Sigurimi


Sigurimi i obligueshëm përfshin sigurimin shëndetësor, pensional dhe sigurimin në rast të papunësisë.
Sigurimi shëndetësor
Çdo shtetas i Gjermanisë duhet të ketë sigurim shëndetësor ligjor ose privat.
Sigurimi i obligueshëm shëndetësor mbulon shërbimet e mëposhtme:
  • trajtim mjekësor në ambulancë
  • përkujdesje stomatologjike
  • barna, ilaçe shëndetësore ose pajisje mjekësore
  • trajtim mjekësor në spital
  • masat rehabilituese të nevojshme mjekësore
  • monitorimi i shtatzënisë dhe lindjes

Për të punësuarit: Sigurimi pensional
Sigurimi ligjor gjerman pensional është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe më të forta të sigurimit. Për punëtorët, kontributi i sigurimit pensional u zbritet automatikisht nga paga çdo muaj.

Sigurim në rast të papunësisë
Nëse ka humbje të vendit të punës, sigurimi në rast të papunësisë paguhet për një periudhë njëvjeçare.
Disa sigurime të tjera kryesore janë sigurimi i përgjegjësisë personale, sigurimi privat stomatologjik, sigurimi nga aksidentet.

Sigurimi i përgjegjësisë personale
Përgjegjësia private është një nga sigurimet më të rëndësishme. Ju mund të mbroheni nga kostot e larta në rast se dëmtoni ose shkatërroni pronën e një personi tjetër.

Sigurimi stomatologjik
Sigurimi shëndetësor ligjor paguan minimalisht për shërbimet stomatologjike dhe veçanërisht për ndërhyrjet urgjente, ndaj shpeshherë ka nevojë për sigurime private stomatologjike shtesë.

Sigurim nga aksidentet
Nëse je i punësuar me ligj, je i siguruar ligjërisht për aksident nga ana e punëdhënësit, por në rast se aksidenti ndodh jashtë vendit të punës, është mirë të kesh sigurim privat për aksidente.


https://www.goethe.de/prj/mwd/mk/idl/leb/gesundheit.html
https://www.make-it-in-germany.com/de/leben-in-deutschland/geld-versicherung/weitere/