Sistemi shëndetësor
Vlera e kontributeve të sigurimit shëndetësor ligjor varet nga lartësia e të ardhurave. Të ardhurat totale bruto merren si bazë. I ngarkohet një përqindje e caktuar e të ardhurave bruto, e cila ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet të siguruarit dhe punëdhënësit. Fëmijët dhe bashkëshorti janë gjithashtu pjesë e sigurimit të obligueshëm shëndetësor dhe mund të sigurohen nga sigurimi familjar.
Nga ana tjetër, sigurimi shëndetësor privat kërkon të ardhura minimale dhe qëndrim të përhershëm në Gjermani dhe lartësia e primeve përcaktohet në varësi të të ardhurave, moshës, gjendjes shëndetësore dhe shërbimeve që do të përfshihen.
Mirëpo, nëse ndodh që dikush të mos ketë sigurim shëndetësor, atëherë ai person në rast emergjence merr trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
https://www.goethe.de/prj/mwd/mk/idl/leb/gesundheit.html
https://www.make-it-in-germany.com/en/living-in-germany/money-insurance/health-insurance
https://www.krankenkassenzentrale.de/wiki/incoming-mk
https://www.bamf.de/SharedDocs/Anlagen/EN/Integration/WillkommenDeutschland/willkommen-in-deutschland.html?nn=282388