatë diskutimeve para së gjithash bisedohet rreth asaj se sa ne i duam ato fjalë në gjuhën dhe fjalorët tonë. Për dallim nga Franca dhe Spanja, nuk ka asnjë institucion shtetëror në Gjermani si “Académie française” ose “Real Academia Española” të cilat qartë  e kundërshtojnë  përfshirjen e anglicizmave dhe në mënyrë eksplicite promovojnë përdorim të  ekuivalentëve francezë ose spanjollë.

Mungesa e një institucioni të tillë gjuhësor të centralizuar në Gjermani është një nga arsyet pse anglicizmat këtu pranohen në mënyrë shumë më liberale. Në Gjermani, natyrisht, kishte nisma kundër përdorimit të anglicizmave, por efekti i tyre mbeti mjaft i vogël. Sidoqoftë, në redaksinë e „Duden“ nuk shohim asnjë arsye për alarm dhe pyetjes që  shpesh na parashtrohet: A do të flasim së shpejti të gjithë denglish? Përgjigjemi  shkurt dhe qartë me “jo”. Problemi nuk është pranimi i fjalëve individuale në anglisht, por përdorimi i tyre masiv dhe i pakuptimtë në tekste. Prandaj  ne përqendrohemi në atë, që t’ju japim këshilla njerëzve që shkruajnë tekste, se si të përdorin siç duhet fjalët e huaja sipas  audiencës së tyre të synuar.

Fake News APO Fakenews?

Ndonjëherë nuk është aspak e lehtë për ne në redaksi të vendosim se cilat drejtshkrime (fjalë), ortografi të përdoret ne „Duden“ për një fjale të caktuar. Në botimin e fundit të „Duden“, e kemi trajtuar termin Fake News për mjaft kohë, dhe pas diskutimit intensiv kemi vendosur të përfshijmë të tre variantet e mundshme në gjermanisht: Fake News, Fake-News dhe Fakenews. Rekomandojmë variantin e Fake News, por do të ndjekim se cili variant do të mbizotërojë në gjuhën e shkruar.

Ndërsa nga ana tjetër kur u fut fjala Uluru për Ayers Rock, malin e famshëm në Australi, kryesisht u morëm me shqiptimin e fjalës. Si e shqiptojnë Australianët dhe si njerëzit që e kanë gjuhë amtare gjermanishten?

Kështu që përfshirja e fjalëve të huaja sjell gjithmonë shumë njohuri dhe përvoja të reja për ne. Mes tjerash, fjala ime e re e huaj e preferuar nga botimi i 27-të është hyggelig - fjala daneze për “komod”, që në gjermanisht quhet “gemütlich“.