Detyrat dhe qëllimet
Goethe-Instituti në Maqedoninë e Veriut
Goethe-Institut u themelua në korrik të vitit 2007 fillimisht si zyrë ndërlidhëse dhe më pas u shndërrua në një Goethe-Institut në nëntor të vitit 2016. Që nga janari i vitit 2016 Goethe-Institut ofron kurse të gjuhës dhe provime dhe gjithashtu është kompetent për përkujdesje dhe koordinimin e vendeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Goethe-Institut Shkup ndodhet në lagjen Karposh në katin e parë të një ndërtese moderne afariste, e cili gjendet në qendër dhe arrihet shumë lehtë me veturë ose me autobus.
Aktivitetet ndahen në fusha të punës
- Bashkëpunimi arsimor për gjuhë gjermane: promovimi i mësimit të gjuhës gjermane dhe kompetenca profesionale e mësimdhënëseve dhe mësimdhënësve të gjermanishtes; mbështetja e qendrave që ofrojnë kurse, provime dhe mësimdhënie. Goethe-Institut përkujdeset në gjithë vendin për gjithsej 12 shkolla Pasch, respektivisht projekte shkollore Pash, në të cilat gjermanishtja ofrohet nga klasa e 1-rë.
- Puna programore: në fushat e shkencës, letërsisë, filmit, medias, muzikës, teatrit/vallëzimit, arteve vizuale. Bashkëpunim me 4 shoqata kulturore në Shkup, Tetovë dhe Manastir. Përveç aktiviteteve në Maqedoninë e Veriut, Goethe-Instituti Shkup është përgjegjës edhe për Kosovën dhe Shqipërinë, ku punon ngushtë me Goethe-Qendrën Prishtinë dhe Goethe-Qendrën Tiranë, si dhe me shoqata të tjera kulturore në Prishtinë.
- Intensifikimi i punës kulturore ndërlidhëse dhe takimeve programore ndërmjet vendit nikoqir dhe Gjermanisë, në veçanti për reduktimin e stereotipeve reciproke
- Bashkëveprimi në zhvillimet inovative dhe prezantimi i tyre në art, shkencë dhe media
- Promovim të dialogut të brendshëm evropian
- Tematizimi i çështjes së pakicave, diversitetit etnik dhe multikulturalizmit
- Promovimi i mësimit të gjermanishtes nga arsimi fillor deri në atë të lartë