Pasaporta dhe viza
Për hyrjen në Gjermani, ju keni nevojë për një pasaportë të vlefshme ose një dokument tjetër, i cili vërteton identitetin tuaj. Pasaporta ju duhet edhe më pas, kur të paraqiteni në ndonjë zyrë. Qytetarëve, të cilët nuk shtetas të Bashkimit Evropian (BE), ju nevojitet gjithashtu një vizë.
Vizën ju mund ta merrni në Ambasadën (konsullatën) Gjermane, në vendin tuaj. Ju keni në Gjermani një kontratë pune apo një pjesë e familjes tuaj jeton këtu? Atëherë e keni më të lehtë të merrni një vizë. Informacione të mëtejshme do të gjeni te Ministria e Punëve të Jashtme të RFGJ.
Shtetasit e BE-së apo prej vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane nuk kanë nevojë për vizë.
Zyra e regjistrimit të banorëve dhe leja e qëndrimit
Në Gjermani ju duhet së pari të regjistroheni në zyra e regjistrimit civil, të qytetit tuaj. Më pas ju duhet të shkoni te zyra për të huaj. Këtu ju merrni lejen e qëndrimit. Kjo është një kartë me statusin tuaj të qëndrimit. Në të thuhet, sa gjatë ju jeni i lejuar të rrini në Gjermani dhe nëse keni të drejtë të punoni.
Ju duhet të paraqiteni në një zyrë dhe nuk flisni edhe aq mirë gjermanisht? Atëherë ju mund të kërkoni një përkthyes: Ai flet gjermanisht dhe shqip dhe mund t’ ju ndihmoj gjatë bisedës.
Kursi i integrimit (Integrationskurs)
Ju nuk flisni mirë gjermanisht? Atëherë ju mund të ndiqni një kurs për integrim. Në disa raste, ju jeni i detyruar ta bëni kursin e integrimit. Në këtë kur ju mësoni të flisni më mirë gjermanisht. Dhe përveç kësaj, ju merrni aty informacione të rëndësishme mbi jetën në Gjermani. Zyra e të huajve ju jep një përshkrim të kursit të integrimit dhe ju thotë, se ku, ju mund ta kryeni këtë kurs. Për më tepër mund të lexoni tekstin Kursi për integrim.
Kërkimi i punës dhe kualifikimi
Hapi tjetër është kërkimi i punës. Ju keni mësuar një profesion në vendin tuaj apo keni ndjekur atje një universitet? Atëherë ju duhet t’ i përktheni dhe legalizoni këto dokumente. Pyesni në agjencinë për punësim, ku mund t’i bëni këto. Agjencia për punësim ju ndihmon edhe në Kërkimi i punës. Nëse nuk keni ende një profesion apo një diplomë shkolle, shkoni sërish në agjencinë për punësim. Aty ju do të merrni këshilla mbi orientimin tuaj profesional. Dhe do të ndihmoheni, nëse ju nuk nuk jeni i sigurt, se çfarë pune dëshironi apo jeni në gjendje të bëni. Agjensia për punësim ju informon edhe mbi trajnime, kualifikime dhe kurse. Për më tepër lexoni tekstin Studimet dhe Formimi profesional.
Fëmijët dhe shkolla
Fëmijët mbi moshën 6 vjeç duhet të ndjekin shkollën. Regjistrojeni fëmijën tuaj në një shkollë. Zyra për çështjet e të rinjve në qytetin tuaj, mund t’ ju ndihmoj. Për më tepër mund të lexoni tekstin Edukimi i hershëm dhe Sistemi shkollor.
Sigurimet
Disa sigurime janë shumë të rëndësishme: veçanërisht sigurimi shëndetësor, sigurimi për pension, dhe sigurimi për përkujdes afatgjatë (shih Siguracionet). Nëse ju jeni i punësuar, i fitoni automatikisht këto sigurime (shih Hyrja në punë). Dhe ju nevojitet gjithashtu edhe një llogari rrjedhëse në një bankë (shih Llogaria bankare dhe financat).
Adresa të rëndësishme
Ju jeni duke kërkuar një ofrues kursi për kursin e integrimit apo një zyrë për të huaj? Nën rubrikën Adresa të rëndësishmeju mund të gjeni adresa, në afërsi të vendndodhjes suaj. Rezultatet me informacione, si p. sh. adresa ose numri i telefonit, do të shfaqen në një hartë.
Video International Sign
Pyetje të shpeshta
Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.
Për të shkuar te formulari i kontaktit