Sistemi shkollor në Gjermani
Në periudhën parashkollore fëmijët janë mundësi të vizitojnë “kindergarten” (Kindergarten) ose “kita” (Kita).
Në “kindregarten” fëmijët janë të moshës 3 dhe 7 vjeç, ata kujdesen dhe përgatiten për në shkollë.
Shumica e fëmijëve janë në kopshtin e fëmijëve në mëngjes, por disa qëndrojnë deri në pasdite dhe mund të hanë drekë atje.
“Kita”, nga ana tjetër, është qendër ditore që ofron kujdes gjatë gjithë ditës. Fëmijët janë të moshës prej dy vjet e gjysmë deri në shtatë vjet. Ata kanë mundësi të qëndrojnë nga mëngjesi i hershëm deri vonë pasdite.
Në Gjermani, pothuajse çdo shtet federal ka një sistem shkollor paksa të ndryshëm.
Të gjithë fëmijët fillojnë me shkollën fillore në moshën rreth gjashtë vjeç. E ashtuquajtura shkollë fillore zakonisht zgjat katër vjet. Edukimi i tyre i mëtejshëm varet edhe nga rezultatet që fëmijët do të tregojnë në shkollën fillore. Kjo do të thotë që fëmijët fitojnë mundësi për të vazhduar arsimin e tyre ose në “haupshule” (Hauptschule), “realshule” (Realschule) ose në gjimnaz (Gymasium). Një alternativë është shkolla gjithëpërfshirëse “gezamshtule” (Gesamtschule), ku nxënësit nuk ndahen pas arsimit fillor bazuar në rezultatet e arritura në shkollë.
Disa nxënës e braktisin shkollën pas klasës së 9 -të dhe kanë mundësinë të kërkojnë mundësi për të mësuar një zanat. Disa, nga ana tjetër, shkojnë në shkollë për një vit tjetër dhe më pas marrin një diplomë më të mirë, siç është nga shkolla reale. Pas dhjetë vitesh shkollë, hapen mundësi të ndryshme, të tilla si të mësosh një zanat në kompani. Ekziston gjithashtu një mundësi që nxënësit të zgjedhin të shkojnë në një shkollë të lartë profesionale dhe të marrin provimin e maturës profesionale, ose të shkojnë në një shkollë gjithëpërfshirëse ose gjimnaz. Pas përfundimit të klasës së 12 ose 13, ata që e kanë përfunduar gjimnazin e japin provimin e maturës – “abitur”. Me një provim të maturës, ata mund të aplikojnë për një vend në një universitet ose një kolegj teknik.
Shkollimi në Gjermani është i detyrueshëm. Të gjithë prindërit duhet t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Fëmijët duhet t’i ndjekin këto shkolla të përgjithshme për të paktën nëntë vjet. Fëmijët dhe të rinjtë, megjithatë, në përgjithësi kërkohet të ndjekin shkollën deri në moshën 18 vjeç.
Lidhjet:
https://www.goethe.de/prj/mwd/mk/idl/sas/schulsystem.html
https://www.deutschland.de/de/topic/wissen/das-schulsystem-in-deutschland-im-ueberblick