„Shumëgjuhëshmëria e synuar në Kuadrin e Përbashkët Europian për Referencat e Gjuhëve (KPE), duket se atë kohë, pavarësisht ose për shkak të Procesit të Bolonjës, më tepër është udhëhequr për mësimin e vetëm një gjuhe të huaj, në fakt të gjuhës angleze.“ (D. Levy-Hillerich)
Për t’iu kundërvënë kësaj, nga viti 2004 u përpunua Kurrikula Kornizë për gjuhë gjermane si gjuhë e huaj për mësim gjatë studimeve për Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë dhe Serbinë, që është edhe në maqedonisht, iniciuar nga Goethe-Institut dhe disa vite me radhë me mbështetje nga Fondacioni Robert-Bosch.
Me këtë mbështetet dhe sigurohet për një afat të gjatë mësimi i gjuhës gjermane për studentët e drejtimeve të ndryshme nga gjermanistika. Ligjëruesit kanë një instrument, me të cilin mund të planifikojnë mësimin specifik dhe adekuat universitar, ndërsa studentët, përveç njohurive të gjuhës gjermane të krahasueshme me Kornizën për Referencat e Gjuhëve, fitojnë edhe kualifikime të zgjeruara profesionale.
Kurrikulumi është përkthyer në maqedonisht nga Elena Cickovska, ndërsa shtojcat janë vetëm në gjermanisht.
Në mbështetje të ngushtë të kurrikulumit është botuar vepra "Mit Deutsch - studieren - arbeiten - leben" në shtëpinë botuese Verlag Arcipelago Edizioni në Milano.