Informata plotësuese

Prapa deri te Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1

Jo edhe aq të vështira: pjesët e provimit

Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 përbëhet nga pjesët: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provimi me gojë në grup).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.
 

Leximi

Do të lexoni tekste, si psh. shënime të shkurtra, njoftime të vogla gazete, njoftime tabelash dhe do të zgjidhni ushtrimet në lidhje me to.

Kohëzgjatja: 25 minuta

Shkrimi

Do të plotësoni formularë të thjeshtë dhe do të shkruani një tekst të shkurtër personal rreth një situate nga e përditshmja.

Kohëzgjatja: 20 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjoni biseda të shkurtra nga e përditshmja, mesazhe telefonike apo njoftime me zë, dhe do të zgjidhni ushtrimet në lidhje me to.

Kohëzgjatja: rreth 20 minuta

Të folurit

Do të prezantoni veten para grupit. Së fundmi do t'u përgjigjeni pyetjeve nga e përditshmja dhe do t'i luteni dikujt t'ju ofrojë diçka.

Kohëzgjatja: 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 është një provimi i gjermanishtes për të rritur.

Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të kryhen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
  • Për Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 rekomandohet mosha 16 vjeç e sipër.
  • Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 kërkon njohuri gjuhësore të nivelit të parë (A1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 80 deri në 200 ore mësimore prej 45 minutash.