Koncepti ynë i të mësuarit
Mësimi në Goethe-Institut nuk nënkupton vetëm mësimin e një gjuhe, por edhe njohjen e një kulture. Në bashkëbisedim personal dhe me një provim të klasifikimit, do të konstatojmë se çfarë njohurish paraprake keni. Së bashku e zgjedhim kursin e përshtatshëm për ju. Mësoni më shumë rreth mësimit të gjermanishtes në Goethe-Institut.
Mësimi ynë
- Merr në konsideratë njohuritë më të reja në hulumtimin e mësimdhënies dhe mësimit.
- Është i larmishëm dhe komunikativ. Të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit praktikohen në situata të jetës reale dhe me tekste autentike.
- Është aktual dhe i orientuar kah interkultura. Temat e trashëgimisë sociale, projektet –(e internetit) si dhe detyrat kërkimore ofrojnë mundësi të shumëfishta për t’u marrë me kulturën gjermanofone.
- Gjuha e mësimit është që nga fillimi gjuha gjermane .
- Platforma jonë e të mësuarit ofron mundësi të reja dhe fleksibile për mësim.
Sistemi ynë i kursit
- I bazuar në gjashtë nivelet e Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për gjuhët. Me këtë, njohuritë gjuhësore që fitoni në kurset tona janë objektivisht të matshme dhe të krahasueshme ndërkombëtare.
- Është i njësuar dhe transparent në gjithë botën. Pas përfundimit të një kursi, mund të vazhdoni të mësoni në mënyrë fleksibile – në vend, në Gjermani ose online.
Mëseueset dhe mësuesit tanë
- janë të kualifikuar posaçërisht për mësimdhënie të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj. Bazë është programi i edukimit dhe trajnimit DLL – Deutsch Lehren Lernen, i cili është zhvilluar nga ekspertë të Goethe-Institut së bashku me përfaqësues nga shkenca.
- flasin gjermanishten si gjuhë amtare ose kanë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane.
- kanë përvojë pune me njerëz nga vende dhe rrethe kulturore të ndryshme.
- trajnohen rregullisht nga ana jonë dhe prandaj janë gjithmonë të përditësuar në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.
- ju informojnë rregullisht për suksesin tuaj të mësimit dhe ju këshillojnë, se si të mësoni më mirë më tutje.
Provimet tona të gjermanishtes
- Provimet tona janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe nga shumë punëdhënës dhe institucione arsimore shihen si dëshmi të kualifikimit.
- Të gjitha provimet e Goethe-Institut për të rritur janë të testuara nga Association of Language Testers in Europe (ALTE) dhe të pajisura me Vulën e cilësisë Q-Mark.
Poenat tona plus
- Përjetoni llojllojshmërinë e plotë të Gjermanisë. Me kursin e gjuhës gjermane në Institutin Goethe keni qasje në bibliotekat dhe mediotekat tona si dhe mund të merrni pjesë në organizimet e shumta kulturore.
- Shfrytëzoni ofertën tonë falas për ushtrime dhe komunikim Gjermanisht për ty. Në Komunitetin për mësim të gjermanishtes keni qasje në materialet e shumta mësimore dhe materiale për ushtrime, gjithsesi interaktive dhe mund të shkëmbeni me anëtarët tjerë.