Konkurs për nxënësit e moshave 14–15 vjeç
Pse gjermanisht? Piktura ime thotë gjithçka
Detyra:
Nxënësit duhet të bëjnë një vizatim që përfaqëson arsyen pse mësojnë gjermanisht. Ata duhet të shkruajnë një fjali të shkurtër ose një shpjegim në gjermanisht që përshkruan motivimin e tyre. Vizatimi duhet të përfaqësojë vizualisht motivimin e tyre personal për të mësuar gjermanisht. Nxënësit duhet ta postojnë vizatimin e tyre në rrjetet sociale (Instagram, Facebook) dhe ta etiketojnë Goethe-Institut Skopje në postimin e tyre.
* Prindërit mund të postojnë për nxënësit që nuk kanë qasje në rrjetet sociale.
Kriteret:
Sa mirë e shpreh nxënësi/nxënësja motivimin e tij/saj personal për të mësuar gjermanisht.
Çmimet:
8 bursa të plota për provimin
Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1.
8 bursa të plota për provimin
Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch.
Provimet do të zhvillohen më 27.11.2024 në Goethe-Institut në Shkup. Shpenzimet e udhëtimit të nxënësve dhe personave shoqërues do të mbulohen nga Goethe-Institutи.
Provimet do të zhvillohen më 29.11.2024 në Goethe-Institut në Shkup. Po atë ditë, Goethe-Institut Shkup fton të gjithë pjesëmarrësit e provimeve dhe personat shoqërues të tyre në festën e Krishtlindjeve. Kostot e udhëtimit për pjesëmarrësit dhe personat shoqërues do të mbulohen nga Instituti Goethe.
Afati i konkursit:
Konkursi përfundon më 29.10.2024.
Juria:
Një juri prej tre anëtarësh do të zgjedhë veprat më të mira. Juria do të vlerësojë krijimtarinë e vizatimit dhe qartësinë e fjalës gjermane të paraqitur.
Shpallja e fituesve:
Fituesit do të kontaktohen përmes mesazhit direkt (DM) në platformat e rrjeteve sociale dhe emrat e fituesve do të shpallen në shkollat e tyre përkatëse më së voni deri më 01.11.2024.