"Të qënit prind në botë digjitale - shpresat dhe frika në raport me ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë"
* Video incizimi i ngjarjes është i disponueshëm në faqen e Facebook-ut të Goethe-Institutit Shkup.
Biseda me ekspertë u dedikohet kryesisht prindërve. Kjo duhet tu ofrojë këndvështrime të ndryshme për fenomenin e botës digjitale, ndaj së cilës janë të ekspozuar fëmijët e tyre dhe ata vetë. Ekziston mundësia që të gjithë të interesuarit të bëjnë
pyetje para eventit, në mënyrë që të marrin përgjigje nga ekspertët.
Në këtë ngjarje do të diskutohet rreth pyetjeve, si psh.:
- Si duhet ta rregullojnë prindërit përdorimin e pajisjeve (celulare) nga fëmijët e tyre?
- Si ndikon zhvillimi teknologjik në komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve?
- Cilat janë pasojat e lajmeve të rreme në jetën e të rinjve?
- Si mund të dallojnë prindërit nëse fëmijët e tyre janë të ekspozuar ndaj sajber bullizmit?
- Çfarë mund të bëjnë prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre në internet?
Të ftuarit janë:
Arben Gudaçi - ekspert për mbrojtjen e të dhënave, menaxher projekti dhe jurist
Ekspertiza e tij shtrihet në shumë aspekte të mbrojtjes së të dhënave dhe lirisë së fjalës, veçanërisht në fushën e edukimit të të rinjve.
Radmila Zhivanoviq - psikologe dhe psikoterapiste e akredituar e EAGT - Shoqata Evropiane për Gestalt Terapi dhe EAP - Shoqata Evropiane për Psikoterapi. Ajo është këshilltare për karrierë, trajnuese dhe përkrahëse e programit kombëtar të mentorimit social, nënkryetare dhe anëtare e kryesisë të Dhomës së Psikologëve.
Vladimir Petreski - Fondacioni Metamorfozis, Redaktor i Shërbimit Maqedonas për verifikimin e fakteve nga media me përvojë të gjerë në kontrollimin e fakteve dhe ballafaqimin me lajme të rreme.
Ngjarja do të moderohet nga Maja Videoviq.
Prapa