Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)
4 persona, nëna, babai dhe 2 fëmijë në aeroport© Goethe-Institut/Dimitar Petrovski

Gjermania - Udhërrëfyesi im

Në portalin "Udhërrëfyesi im" do të gjeni informacione të dobishme lidhur me jetën e përditshme dhe profesionale në Gjermani. Ky portal është veçanërisht i dobishëm për emigrantët që zhvendosen për shkak të punës dhe për ata që dëshirojnë të shpërngulen te familjarët e tyre në Gjermani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ose Kosova. Këtu mund të mësoni më shumë për shpërnguljen në Gjermani dhe të merrni informacione dhe këshilla falas që do t'ju ndihmojnë në procesin e integrimimit.

Orari i këshillimeve: 
çdo të hënë dhe të mërkurë prej në 11:00 deri në 15:00.

Do të merrni:

- Informacione për procedurën e provimit dhe mundësitë për përgatitjen për provim,
- Informacione të përgjithshme për jetën e përditshme dhe profesionale në Gjermani,
- Konsultim individual në telefon, ose konsultim në grup në Zoom dhe në Institutin Goethe, për të identifikuar vështirësitë tuaja në mësim dhe për të shmangur gabimet e mundshme,
- Rekomandime për materiale trajnimi dhe vetëmësim (libra dhe CD-të, aplikacione falas, oferta në internet etj.).

Përfitoni nga oferta jonë falas dhe regjistrohuni KËTU!

www.goethe.de/udherrefyes
Sprachkursteilnehmer Foto: Goethe-Institut / Sonja Tobias

Kurse të gjuhës gjermane në Maqedonia e Veriut

Goethe-Institut Maqedonia e Veriut ofron një program gjithëpërfshirës të kurseve të gjermanishtes.