Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Rruga ime drejt Gjermanisë

People walking along a city sidewalk in the warm light of sunset, with cars passing by on the street. © Jedrzej Kaminski/EyeEm via GettyImages

Ju keni vendosur të jetoni në Gjermani për arsye profesionale ose private? Prandaj keni nevojë për njohuri gjuhësore dhe informacione rreth jetës në Gjermani? Goethe- Instituti ju ofron mbështetje të kualifikuar për përgatitjen tuaj.

Kjo është ajo që ju ofrojmë

Kontakti

Ofertat online të Goethe-Institutit

Mein Weg nach Deutschland

Këtu do të gjeni, përveç përgjigjeve për pyetjet më të shpeshta dhe informacioneve të dobishme rreth temës së jetës dhe punës në Gjermani, gjithashtu ushtrime interaktive argëtuese për të stërvitur dhe përmirësuar njohuritë tuaja të gjuhës gjermane.

Ushtroni gjermanishten falas

Kështu përmirësoni njohuritë tuaja gjuhësore dhe lehtësoni integrimin tuaj.

Mein Deutschlandheft

  • Lloji i materialit: Broshurë me temën e jetesës dhe punës në Gjermani
  • Temat: hapat e parë në Gjermani, fillimi i punës, financave, jeta familjare, koha e lirë, gjetja e ndihmës etj.
  • Niveli: nga A2

Mein Deutschlandkurs

  • Përgatitje për jetën tuaj në Gjermani
  • Tema: hapat e parë në Gjermani, puna, financat, jeta familjare, koha e lirë, gjetja e ndihmës, etj.
  • Gjuha: Gjermanisht nga niveli A2

Alumniportal Deutschland

Në Alumniportal Deutschland mund të lidhni kontakte me njerëz që po përgatiten për një zhvendosje në Gjermani ose që tashmë jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Për një fillim të mirë në Gjermani

Nëse keni bërë një kërkesë për vizë ose tashmë jetoni në Gjermani, trajnerët e mirëseardhjes në gjashtë Goethe- Institute në Gjermani ofrojnë ngjarje falas për një fillim të mirë në Gjermani dhe një integrim të suksesshëm në jetën e përditshme dhe në jetën profesionale.

Lidhje të dobishme

Make it in Germany

Çdo gjë që duhet të dini për të përmbyllur me sukses procesin e emigracionit, nga përgatitjet në vendin e origjinës deri në mbërritjen në Gjermani.

Shërbimet e Migracionit për Rininë (JMD)

Rreth 500 Shërbime të Migracionit për Rininë (JMD) në të gjithë Gjermaninë mbështesin të rinjtë me origjinë migrante ndërmjet 12 dhe 27 vjeçare me këshilla, oferta edukative dhe mundësi për kohën e lirë.

Vizat dhe hyrja

Në faqen e Ambasadës Gjermane në Shkup do të gjeni informacione mbi mundësitë e ndryshme për viza si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

  • Logo Europäische Union
  • Logo Vorintegration und Übergangsmanagement

Na ndiqni