Informata plotësuese
Prapa deri te TestDaF
Hap pas hapi: Pjesët e provimit
TestDaF është një provim i standardizuar, i cili hartohet dhe korrigjohet në mënyrë qendrore. Ai përbëhet nga katër pjesë. Njohuritë tuaja gjuhësore do të vlerësohen veç e veç përkatësisht në shprehitë e leximit, të dëgjimit, të shkrim dhe të të folurit. Rezultatet do të pasqyrohen në tri notat vlerësuese të TestDaF-it (TDN) 3, 4 dhe 5.
Në pjesët e provimit leximi dhe dëgjimi do të merrni për çdo detyrë të zgjidhur saktë nga një pikë (psh. pyetje me alternativa apo përgjigjje e saktë / e gabuar) Vendimtar për përcaktimin e nivelit është numri i ushtrimeve të zgjidhura.
Të dyja pjesët e provimit, shkrimi dhe të folurit, do të vlerësohen nga specialistë të kualifikuar dhe me përvojë. Vlerësimi dhe përcaktimi i nivelit bëhet në bazë të një sërë kriteresh. Informacione të mëtejshme do të gjeni në www.testdaf.de
Provimi mund ta përsërisni sa herë të doni.
Leximi
- Do të lexoni tekste të shkurtra nga e përditshmja në shkollën e lartë, si oraret e leksioneve, kalendari i aktiviteteve, broshura etj. dhe do të vendosni se cili tekst i përket cilit ushtrim.
- Do të lexoni një tekst gazetaresk (rreth 450 – 550 fjalë) me temë shkencore apo politiko-shoqërore dhe do t‘u përgjigjeni pyetjeve në formatin me alternativa.
- Do të përpunoni një tekst gjuhësor (rreth 550 - 650 fjalë) nga një gazetë apo revistë universitare dhe do të vendosni nëse deklaratat janë të sakta apo jo, ose nëse teksti jep ose jo informacion për këto deklarata.
Dëgjimi
- Do të dëgjoni një dialog të shkurtër nga e përditshmja studentore, psh. një bisedë mes dy studentësh dhe do të mbani shënime rreth pyetjeve.
- Do të ndiqni një intervistë apo një diskutim me temë studimore apo të përgjithshme shkencore dhe njëkohësisht do të vendosni nëse deklaratat në tekstin e dëgjimit janë të sakta apo të gabuara.
- Do të dëgjoni një referat apo një intervistë të një eksperti dhe do të jepni përgjigje të shkurtra mbi pyetjet kyçe të tekstit.
Shkrimi
- Do t'ju jepet një temë dhe në bazë të pyetjeve kyçe, do të shkruani një tekst koherent dhe të strukturuar.
- Do t‘ju duhet të shprehni dhe të argumentoni këndvështrimin tuaj mbi këtë temë.
Të folurit (bëhet në kompjuter)
- Do të përpunoni shtatë detyra, të cilat do ju vendosin në situata të ndryshme komunikimi në universitetet gjermane.
- Do t‘ju duhet të merrni informacione, të përshkruani grafikë dhe të përmblidhni përmbajtjen e tyre. Duhet të shprehni dhe të argumentoni mendimin tuaj, të shprehni këndvështrimin tuaj, të bëni sugjerime, të diskutoni alternativat dhe të ngrini hipoteza.
Kriteret
TestDaF është një provim gjuhësor, i cili vendos mbi pranimin për të studiuar në shkollat e larta gjermane. Ai u drejtohet studentëve dhe të interesuarve për studime, por është njëkohësisht edhe dëshmi e njohurive tuaja në gjuhën gjermane, për projekte shkencore dhe profesione akademike, e cila njihet në mbarë botën.- TestDaF klasifikon njohuritë gjuhësore të pjesëmarrësve në nivelin e katërt/pestë B2 dhe C1 të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj). Kriteret për pjesëmarrjen janë njohuritë jo më poshtë nivelit B2.
- Para regjistrimit në provim, pjesëmarrësit duhet të kenë kryer 700 deri në 1.000 orë mësimore 45-minutëshe të gjuhës gjermane. Nuk nevojitet një dëshmi e njohurive të gjermanishtes për regjistrimin në provim.
Regjistrohuni tani për provimin TestDaF!
Nëse zotëroni njohuri të mjaftueshme, atëherë regjistrohuni për provimin TestDaF. Ne ju rekomandojmë që të familjarizoheni paraprakisht me provimin e TestDaF-it, mundësisht përmes njërit prej kurseve përgatitore pranë Goethe-Institut apo qendrave të tjera testuese, ose në kursin përgatitor online të Goethe-Institut. Në këto kurse ju njiheni me formatin dhe zhvillimin e provimit.
Provimin e TestDaF-it mund ta jepni provimin në çdo vend të botës në një nga gjashtë datat e paracaktuara të vitit përkatës. Ju lutemi të regjistroheni në faqen www.testdaf.de. Në Republikën e Kinës ofrohen data të veçanta. Regjistrimi kryhet pranë autoritetit kombëtar për provimet arsimore (National Education Examination Authority).
Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara, duhet të informohen paraprakisht pranë qendrës së tyre të provimit dhe të paraqesin raportin mjekësor aktual. Kështu mund të bëhen përshtatjet e duhura për zhvillimin e provimit sipas nevojave specifike.