Si pikë takimi PASCH-komunitetit, PASCH-net lidh gati 2.000 shkolla dhe 600.000 PASCH-nxënës në të gjithë botën.
Informacione rreth PASCH
Ueb faqja informon për institucionet e përfshira dhe aktivitetet e tyre në të gjithë botën. Harta interaktive e botës ofron një përmbledhje të rrjetit shkollor. Shkollat e përfshira mund të paraqiten me portrete të shkurtra. Pjesëmarrësit e angazhuar këtu prezantojnë projektet e tyre dhe japin këshilla të vlefshme praktike. PASCH-net ndërmjetëson gjithashtu informacione mbi kurset ndërkombëtare të të rinjve PASCH në Gjermani, si dhe për inkurajimin e partneriteteve shkollore.
Informacioni për PASCH-iniciativën
Harta e botës
Portreti i shkollave
Projekte në të gjithë botën
Kurset e të rinjve PASCH
Partneritetet shkollore
Materiale mësimore dhe oferta interaktive
Mësuesit dhe nxënësit në PASCH-net mund të gjejnë në dispozicion të lirë video, tekste dhe regjistrime audio, si dhe ide për mësimdhënie të gjuhës gjermane dhe fletët e punës që mund t'i shkarkojnë. Materiali mësimor për të rinjtë që mësojnë gjuhën gjermane mund të përcaktohet nga tema, niveli i gjuhës, formati dhe përgatitja e provimit. Ofertat interaktive si dhe veçoria e komentit që është mundësuar në të gjitha materialet mësimore bëjnë thirrje për interakcion. Nxënësitë e PASCH mund të marrin pjesë në garat e publikuara në të gjithë botën që ofrojnë çmime tërheqëse. Brenda Take-overs, kanalin e instagramit PASCH-net merret nga mësuesit dhe nxënësit dhe ata vetë postojnë në të.
Materiali mësimor
Gara
PASCH-net në instagram
Online gazeta shkollore PASCH-Global
Në PASCH-Global, të rinj nga e gjithë bota bëjnë bloge në gjuhën gjermane. Me tekste, fotografi, video dhe regjistrime audio, ata japin informacione për jetën e tyre dhe tregojnë pikëpamjen e tyre për Gjermaninë. Online gazeta shkollore gjithashtu ofron mundësinë e interakcionit.
Informacione mbi PASCH-Global dhe për interakcione
Platforma mësimore PASCH
PASCH-platforma e të mësuarit e bazuar në Moodlena u ofron mësuesve të gjuhës gjermane mundësinë për të krijuar një hapësirë pune për mësimdhënie dhe / ose të marrin pjesë në trajnime online. Në kursin në internet "Moodle mjete për mësimdhënie" ata do të mësojnë se si të përdorin PASCH- platformën për mësimdhënie në shkollë ose si pjesë e trajnimit të mësuesve.
Informacione mbi PASCH-platformën mësimore
Informacion mbi studimet në Gjermani dhe PASCH- alumni
Maturantët e ardhshëm të shkollave PASCH marrin informacione të përgjithshme mbi temën dhe lidhje interesante, për shembull, me platformën e PASCH- alumni. Do të njoftohen me oferta të ndryshme studimi dhe PASCH programe. Maturantët PASCH, të cilët tani studiojnë në Gjermani, ndajnë përvojat e tyre.
Informacione për studime në Gjermani
Pasch-alumni-platforma
Regjistrimi dhe paraqitja në PASCH-net
Shumica e ofertave në online faqen janë në dispozicion të lirë. Vetëm ata që duan të përdorin ofertat e PASCH-net siç është funksioni për komente, gara si dhe komunitete ose duan të jenë aktivë në platformë, duhet të regjistrohen një herë dhe më pas të paraqiten me adresën e tyre të postës elektronike dhe fjalëkalimin. Mësuesit e regjistruar në PASCH mund të krijojnë kode për kolegë, si dhe nxënësit.
FAQ për PASCH- iniciativën dhe për regjistrim
Buletini dhe media sociale
Përdoruesit e regjistruar mund pas paraqitjes në „Mein PASCH“ të regjistrohen në buletinin e përgjithshëm mujor PASCH. Nëse ndiqni PASCH-net në Facebook, Twitter dhe / ose Instagram, do të merrni gjithashtu informacione të rregullt në lidhje me ofertat PASCH-net.
Mein PASCH
Facebook
Twitter
Instagram
info@pasch-net.de
www.pasch-net.de