Ein Bräutigam steckt seiner Braut den Ehering an den Finger. © Goethe-Institut

Dokumentet

Në shumë vende martesa kryhet te zyra e gjendjes civile. Kjo është një martesë legale. Kështu është edhe në Gjermani. Ju mund martoheni edhe në kishë. Martesa në kishë vjen pas martesës në zyrën e gjendjes civile. 

Ju dëshironi të martoheni në Gjermani? Atëherë ju duhet të regjistroheni te zyra e gjendjes civile të vendbanimit tuaj. Për regjistrimin e martesës ju nevojiten këto dokumente: Certifikatë vendbanimi, letërnjoftim ose pasaportë dhe certifikata e lindjes. Ju edhe partneri/partnerja juaj keni fëmijë? Atëherë ju duhet të paraqitni edhe dokumentet e fëmijëve. Këto dokumente duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane. Një noter duhet të nënshkruaj, që përkthimet janë të sakta. Ai duhet t’ i legalizojkëto përkthime. 

Që nga 1 tetori 2017, çiftet e gjinisë së njëjtë në Gjermani lejohen të martohen me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Kjo do të thotë, për shembull, se ata mund të adoptojnë fëmijë si çifte heteroseksuale, nëse plotësojnë kërkesat e nevojshme.

Es sind zwei Bräute zu sehen, die die gleichgeschlechtliche Ehe eingehen. © Goethe-Institut

Pas martese, zyra e gjendjes civile j’ u jep një dokument të ri: Certifikatën e martesës. Nëse dëshironi, ju mund të merrni edhe një libër familje me të dhënat mbi familjen tuaj.

Ju jeni martuar në vendin tuaj. Atëherë me siguri, që keni marr një dokument. Ky dokument është certifikata juaj e huaj e martesës, pra certifikata e martesës. Ju mund të bëni njohjen e saj zyrtare, në zyrën e gjendjes civile, në Gjermani. 

Ceremonia e martesës

Kryesisht njerëzit bëjnë një festë të madhe për dasmën e tyre. Nusja, pra gruaja, vishet shpesh në të bardha. Shumë çifte blejnë unaza martese. Gjatë martesës, nusja dhe dhëndri i dhurojnë njëri-tjetrit nga një unazë martese (shkëmbejnë unazat). 

Informacione të mëtejme mbi «Martesat Internacionale» do të gjeni në faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale. Informacione për «Tërheqja e bashkëshortëve», pra kur partneri ose partnerja juaj ju ndjek në Gjermani, do të gjeni në faqet e internetit «Mirëserdhët në Gjermani» të BAMF.

Ein weiß geschmückter Saal mit Hochzeitsdeko ist zu sehen. © Goethe-Institut

Ndarja dhe divorci

Për arsye të ndryshme, çiftet mund të zgjedhin për ndarje ose divorc. Veçanërisht kur janë të prekur fëmijët dhe bëhet fjalë për pagesën e mjeteve të jetesës, këshillimi mund të jetë i dobishëm. Qendrat e këshillimit gjithashtu mund të ndihmojnë pjesërisht me çështjet ligjore.
 

Video International Sign

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit