Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Fëmijë dhe të rinj

A dëshiron të komentosh në TikTok dhe Instagram në gjermanisht? Ke dëshirë të luash lojëra interesante online? Apo të shikosh filma në gjermanisht? Atëherë shiko këtu! Kemi zhvilluar aplikacione dhe lojëra për ty, kemi bërë video dhe kemi zgjedhur mbi 100 filma. Në universitetin tonë digjital për fëmijë do të të tregojmë eksperimente emocionuese.

Dy fëmijë po pëshpërisin diçka dhe qeshin. © Goethe-Institut, Getty Images

Platformë për fëmijë

Universiteti digjital për fëmijë

Si mund të ngasin makinat vetë pa shofer? Pse një guaskë bën zhurmë kur e vendos te veshi? Pse unë duhet të flej? Bota është plot me pyetje. Tek ne do të gjesh përgjigjet – të shpjeguara lehtë dhe falas. Profesori Ajnshtajn dhe e zgjuara Sofi mezi po presin të të takojnë ty!

KinderUni Foto: © Goethe-Institut Foto: © Goethe-Institut

Platformë për të rinjtë

Universiteti digjital për të rinj

Si duket hapësira? Prej nga vjen energjia elektrike? Dhe si funksionon një robot? Si student në universitetin tonë digjital për të rinj, do të gjesh përgjigjet dhe njëkohësisht do të përmirësosh gjermanishten tënde falas. Universiteti për të rinj është më i përshtatshëm për nivelet A1/A2 dhe A2/B1.

JuniorUni Foto: © Goethe-Institut Foto: © Goethe-Institut

Media sociale

Mësimi i gjermanishtes në TikTok dhe Instagram

Mirë se vini në komunitetin tonë! Në kanalin tonë në TikTok dhe Instagram ju presin Aleksi nga Berlini dhe shumë mysafirë nga e gjithë bota. Bëhet fjalë për gjuhën gjermane dhe veçoritë e përditshme në Gjermani dhe vende të tjera. Dhe ju mund të shkëmbeni mendime me të tjerët.

TikTok Host Alexander Foto: Goethe-Institut Foto: Goethe-Institut

Aplikacion lojërash

Gjermaninë. Njoh. Mësoj

Zbulo Gjermaninë dhe mëso gjermanisht! Përjeto veçoritë emocionuese të Realitetit të Shtuar (AR) me aplikacionin falas Gjermaninë. Njoh. Mësoj. dhe me posterin e gjallë të Gjermanisë. Me shumë ushtrime interaktive, do të përmirësosh gjermanishten tënde duke luajtur.
 

Deutschland.Kennen.Lernen Grafik: © Goethe-Institut Grafik: © Goethe-Institut

Informacione dhe Këshilla

Rruga ime drejt Gjermanisë

Po planifikon të shkosh në Gjermani? Atëherë duhet të shikosh këtu. Në gjermanisht (niveli A1 deri B2) ose në një gjuhë të zgjedhur nga ti, do të gjesh informacione të rëndësishme për jetën dhe punën në Gjermani – me tekste, video dhe harta.

Das Gesicht einer jungen dunkelhaarigen Frau ist vor dem Brandenburger Tor zu sehen im Sonnenlicht. © Alina Holtmann / Maridav © Alina Holtmann / Maridav

YouTube

24 orë gjermanisht

Përshëndetje! Unë jam Ida, mësuesja e gjermanishtes në YouTube. Me mua do të mësosh gramatikë, fjalë të reja dhe do të marrësh këshilla për jetën në Gjermani. Thjesht dhe falas. Videot e mia i kupton më mirë nëse tashmë di pak gjermanisht. Ato janë ideale për nivelin A2 deri në B1.

Ida aus 24h Deutsch mit einem Mikrofon in der Hand Foto: © Goethe-Institut Foto: © Goethe-Institut

Lojë online

Piktura ka humbur!

Një pikturë nga muzeu është zhdukur. Ndihmo policinë dhe gjej pikturën bashkë me miqtë e tu, Ana dhe Basti. Rezultati yt do të tregojë sa mirë e zotëron gjermanishten tashmë.
Një lojë mësimore për fëmijët e moshës 7 deri në 10 vjeç në nivelin A1.1.
 

Screenshot vom Computerspiel „Das Bild ist weg!“ Grafik: © Goethe-Institut Grafik: © Goethe-Institut

Lojë

Mëso Gjermanisht – Qyteti i Fjalëve

Një aplikacion i ri mësimor i shpien nxënësit e gjermanishtes përmes një „qyteti të fjalëve“. Në këmbimin interaktiv me lojtarë të tjerë, aplikacioni ndërmjetëson një thesar fjalësh të nivelit A1/A2. Aplikacioni mund të shkarkohet falas. 

 © Goethe-Institut © Goethe-Institut

Aplikacion mësimi

Trajneri i gjermanishtes A1

Si t’i numëroj gjërat në gjermanisht? Si quhet ky ushqim? Si ta them orën në gjermanisht? Me këtë aplikacion për nivelin A1, mund të fillosh të mësosh gjermanishten thjesht dhe falas. Fokusi është në dëgjim, lexim, shkrim dhe fjalët e para të rëndësishme.

Deutschtrainer A1 Grafik: © Goethe-Institut Grafik: © Goethe-Institut

Na ndiqni