Goethe-Institut u themelua në korrik të vitit 2007 fillimisht si zyrë ndërlidhëse dhe më pas u shndërrua në një Goethe-Institut në nëntor të vitit 2016. Që nga janari i vitit 2016 Goethe-Institut ofron kurse të gjuhës dhe provime dhe gjithashtu është kompetent për përkujdesje dhe koordinimin e vendeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Goethe-Institut Shkup ndodhet në lagjen Karposh në katin e parë të një ndërtese moderne afariste, e cili gjendet në qendër dhe arrihet shumë lehtë me veturë ose me autobus.
Aktivitetet ndahen në fusha të punës
Bashkëpunimi arsimor për gjuhë gjermane: promovimi i mësimit të gjuhës gjermane dhe kompetenca profesionale e mësimdhënëseve dhe mësimdhënësve të gjermanishtes; mbështetja e qendrave që ofrojnë kurse, provime dhe mësimdhënie. Goethe-Institut përkujdeset në gjithë vendin për gjithsej 12 shkolla Pasch, respektivisht projekte shkollore Pash, në të cilat gjermanishtja ofrohet nga klasa e 1-rë.
Puna programore: në fushat e shkencës, letërsisë, filmit, medias, muzikës, teatrit/vallëzimit, arteve vizuale. Bashkëpunim me 4 shoqata kulturore në Shkup, Tetovë dhe Manastir. Përveç aktiviteteve në Maqedoninë e Veriut, Goethe-Instituti Shkup është përgjegjës edhe për Kosovën dhe Shqipërinë, ku punon ngushtë me Goethe-Qendrën Prishtinë dhe Goethe-Qendrën Tiranë, si dhe me shoqata të tjera kulturore në Prishtinë.
Si ndërmjetës dhe partner për projekte të përbashkëta në vendin nikoqir dhe në rajon ne punojmë sipas prioriteteve dhe qëllimeve të mëposhtme:
Intensifikimi i punës kulturore ndërlidhëse dhe takimeve programore ndërmjet vendit nikoqir dhe Gjermanisë, në veçanti për reduktimin e stereotipeve reciproke
Bashkëveprimi në zhvillimet inovative dhe prezantimi i tyre në art, shkencë dhe media
Promovim të dialogut të brendshëm evropian
Tematizimi i çështjes së pakicave, diversitetit etnik dhe multikulturalizmit
Promovimi i mësimit të gjermanishtes nga arsimi fillor deri në atë të lartë
Kjo mund t'ju interesojë
Libri vjetor ofron pasqyrë të plotë për punën e Goethe-Institut.