Kursteilnehmende machen eine Wortübung auf dem Tisch. Zu sehen sind Wortkarten und Lehrbücher. © Goethe-Institut

Pjesëmarrja

Ju jeni i ri në Gjermani dhe dëshironi të mësoni gjuhën: Pjesëmarrja në kursin e integrimit do t’ ju ndihmoj për këtë. Nëse ju dini pak ose aspak gjermanisht, atëherë pjesëmarrja është e detyruar, kjo domethënë, ju jeni i detyruar ta bëni kursin e integrimit. 

Zyra për të huaj j’ u jep një vërtetim për të drejtën e pjesëmarrjes, si edhe një listë me ofruesit e kursit, pra shkollat e gjuhëve. Ju mund të zgjidhni një shkollë gjuhe afër jush dhe të regjistroheni aty. 

Ju mund t’ i gjeni adresat e gjithë ofruesve të kurseve për integrim edhe te Adresa të rëndësishme. Aty ju mund të kërkoni direkt ofrues kursi afër jush. Rezultatet me informacione, si p. sh. adresë ose numri i telefonit, do të shfaqen në një hartë. 

Der Ablauf eines Integrationskurses ist auf einem Whiteboard schematisch dargestellt. © Goethe-Institut

Klasifikimi, orët dhe provimi

Pas regjistrimit te ofruesi i kursit, ju i bëni një test klasifikimi. Kështu është e mundur të gjendet kursi i duhur për ju. Kostoja për ju është 2,29 € për një orë mësimi. Nëse ju nuk keni para të mjaftueshme, ju nuk paguani dhe/ose ju paguhen edhe kostot e udhëtimit. Kursi i integrimit është i përberë nga kursi i gjuhës dhe nga kursi i orientimit. 

Kursi i gjuhës ka normalisht 700 orë mësimi. Këtu mësohet gjuha përmes situatave nga jeta e përditshme, si bërja e pazareve, jetesa, fëmijët, media, koha e lirë, shkolla dhe puna ose vizitat te mjeku. 

Në fund të kursit, ju bëni provimin përfundimtar («Testi i gjermanishtes për migrantët»). Pas provimit ju merrni një «Certifikatë të Kursit për Integrim» (Zertifikat Integrationskurs). Dhe ju keni njohuri të gjermanishtes (me gojë dhe me shkrim) të nivelit A2 ose B1. Shumë punëdhënës e kërkojnë këtë certifikatë. Edhe nëpër institucione, si zyra për të huaj, ju nevojitet ndonjëherë ky dokument. Nëse ju dëshironi të bëni natyralizimin, pra të merrni nënshtetësinë gjermane, atëherë «Certifikata e Kursit për Integrim» do të jetë me dobi në këtë rast. 

Pas kursit të gjuhës ju do të bëni kursin e orientimit. Kursi i orientimit ka 100 orë mësimore. Këtu do të mësoni shumë gjëra rreth sistemit ligjor, historisë dhe kulturës gjermane. Tema të rëndësishme janë gjithashtu vlerat ose bashkëjetesa në shoqëri.
Në fund do t‘i nënshtroheni testit përfundimtar "Të jetosh në Gjermani".

Ju nuk e kaloni provimin përfundimtar? Atëherë ju duhet të bëni edhe 300 orë të tjera mësimi. Dhe mund të përsërisni edhe një herë provimin.

Ein Kursteilnehmer ist im Klassenzimmer zu sehen. © Goethe-Institut

Kurse të veçanta

Për të rinjtë nën 27 vjeç ka një kurs integrimi special: kursi i integrimit për të rinj. Ai ju ndihmon, nëse ju dëshironi të kryeni ndonjë kualifikim profesional. Informacione mund të merrni te Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë. 

Në disa qytete ka edhe kurse të tjera të veçanta, të tilla si kurse vetëm për gratë, kurse alfabetizmi ose kurse me kujdestari për fëmijët. Pyesni te shkolla e gjuhës për informacion të mëtejshëm.

Video International Sign

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit