Në shkëmbim me botën. Për shumëllojshmëri, mirëkuptim dhe besim.
Ne ndërlidhim njerëzit në mbarë botën. Si institut kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë, ne promovojmë shkëmbimin kulturor, edukimin dhe diskursin shoqëror në kontekst ndërkombëtar dhe mbështesim mësimdhënien dhe mësimin e gjuhës gjermane. Së bashku me partnerët tanë, ne fokusin e orientojmë në mundësitë dhe sfidat globale dhe sjellim perspektiva të ndryshme në një dialog të besueshëm. Dëgjimin dhe reflektimin e shohim si një çelës të të kuptuarit. Ne u detyrohemi parimeve të sinqeritetit, shumëllojshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Këto parime karakterizojnë ofertat dhe metodat tona të punës.