Në portalin “Gjermania - Udhërrëfyesi im” ndahen informacione për jetën e përditshme dhe të punës në Gjermani. Emigrantët si punëtorë të kualifikuar, bashkëshortët dhe familjet e tyre nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut marrin informacione në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Këto informacione kontribuojnë në lehtësimin e procesit të integrimit në Gjermani.