Goethe-Test PRO: Deutsch für den Beruf

Ju dëshironi ...

  • For your personal career: 
    Realistically assess your own language skills / get ideas for training opportunities and suitable courses
  • For companies: 
    Check the languages skills of job applicants and employees / evaluate previous training successes / create a valid basis for future training measures

Goethe-Test PRO – e qartë në vetëm 60 minuta!

Qoftë për karrierë personale profesionale ose për aftësitë konkurruese të ndërmarrjes në përgjithësi: Suksesi nuk vjen vetëm përafërsisht. Suksesi bazohet në besueshmëri. Dhe besueshmëria lind, nëse flitet e njëjta gjuhë. Atëherë parashtrohet pyetja kështu: Sa e mirë është gjermanishtja Juaj? Çfarë njohurish gjuhësore kanë bashkëunëtoret dhe bashkëpunëtorët Tuaj aktual? 

Goethe-Test PRO: Gjermanishtja për profesion jep përgjigje për këtë. Testi ynë i gjermanishtes i bazuar në kompjuter hulumton shpejt dhe sigurt kompetencën e të dëgjuarit dhe të lexuarit në vendin e punës.

Individualisht dhe kuptimplotë

Me teknologji moderne Goethe-Test PRO konstaton nga 60 deri në 90 minuta gjendjen individuale gjuhësore.
Të gjithë pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit fillojnë nga i njëjti nivel.  Në ecurinë e testit, programi përzgjedh më pas çdo detyrë në bazë të përgjigjeve të dhëna paraprakisht dhe kështu përshtatet në mënyrë optimale me nivelin gjuhësor. Rënie nga provimi nuk ekziston: Rezultati, duke përfshirë edhe dëftesën dhe një përshkrim kuptimplotë të nivelit gjuhësor do t’iu vihet drejtpërdrejt në dispozicion në vazhdim – dhe me këtë ju drejtohet eventualisht një bazament ideal vendimtar, për shembull për masat e mëtejshme të trajnimit.

Goethe-Test PRO është me zbatueshmëri fleksibile: në gjithë botën në një nga qendrat tona të provimeve ose drejtpërdrejt në ndërmarrjen tuaj. Testi mbështetet në metodat prestigjoze të Business Language Testing Service (BULATS) dhe është i bazuar në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

Terminet e provimeve

*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar

**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.

Rruga juaj për te ne

Dëshironi një tekst të qartë në vend të supozimeve të paqarta për aftësitë tuaja gjuhësore ose për bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët tuaj? Atëherë merrni kontaktin e drejtpërdrejt me ne! Ne do përpilojmë një ofertë jo-obligative dhe do t’u shoqërojmë gjatë parapërgatitjes për realizimin e testit.
 
Me kënaqësi Ju këshillojmë gjatë planifikimit të masave përkatëse të mësimit dhe kurset gjuhësore për firmat.

ÇFARË ËSHTË TJETËR E RËNDËSISHME?

Versioni-Demo

Bëjeni tani falas një përshtypje:

Kontakti

Për informata dhe oferta tjera, ju lutemi të drejtoheni në:
olivera.stipcarova@skopje.goethe.org