Iniciativa "Shkollat: Partnere të së ardhmes"
Iniciativa „Shkollat: Partnere të së ardhmes“ (PASCH) lidh një rrjet në mbarë botën prej më tepër se 1.700 shkollave PASCH me një lidhje të veçantë me Gjermaninë. Goethe-Institut përkujdeset për rreth 550 shkolla PASCH në sistemet arsimore nacionale të më shumë se 100 vendeve.
Në shkurt të vitit 2008, Ministria e punëve të jashtme nisi iniciativën „Shkollat: Partnere të së ardhmes“ (PASCH).PASCH-i koordinohet nga Ministria e punëve të jashtme dhe realizohet së bashku me Zyrën Qendrore për Çështjet Arsimore jashtë vendit, Goethe-Institut, Shërbimin Akademik Gjerman për Këmbim dhe Shërbimi i Këmbimit Pedagogjik të Konferencës së Ministrisë së Kulturës.
Parimet themelore dhe qëllimet
Katër parimet themelore e përcaktojnë orientimin e PASCH-it:- perspektiva nëpërmjet arsimimit
- zgjerimi i horizontit nëpërmjet shumëgjuhësisë
- qasja ndaj gjuhës dhe arsimit, dhe
- trajtimi i përbashkët i problemeve të së ardhmes si një bashkësi mësimore ndërkombëtare
Në shkurt të vitit 2008 Ministria për punë të jashtme i dha jetë iniciativës „Shkollat: Partnere të së ardhmes“. PASCH-i forcon dhe lidh në një rrjet mbarëbotëror më shumë se 1.700 shkolla PASCH me një lidhje të veçantë me Gjermaninë. Goethe-Institut përkujdeset për rreth 550 shkolla PASCH në sistemet arsimore nacionale të më shumë se 100 vendeve.
Iniciativa është e koordinuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe realizohet së bashku me Agjencinë Qendrore për çështjet arsimore jashtë vendit, Institutin Goethe, me Shërbimin Akademik Gjerman për Shkëmbim dhe Shërbimin Pedagogjik për Shkëmbim të Konferencës së Ministrisë së Kulturës.
Rrjeti i shkollave gjermane jashtë vendit dhe shkollave të cilat ofrojnë diplomën e gjuhës gjermane do të forcohet. Përveç kësaj do të zgjerohet bashkëpunimi shkollor, për të forcuar më tutje gjuhën gjermane si gjuhë të huaj në sistemet arsimore nacionale. Ndër të tjera, do të ofrohen bursa për studime në Gjermani dhe mundësi për këmbim të nxënësve dhe partneritet ndërmjet shkollave.
PASCH kontribuon me oferta atraktive arsimore për kualifikimin e qëndrueshëm të nxënëseve dhe nxënësve si dhe të mësimdhënësve dhe zgjeron me këtë kompetencën te brezi i ri për të studiuar në Gjermani dhe për karrierën e mëvonshme. Përveç kësaj, objektiva janë edhe ndërtimi i lidhjeve të gjalla dhe afatgjate me Gjermaninë si dhe nxitja e shkollave, mësuesve të tyre dhe nxënëseve dhe nxënësve për këmbim të hapur të mendimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre. Për këtë PASCH është i rrjetëzuar edhe me iniciativa tjera të politikës së jashtme kulturore dhe arsimore, siç është shërbimi vullnetar „Kulturwelt“.
Iniciativa është e koordinuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe realizohet së bashku me Agjencinë Qendrore për çështjet arsimore jashtë vendit, Institutin Goethe, me Shërbimin Akademik Gjerman për Shkëmbim dhe Shërbimin Pedagogjik për Shkëmbim të Konferencës së Ministrisë së Kulturës.
Rrjeti i shkollave gjermane jashtë vendit dhe shkollave të cilat ofrojnë diplomën e gjuhës gjermane do të forcohet. Përveç kësaj do të zgjerohet bashkëpunimi shkollor, për të forcuar më tutje gjuhën gjermane si gjuhë të huaj në sistemet arsimore nacionale. Ndër të tjera, do të ofrohen bursa për studime në Gjermani dhe mundësi për këmbim të nxënësve dhe partneritet ndërmjet shkollave.
Qëllimet e PASCH
Te brezi i ri kjo iniciativë synon të zgjojë interesim dhe entuziazëm afatgjatë për Gjermaninë bashkëkohore, shoqërinë e saj dhe gjuhën gjermane. Po krijohet një rrjet mbarëbotëror i shkollave të Republikës Federale të Gjermanisë; shkollat do të shndërrohen në një komunitet ndërkombëtar të të mësuarit përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe këmbimeve. shërbimi vullnetar „Kulturwelt“.PASCH kontribuon me oferta atraktive arsimore për kualifikimin e qëndrueshëm të nxënëseve dhe nxënësve si dhe të mësimdhënësve dhe zgjeron me këtë kompetencën te brezi i ri për të studiuar në Gjermani dhe për karrierën e mëvonshme. Përveç kësaj, objektiva janë edhe ndërtimi i lidhjeve të gjalla dhe afatgjate me Gjermaninë si dhe nxitja e shkollave, mësuesve të tyre dhe nxënëseve dhe nxënësve për këmbim të hapur të mendimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre. Për këtë PASCH është i rrjetëzuar edhe me iniciativa tjera të politikës së jashtme kulturore dhe arsimore, siç është shërbimi vullnetar „Kulturwelt“.
Detyrat dhe masat e Goethe-Institut
Goethe-Institut mbështet më shumë se 550 shkolla PASCH, që gjermanishtja të implementohet ose zgjerohet si lëndë shkollore. Ai u ofron mësimdhënësve trajnime metodiko-didaktike dhe kurse gjuhësore dhe i pajis shkollat me materiale bashkëkohore multimediale të mësimdhënies, mësimit dhe materiale nga gjeografia. Përveç kësaj, Goethe-Institut në suaza të kësaj iniciative ka dërguar në mbarë botën ekspertë të mësimdhënies për t’u kujdesur për shkollat partnere. Kurset e adoleshentëve në Gjermani për nxënëset dhe nxënësit e shkollave pjesëmarrëse përmirësojnë njohuritë gjuhësore, forcojnë kompetencën ndërkulturore dhe i bëjnë të gjalla studimet rajonale.
Si pikë takimi PASCH-komunitetit, PASCH-net lidh gati 2.000 shkolla dhe 600.000 PASCH-nxënës në të gjithë botën.
Informacioni për PASCH-iniciativën
Harta e botës
Portreti i shkollave
Projekte në të gjithë botën
Kurset e të rinjve PASCH
Partneritetet shkollore
Materiali mësimor
Gara
PASCH-net në instagram
Informacione mbi PASCH-Global dhe për interakcione
Informacione mbi PASCH-platformën mësimore
Informacione për studime në Gjermani
Pasch-alumni-platforma
FAQ për PASCH- iniciativën dhe për regjistrim
Mein PASCH
Facebook
Twitter
Instagram
info@pasch-net.de
www.pasch-net.de
Informacione rreth PASCH
Ueb faqja informon për institucionet e përfshira dhe aktivitetet e tyre në të gjithë botën. Harta interaktive e botës ofron një përmbledhje të rrjetit shkollor. Shkollat e përfshira mund të paraqiten me portrete të shkurtra. Pjesëmarrësit e angazhuar këtu prezantojnë projektet e tyre dhe japin këshilla të vlefshme praktike. PASCH-net ndërmjetëson gjithashtu informacione mbi kurset ndërkombëtare të të rinjve PASCH në Gjermani, si dhe për inkurajimin e partneriteteve shkollore.Informacioni për PASCH-iniciativën
Harta e botës
Portreti i shkollave
Projekte në të gjithë botën
Kurset e të rinjve PASCH
Partneritetet shkollore
Materiale mësimore dhe oferta interaktive
Mësuesit dhe nxënësit në PASCH-net mund të gjejnë në dispozicion të lirë video, tekste dhe regjistrime audio, si dhe ide për mësimdhënie të gjuhës gjermane dhe fletët e punës që mund t'i shkarkojnë. Materiali mësimor për të rinjtë që mësojnë gjuhën gjermane mund të përcaktohet nga tema, niveli i gjuhës, formati dhe përgatitja e provimit. Ofertat interaktive si dhe veçoria e komentit që është mundësuar në të gjitha materialet mësimore bëjnë thirrje për interakcion. Nxënësitë e PASCH mund të marrin pjesë në garat e publikuara në të gjithë botën që ofrojnë çmime tërheqëse. Brenda Take-overs, kanalin e instagramit PASCH-net merret nga mësuesit dhe nxënësit dhe ata vetë postojnë në të.Materiali mësimor
Gara
PASCH-net në instagram
Online gazeta shkollore PASCH-Global
Në PASCH-Global, të rinj nga e gjithë bota bëjnë bloge në gjuhën gjermane. Me tekste, fotografi, video dhe regjistrime audio, ata japin informacione për jetën e tyre dhe tregojnë pikëpamjen e tyre për Gjermaninë. Online gazeta shkollore gjithashtu ofron mundësinë e interakcionit.Informacione mbi PASCH-Global dhe për interakcione
Platforma mësimore PASCH
PASCH-platforma e të mësuarit e bazuar në Moodlena u ofron mësuesve të gjuhës gjermane mundësinë për të krijuar një hapësirë pune për mësimdhënie dhe / ose të marrin pjesë në trajnime online. Në kursin në internet "Moodle mjete për mësimdhënie" ata do të mësojnë se si të përdorin PASCH- platformën për mësimdhënie në shkollë ose si pjesë e trajnimit të mësuesve.Informacione mbi PASCH-platformën mësimore
Informacion mbi studimet në Gjermani dhe PASCH- alumni
Maturantët e ardhshëm të shkollave PASCH marrin informacione të përgjithshme mbi temën dhe lidhje interesante, për shembull, me platformën e PASCH- alumni. Do të njoftohen me oferta të ndryshme studimi dhe PASCH programe. Maturantët PASCH, të cilët tani studiojnë në Gjermani, ndajnë përvojat e tyre.Informacione për studime në Gjermani
Pasch-alumni-platforma
Regjistrimi dhe paraqitja në PASCH-net
Shumica e ofertave në online faqen janë në dispozicion të lirë. Vetëm ata që duan të përdorin ofertat e PASCH-net siç është funksioni për komente, gara si dhe komunitete ose duan të jenë aktivë në platformë, duhet të regjistrohen një herë dhe më pas të paraqiten me adresën e tyre të postës elektronike dhe fjalëkalimin. Mësuesit e regjistruar në PASCH mund të krijojnë kode për kolegë, si dhe nxënësit.FAQ për PASCH- iniciativën dhe për regjistrim
Buletini dhe media sociale
Përdoruesit e regjistruar mund pas paraqitjes në „Mein PASCH“ të regjistrohen në buletinin e përgjithshëm mujor PASCH. Nëse ndiqni PASCH-net në Facebook, Twitter dhe / ose Instagram, do të merrni gjithashtu informacione të rregullt në lidhje me ofertat PASCH-net.Mein PASCH
info@pasch-net.de
www.pasch-net.de
Rrjeti PASCH përfshin më shumë se 1.700 shkolla në mbarë botën. Goethe-Institut kujdeset për më tepër se 550 shkolla në sistemet arsimore nacionale të më shumë se 100 shteteve. Në suaza të iniciativës „Shkollat: Partnere të së ardhmes“, këto shkolla kanë implementuar ose zgjeruar mësimin e gjuhës gjermane.
Nëpër shkolla gjermanishtja ofrohet kryesisht si gjuhë e dytë e huaj. Përveç kësaj në rrjetin PASCH bëjnë pjesë edhe 142 shkolla gjermane jashtë shtetit, për të cilat përkujdeset Zyra Qendrore për shkollat jashtë vendit (ZqShJv) dhe rreth 1 000 shkolla nacionale, të cilat ofrojnë diplomën e gjuhës gjermane të Konferencës së Ministrisë së Kulturës.
Nëpër shkolla gjermanishtja ofrohet kryesisht si gjuhë e dytë e huaj. Përveç kësaj në rrjetin PASCH bëjnë pjesë edhe 142 shkolla gjermane jashtë shtetit, për të cilat përkujdeset Zyra Qendrore për shkollat jashtë vendit (ZqShJv) dhe rreth 1 000 shkolla nacionale, të cilat ofrojnë diplomën e gjuhës gjermane të Konferencës së Ministrisë së Kulturës.