Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Shkencë dhe hulumtim

A do të dëshironit të mësonit gjuhën gjermane falas dhe të ushtroni për një kuiz të ardhshëm? Shikoni këtu. Ne kemi përgatitur pyetje të vështira dhe të lehta në temat e njohurive të përgjithshme për botën dhe Gjermaninë. Për shembull: Në cilin rajon të botës jetojnë më shumë pinguinë? Çfarë punë sezonal kishte inxhinieri gjerman Karl Benz? Trego çfarë mundesh të bësh dhe testo dijen tënde!

Një grua e buzëqeshur që po hulumton © Goethe-Institut, Getty Images

Platformë për fëmijë

Universiteti digjital për fëmijë

Si mund të ngasin makinat vetë pa shofer? Pse një guaskë bën zhurmë kur e vendos te veshi? Pse unë duhet të flej? Bota është plot me pyetje. Tek ne do të gjesh përgjigjet – të shpjeguara lehtë dhe falas. Profesori Ajnshtajn dhe e zgjuara Sofi mezi po presin të të takojnë ty!

KinderUni Foto: © Goethe-Institut Foto: © Goethe-Institut

Platformë për të rinjtë

Universiteti digjital për të rinj

Si duket hapësira? Prej nga vjen energjia elektrike? Dhe si funksionon një robot? Si student në universitetin tonë digjital për të rinj, do të gjesh përgjigjet dhe njëkohësisht do të përmirësosh gjermanishten tënde falas. Universiteti për të rinj është më i përshtatshëm për nivelet A1/A2 dhe A2/B1.

JuniorUni Foto: © Goethe-Institut Foto: © Goethe-Institut

Podcast "i shkurtër dhe i qartë"

Për Politikën, Ekonominë dhe Shoqërinë

Ky podcast trajton tema nga politika, ekonomia dhe shoqëria në Gjermani dhe në botë. Për shembuj: Sa Evropë ka në Gjermani? Si është tregtia me Kinën? Tekstet e dëgjimit janë në gjermanisht dhe janë të përshtatshme për nivelin B2/C1.

Videot: Jeta e përditshme në Gjermani

Laboratori i Gjermanisë

Birrë, salsiçe, ftohtësi. A të vjen në mend Gjermania? Në këtë seri videosh, Nina dhe David kërkojnë për stereotipe. Cilat janë të vërteta? Cilat jo? Gjermania është padyshim befasuese! Shiko dhe përfitoni – videot janë të kuptueshme mirë nga niveli A2 e lart.

Nina und David vom Deutschlandlabor Grafik: © Goethe-Institut | DW Grafik: © Goethe-Institut | DW

Podcast „Superfrauen“

Për Feminizmin, Kulturën dhe Shoqërinë

Ky podcast flet për histori të grave nga e gjithë bota. Pavarësisht diversitetit, ato kanë një gjë të përbashkët: janë modele frymëzuese. Rrugët e tyre në botë janë emocionuese, sportive, të zgjuara ose guximtare. Tekstet e dëgjimit janë në gjermanisht dhe janë të përshtatshme për nivelin B2/C1.

Superfrauen Podcast Grafik: © Goethe-Institut Grafik: © Goethe-Institut

Këshilla për Streaming

Ne paraqesim këtu një përzgjedhje të filmave dhe serive gjermane me titra në gjermanisht, të cilat aktualisht mund të gjenden në mediat e kanaleve publikë si dhe në shërbimet e ndryshme të transmetimit në Gjermani.

Faqja e Këshillave për Streaming © Goethe-Institut / Tobias Schrank © Goethe-Institut / Tobias Schrank

Na ndiqni