Shkarkoni aplikacionin nga dyqani juaj i aplikacioneve për ta përdorur "Onleihe" në smart telefonin.
Hapni aplikacionin pas instalimit.
Regjistrimi Onleihe
Hapni menynë e aplikacionit Onleihe (tre shirita lart majtas).
- Zgjidhni si bibliotekë Goethe-Institut.
- Identifikohuni me të dhënat tuaja të hyrjes në Mein Goethe.de.
Shkarkimi i mediave
Tani jeni identifikuar! Zgjidhni kutinë e menysë “Shfleto” për kërkim dhe shkarkim të mediave.
Pranimi i kushteve të përdorimit
Kur shkarkoni media për herë të parë, automatikisht do t'ju kërkohet të pranoni politikën e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Ju lutemi konfirmoni pëlqimin tuaj.
Adobe-ID
Ne rekomandojmë të lexoni libra elektronikë, revista elektronike dhe letra elektronike me lexuesin e brendshëm të aplikacioni Onleihe! Nëse dëshironi të lexoni libra elektronikë, revista elektronike dhe letra elektronike me një aplikacion lexuesi të jashtëm (si Aldiko, BlueFire ose PocketBook), ju duhet të instaloni Adobe ID. Herën e parë që shkarkoni media, do t'ju duhet të shënoni ID-në tuaj të Adobe. Nëse nuk keni ende një ID Adobe, mund ta merrni një të tillë falas. Ju nuk keni nevojë të vendosni Adobe ID-në tuaj për shkarkime të mëtejshme të mediave.