Kolumnë gjuhësore
Të këndosh bashkë, pa e njohur tekstin

Për çfarë  këndojnë ata në realitet? Thomas Böhm pranon se nuk e kupton gjithmonë çdo fjalë në këngët pop. Pastaj kur pyet në internet se për çfarë bëhet fjalë, ndonjëherë është mjaft i shqetësuar. Dhe ndonjëherë shumë i lumtur për fitimin e fjalëve poetike.

Që kur kam filluar me të vërtetë intensivisht të dëgjoj muzikë pop, nuk e kuptoj. Mbaj mend si trembëdhjetë vjeçarë duke vallëzuar në kuzhinë me këngën The Love Cats  nga grupi The Cure ose provoja të vallzoja. Ata që njohin ritmin e ndërlikuar të këngës, dinë se çfarë dua të them. Nuk e dija se për çfarë kënge bëhej fjalë. Sigurt: për macet, për "mungesë" (miss you) dhe për puthje (kiss you), domethënë për zemër dhe dhimbje, ndërsa mëtepër se kaq, as që doja aso kohe. Gjer më sot nuk e di tekstin e saktë të këngës dhe kuptimin e saj. Edhe në këtë moment, rezistoj tentimit për të kërkuar informacione në internet.  

Do ta kisha mbajtur injorancën time të përjetshme ndaj vetvetes nëse nuk do të kisha lexuar kohët e fundit romanin Blackbird nga Matthias Brandt, një nga aktorët më të mirë dhe më të famshëm gjermanë të ditës dhe djal i Willy Brandt, i cili ishte Bundeskancelar nga 1969 deri në 1974. Titulli i romanit rrjedh nga një këngë e Beatles. Matthias Brandt raportoi në një intervistë se ai si i ri. nuk e kishte kuptuar me të vërtetë tekstin. Ai nuk e ka ditur se „blackbird“ (mulizezë)në tekstin e PaulMcCartney simbolizonte një grua amerikane, një "person of colour", e cila ishte e ekspozuar ndaj diskriminimit të përditshëm.

Dëgjoni saktë

Tani Matthias Brandt dhe unë jemi pjesë e një brezi që u rrit para globalizimit - në një kohë kur zotërimi i një gjuhe tjetër ishte "cool" ose dëshmi për arsim, por jo edhe e nevojshme. Nëse duheshte faji i hidhej mësuesve të dobët të cilët nuk arritën të na zgjonin kurreshtjen për një gjuhë të huaj.


Para pak kohësh vura re repertorin e madh të këngëve që dy vajzat e mia, të cilave u falënderohem për njohuritë e shumta gjuhësore, mund ti këndojnë, madje edhe në rap. Dhe kjo, më dukej, pa Mondegreens e zakonshme, gjegjësisht fenomen i dëgjimit të gabuar rreshtash nga këngë të tipit:  „The ants are my friends, they're blowin" in the wind! “ në vend që „The answer my friends, is blowing in the wind“,  të  citoj  gabimisht dhe saktë fituesin e  çmimit Nobel për Letërsi Bob Dylan.

Vajzat që këndonin, dhjetë dhe katërmbëdhjetë vjeçare, performuan p.sh. këngën me titullin naiv Rockstar i një këngëtari të quajtur Post Malone më së miri, saqë hulumtova vargjet në internet. Dhe me një goditje u mplaka 100 vjeç dhe dëshirova të shërbehesha me pedagogjinë më të zymtë dhe me kanosje për dënim tju ndaloja të dëgjonin këtë lloj muzike johumane dhe shoveniste. Pastaj mendova më mirë  dhe përdora metodën e dialogut ndriçues dhe thjesht pyeta: "A e kuptoni në të vërtetë se çfarë po këndoni?"
 

Pas fjalëve

Kur ia bëj vetes këtë pyetje, papritmas merr dimensione të mëdha. A nuk është gjuha që flas si një këngë që kam kënduar gjatë gjithë jetës sime pa i njohur tekstet? Pa menduar për atë që fshihet pas fjalëve veçmas? Kështu që njerëzit e tjerë vijnë  dhe duhet të më tregojnë: "A e kupton në të vërtetë se çfarë është rezonanca kur flet për 'zezak' ose për 'të ngjyrosur' ose për'racë'?" "Atëherë unë kam një zgjedhje:  a do të ndjehem si nje adoleshente që duhet dikush mësuar? Kush mund të insistojë më pas në pafajësinë e tij dhe të bëjë akuzën se të gjithë do ta bënin atë. Çfar ka këtu gabim? Ose filloj të mendoj...


Dje kërkova tekstin e  dy këngëve që kohëve të fundit i dëgjoj shumë. Isha shum i  habitur, nga ajo që gjer mëtani nuk kisha kuptuar. Sa shumë poezi, sa enigmatike, sa fjalë më parë të panjohura për mua. I kontrollova të gjitha në fjalor. Dhe më duhet të them: Tani shum mëtepër dua të këndoj.
 

KOLUMNË GJUHËSORE

Në kolonën tonë "Termin për konsultime" i kushtohemi  gjuhës çdo dy javë, si një fenomen kulturor dhe shoqëror. Si po zhvillohet gjuha, çfarë qëndrimi kanë autorët për gjuhën "e tyre", si e formon gjuha  shoqërinë? Autorë të ndryshëm të kolumneve, njerëz me një lidhje profesionale ose tjetër me gjuhën, ndjekin temën e tyre personale në gjashtë botime radhazi.