Përse të mësohet gjuha gjermane?
Çfarëdo planesh që të keni për të ardhmen Tuaj, me njohuritë e gjermanishtes ju do të krijoni mundësi të pafundme. Mësimi i gjermanishtes nënkupton të fitosh shkathtësi, me të cilat mund të përmirësoni cilësinë profesionale dhe private të jetës:
-
Në jetën afariste: Komunikimi në gjermanisht me partnerët Tuaj afarist gjermanofolës çon drejt marrëdhënieve më të mira afariste dhe përmes kësaj drejt mundësive më të mira për komunikim efektiv – dhe kështu drejt suksesit. -
Një karrierë globale: Me njohuritë e gjuhës gjermane përmirësoni mundësitë Tuaja profesionale te kompanitë gjermane në vendin Tuaj dhe në vendet tjera. Njohuritë e mira të gjuhës gjermane Ju bëjnë një bashkëpunëtor produktiv/ bashkëpunëtore produktive për një punëdhënës me raporte globale afariste. -
Turizmi dhe hoteleria: Turistë nga vendet gjermanofolëse udhëtojnë shumë dhe larg, ata shpenzojnë më tepër të holla për pushime se sa turistët nga vendet tjera. Ata pëlqejnë të jenë të trajtuar me mirësjellje nga personeli gjermanofolës dhe nga cicëroni i udhëtimit gjermanofolës. -
-
-
Mirëkuptimi kulturor: Të mësosh gjermanisht nënkupton të fitosh një pasqyrë të jetës, dëshirave dhe ëndërrave të njerëzve në shtetet e hapësirës gjermanofolëse me shoqëritë e tyre multikulturore. -
Udhëtimi: Me njohuritë tuaja të gjermanishtes thelloni përjetimet tuaja të udhëtimit jo vetëm në vendet gjermanofolëse, por edhe në vende tjera të Evropës, veçanërisht në Evropën Lindore. -
Të shijuarit e letërsisë, muzikës, artit dhe filozofisë: Gjermanishtja është gjuha e Gëtes, Kafkës, Mocartit, Bahut dhe Betovenit. Theloni shijen e të lexuarit dhe/ ose të dëgjuarit të veprave në gjuhën origjinale. -
Mundësi studimi dhe punësimi në Gjermani: Gjermania ndan një numër të madh bursash për studim në Gjermani. Për të rinjtë e huaj ekziston një vizë e posaçme për punë gjatë pushimeve dhe për profesione të caktuara ekzistojnë kushte të veçanta për leje pune. -