Njohja e kualifikime të huaja në Gjermani


Portali qendror “Anerkennung in Deutschland” e shoqëron zbatimin e rregulloreve ligjore për njohjen e diplomave. Portali është aktiv që nga 1 prilli 2012, pas hyrjes në fuqi të Ligjit federal për njohjen profesionale të diplomave.

Lidhjen: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/index.php

Pas përfundimit të trajnimit profesional ose studimeve jashtë Gjermanisë është e nevojshme të fillohet procesi i njohjes së kualifikimeve. Njohja e kualifikimeve varet nga profesioni dhe vendi i origjinës së kandidatit.

Ekzistojnë profesione të rregulluara dhe të parregulluara.

Për profesionet e rregulluara kërkohet njohja zyrtare e diplomës.

Pavarësisht nga vendi i origjinës, për profesionet e rregulluara gjithmonë kërkohet diplomë për edukim të përfunduar. Nëse profesioni është i rregulluar apo jo mund të kontrollohet në:

Lidhjen: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/de/interest/finder/profession

Shumica e profesioneve në Gjermani janë të parregulluara. Që t’ju lejohet të punoni në Gjermani, për shembull, si ekonomist biznesi, shkencëtar kompjuteri ose bukëpjekës, nuk keni nevojë të keni një diplomë të huaj të njohur.

Në profesionet e parregulluara, aplikuesit mund të aplikojnë drejtpërdrejt në tregun gjerman të punës dhe punëdhënësi e vlerëson kualifikimin e huaj. Për vlerësim më të mirë të diplomave të huaja ose kualifikimeve profesionale, organet përgjegjëse mund ta kontaktojnë Zyrën qendrore për arsimin e huaj (Zentrale für ausländisches Bildungswesen - ZAB).

Informacione mbi njohjen e kualifikimeve akademike mund të gjeni në faqen e Anabin të ofruar nga Zyra qendrore për arsimin e huaj (Zentrale für ausländisches Bildungswesen - ZAB):

Lidhjen: https://anabin.kmk.org/anabin.html

Këshillim për njohjen e kualifikimeve


Në këtë rubrikë do të gjeni linqe përmes të cilave mund të kuptoni më shumë për njohjen e diplomës Tuaj në Gjermani:

https://www.goethe.de/prj/mwd/de/hil/infohaus.html
https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/hotline.php
https://www.make-it-in-germany.com/en/about-the-portal/contact/hotline
https://www.arbeitsagentur.de/ueber-uns/ansprechpartner