Кurs për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe profesioni” 2025

Atëherë apliko deri më 21.03.2025 për kursin për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe profesioni”! Të pret një kurs dyjavor i gjuhës në Goethe-Institut Schwebisch-Hall, dhe gjihashtu një profesion në disa kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni.
Goethe-Instituti është një institucion kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë. Ne afirmojmë mësimin e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe nxitim bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Fondacioni Dieter Schwarz Stiftung GmbH u themelua në vitin 1999 dhe promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës në sferën e arsimit dhe shkencës.
Goethe-Institut së bashku me Dieter Schwarz Stiftung GmbH jep një bursë për një kurs gjuhësor dy-javor pranë Goethe-Institut Schwebisch-Hall (28.07.2025. – 08.08.2025) dhe gjihashtu një profesion në disa kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni (11.08. – 14.08.2025).
Çfarë përfshin bursa?
Bëhet fjalë për bursë të plotë nga Dieter Schwarz Stiftung, e cila mbulon koston e kurseve të gjuhës, akomodimit, ushqimin, shpenzime të udhëtimit, duke përfshirë transportin publik lokal dhe para xhept.
Kush mund të aplikojë?
- Nxënës dhe nxënëse (nga 16 deri në 19 vjeç gjatë kursit), dhe lënda e preferuar e të cilëve në shkollë është një nga lëndët MINT. Lëndët STEM janë: Shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Për veç kësaj, pjesëmarrësit e mundshëm duhet të kenë një dëshirë për të punuar në fushën e STEM.
- Kërkohen aftësi gjuhësore të nivelit B1, e cila është një parakusht që pjesëmarrësit të gjinden në kompaninë/ndërmarrjen.
- Të drejtën e bursave kanë nxënësit, prindërit e të cilëve nuk flasin gjermanisht, nuk kanë qenë në një nga vendet e DACHL (Gjermani, Austri, Zvicër ose Lihtenshtajn) për më shumë se 30 ditë dhe deri më tani nuk kanë marrë pjesë në ngjarjet e sponsorizuara nga Goethe-Institut (p.sh. PASCH-kurs për të rinjtë, PAD-bursa, gjuha gjermane ndërkombëtare Olimpiadë etj.).
Krijo një video të shkurtër (maks. 2 minuta), në të cilën do të shpjegosh në gjuhën gjermane:
- Pse dëshiron të marrësh pjesë në kurs?
- Cilat profesione natyrore ose teknike të interesojnë?
- Çfarë dëshiron të mësosh gjatë qëndrimit tënd në Gjermani?
Konkurim
Të lutemi dërgo e plotësuar të aplikimit dhe videon deri më 21.03.2025 në bkd-skopje@goethe.de
* Të gjithë aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Ata duhet të dorëzojnë dëshmi të aftësisë gjuhësore (së paku çertifikata Goethe B1) ose të bëjnë një test të përcaktimit të nivelit.