Iniciativa „Shkollat: Partnere të së ardhmes“ (PASCH) lidh një rrjet në mbarë botën prej më shumë se 1.700 shkollave me një lidhje të veçante me Gjermaninë. Goethe-Institut përkujdeset për rreth 500 shkolla PASCH, në sistemet arsimore nacionale në më shumë se 100 vende.
Alumniportal Deutschland është një rrjet social për të promovuar rrjetëzimin dhe shkëmbimin e njohurive nga Alumni-t në Gjermani, ndërmarrjet, universitetet dhe organizatat.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Instituti Goethe me këtë program ambicioz të bursave mbështesin gjuhën gjermane në Europë. Rrjeti Europian për Gjuhën Gjermane është një projekt shembullor për politikën shumëgjuhëshe të Europës.
Kurrikula ekzistuese mësimore është zhvilluar nga docentët dhe docentet e universiteteve për mësimin e gjuhës gjermane gjatë studimeve në kolegje dhe universitete të Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë.
Në portalin “Gjermania - Udhërrëfyesi im” ndahen informacione për jetën e përditshme dhe të punës në Gjermani. Emigrantët si punëtorë të kualifikuar, bashkëshortët dhe familjet e tyre nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut marrin informacione në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Këto informacione kontribuojnë në lehtësimin e procesit të integrimit në Gjermani.