Ne promovojmë shkëmbimin kulturor midis Gjermanisë dhe Maqedonisë. Iniciojmë seri filmash, ekspozita, koncerte, seminare dhe festivale, të cilat kanë të bëjnë me prodhimin, pritjen dhe reflektimin artistik.
Projekti – Rrjeti regjional për Diversitet Kulturor kontribuon për promovimin dhe tolerancën ndërkulturore, me ndihmën e hapjes së kanaleve të reja për komunikim për komunitetet e pavarura kulturore, duke u ofruar mundësi për rrjetëzim jashtë skenës politike.
„Slow Culture“ do të thotë të marrësh kohën tënde. Për mua, nuk ka asgjë më të qëndrueshme se kaq. Krijimi im artistik duhet të formojë një hapësirë pozitive utopike. Arti hap rrugë përmes të cilave njerëzit mund ta përjetojnë veten në një mënyrë tjetër të re.
Festivali i arteve moderne AKTO tashmë 15 vite e kundërshtonte në mënyrë aktive një valë të fortë politike të rrënimit të asaj publike dhe të përbashkët.
@Faculty of things that can't be learned
@Faculty of things that can't be learned
Ekspozita Salla stërvitore për kritikë është një ndërmarrje eksperimentale për të provuar kritikën në mënyrë aktive. Ajo i dedikohet çështjeve: si mund të mësojmë praktikimin e kritikës, cilat mjete na duhen për këtë dhe si mund të përgatitemi për situata në të cilat duhet të shprehim dhe pranojmë kritika (pozitive/negative)?
Projekti FilmED i ofron publikut të ri edukim përmes dhe mbi filmit. Pavarësisht nga mosha ose prejardhja sociale, FilmED u ofron fëmijëve dhe të rinjve, nga mosha e kopshtit deri në shkollën e mesme, mundësinë për të zhytur në botën e filmit dhe për ta kuptuar atë.