Demokracitë (jo)moderne
Demokracitë (jo)moderne
Festivali i arteve moderne AKTO tashmë 15 vite e kundërshtonte në mënyrë aktive një valë të fortë politike të rrënimit të asaj publike dhe të përbashkët.
Në fund të fundit, pandemia globale e korona virusit jo vetëm që e theksoi depolitizimin e dhunshëm të kulturës dhe vuri në dukje frymën korruptive, që trondit vazhdimisht natyrën e saj të brishtë, por gjithashtu krijoi hapësirë për reflektim mbi përpjekjet e kota, dëshirat e dështuara dhe zhgënjimet e mundshme të një bote të tërë të punëtorëve të kulturës. Kultura është e fragmentuar, e zhvlerësuar, në përpjekje për ta elitizuar atë. Dhe ajo nuk prodhohet gjysmake. Kultura dhe arti kanë nevojë për një sistem egalitar, që do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë, dhe parimi konkurrues individuali i ndërtimit të kulturës duhet të ndryshojë rrënjësisht.
Dhe kjo është një nga seritë e jo demokracive moderne që pranohen gjerësisht te ne. Jo demokracitë përgjojnë nga çdo cep. Ata presin një shans për t‘i tundur menjëherë shtyllat e asaj që është ndërtuar me stil, me strategji dhe me shumë mund. Qofshin ato hapësira publike, platformat për diskutim të cilat e pengojnë argumentimin, kulturën dhe artin, deri në mënyrën se si funksionojnë institucionet, këto jo demokraci të kthyera në oreks personal për tjetërsim dhe pasurim hanë gjithçka që është e jona.
Prandaj, AKTO në vitin 2021 hap një temë dyvjeçare „Demokracitë (jo)moderne“ në përpjekje për të kuptuar proceset e privatizimit dhe tjetërsimit, që shpijnë në shkatërrimin e asaj publike, duke e pamundësuar të përbashkëtën. AKTO e shqyrton këtë temë përmes shembullit të sheshit si përfaqësues i proceseve moderne jodemokratike, i cili në vend që të jetë një arenë ku dëgjohet diskutimi agonist, krijimi i subjektivitetit politik, është kthyer më shumë në një vend vëzhgimi, pasiviteti dhe heshtje se sa të publikes apo të jetës në rrugë.
AKTO i investon burimet e saja në prodhimin e veprave të ndjeshme shoqërore për hapësirën publike, më shumë sesa në vepra me funksion përfaqësues, dhe me këtë pozicionohet si kundërvënie ndaj paradigmës dominuese të festivalit kulturor.
Duke e përdorur qasjen kritiko-artistike ndaj realitetit, në vend të reprezentatives, AKTO thellohet në anën edukative të artit. Kështu në këtë edicion AKTO punon me studentë nga Fakulteti i Arteve Dramatike në Shkup, me të cilin FAD ka memorandum zyrtar bashkëpunimi, si dhe me studentë të Fakultetit të Arkitekturës në Shkup dhe Fakultetit të Arteve të në Shkup. Puna e përbashkët e studentëve në arte të ndryshme krijon një laborator ndërdisiplinor, i cili ka prezantimin e tij publik në disa raste.
Në këtë drejtim të krijimit të një laboratori ndërdisiplinor që do të prodhojë njohuri të reja dhe program publik në kuadër të programit të këtij viti AKTO dhe që do të përfshijë artistë dhe studentë të rinj në krijimin aktiv të kulturës dhe artit modern, është pjesë e bashkëpunimit të këtij viti në Institutin Goethe - Shkup. Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave me autorë gjermanë në kuadër të programit AKTO do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e programit të festivalit dhe mbështetjen lokale të sektorit kulturor në vend.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi të AKTO me Institutin Goethe do të kemi një vizitë të dy organizatave, që në një qasje të ndryshme ndërdisiplinore e trajtojnë temën e artit në dhe me hapësirën publike.
E dëgjove reagimin e arkitekturës: Punëtori me Ole Fram / Thorsten Michaelsen (kolektiv LIGNA nga Hamburgu) 11-14.11.2021.
Hapësira për punë: Fakulteti i Arkitekturës Shkup dhe hapësira publike
Përshkrim i shkurtër:
Në esenë e tij “Vepra e artit në epokën e riprodhueshmërisë së saj mekanike”, Walter Benjamin thotë në mënyrë të famshme se ne e përjetojmë arkitekturën jo vetëm vizualisht, por mbi të gjitha përmes një “recepcioni prekës” që “kapërcehet përmes zakonit”. Kjo nuk arrihet me soditje, por me obsesion. Mirëpo, në botimin kritik (Werke und Nachlass) të tekstit të Benjaminit është ndryshuar një fjalë, pra „taktische Rezeption“ (“recepcion taktik”) në vend të “prekjes”. Ky ndryshim i vogël mund të japë një aluzion aktiviteti për recepcionin e ndërtesave dhe peizazheve urbane, që në versionin e njohur të fjalisë duket të jetë një operacion relativisht pasiv: mund të jem ende i dominuar nga strategjitë arkitekturore, të cilat i ndjek si zakon, por tani të paktën mund të merrja një qasje taktike ndaj tij.
Nga kjo pikënisje, punëtoria dëshiron t'i qaset arkitekturës, dhe veçanërisht pjesës unike të brendshme të qytetit të Shkupit me ndërtesat e saj si skenë. Arkitektura brutaliste u ndërtua për të pushtuar shikuesit dhe përdoruesit e saj, por në të njëjtën kohë për t'i ftuar ata të shikonin drejt një të ardhmeje në të cilën gjithçka dukej e mundur, dhe njerëzimi madje mund të kapërcejë ligjet e natyrës. Çfarë zakonesh, çfarë recepcioni prekës, taktik – d.m.th. i largët, kritik, performues - a do të ishte pritja e duhur apo mund të ndryshonte qëndrimin ndaj këtyre ndërtesave? Për të gjetur përgjigjet e mundshme, ne propozojmë të prodhojmë audio regjistrime gjatë punëtorisë që i ftojnë dëgjuesit të pozicionohen në lidhje me ndërtesat - jo vetëm për të përjetuar mënyrën se si arkitektura jep fuqi dhe përcjell mesazhet e tyre. Qëllimi mund të jetë krijimi i zakoneve të reja taktike në lidhje me ndërtesat dhe - arritja e dimensionit të tingullit - për ta kthyer receptimin e arkitekturës në një përvojë edhe më të madhe multisensoriale.
Për punëtorinë do të përdoret online audio harta radio aporee, përmes së cilës rezultatet janë lehtësisht të arritshme për çdo përdorues të smartfonëve në qytet.
14.11.2021 (12:00 - 13:00)
E dëgjove reagimin e arkitekturës: prezantim publik i punëtorisë disaditore me studentë të Fakultetit të Arteve Dramatike, studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe studentë nga Akademia e Arteve.
Hapësira e performancës: hapësirë publike
Utopitë e humbura moderniste?
Punëtori dhe leksion publik me Miodrag Kuç (ZK/U (Qendra për art dhe urbanizëm) në Berlin).
Punëtoria do të mbahet në periudhën: 30.11.2021 - 4.12.2021
Ligjëratë publike: 1.12.2021
Popullarizimi i kohëve të fundit dhe interesimi për trashëgiminë (socialiste) moderniste ka sjellë qëndrime dhe (re)deklarata politike të ndryshme. Nga njëra anë, arkitektët dhe artistët pamor shpesh fetishizojnë estetikën e saj (veçanërisht arkitekturën brutaliste), ndërsa nga ana tjetër, zhvillimi urban i bazuar në pasuri të paluajtshme kërkon të heqë qafe reliket e së kaluarës së padëshiruar. Midis pozicioneve të tilla radikale, shtetit/qytetit i mungon vlerësimi adekuat kur bëhet fjalë për trashëgiminë moderniste, të bllokuar në politikën e përditshme dhe në mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane të shkatërruar.
Punëtoria “Utopitë e humbura moderniste?” e vendos shoqërinë civile dhe vendbanimet në qendër të diskutimit, duke zgjeruar kuptimet dhe funksionet e komunitetit lokal nën kujdesin e të cilit mund të formohen, diskutohen dhe testohen ide novatore mbi trashëgiminë. Gjatë punëtorisë do të mendojmë për asambletë imagjinare dhe kulturën politike jo të përqendruar te njeriu, do të kontekstualizojmë përfundimet tona dhe do të përfshijmë aktorët lokalë, por gjithashtu do të prezantojmë mjete artistike për transformim.
Qëllimi i punëtorisë është të zbërthehen qasjet tradicionale ndaj trashëgimisë (“mbrojtje”, konservim, ringjallje, ndërprerje semiotike, etj.), sensibilizimin e pjesëmarrësve për t'u rikthyer në hapësirën politike dhe në fund për të dhënë një kartë performative për transformimin urban.
Ziel des Workshops ist es, traditionelle Zugänge zum modernistischen Erbe zu dekonstruieren („Schutz“, Konservierung, Belebung, semiotischer Abbruch etc.), die Teilnehmenden für die Rückgewinnung des politischen Raums zu sensibilisieren und letztendlich eine performative Charta der urbanen Transformation zu erlassen.