Informata plotësuese

Prapa deri te Goethe-Zertifikat A2

Jo edhe aq të vështira: pjesët e provimit

Provimi Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2 përbëhet nga pjesët: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provimi me gojë në çift).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.
 

Leximi

Do të lexoni tekste, si psh. përmbledhje, artikuj dhe njoftime gazetash dhe do të zgjidhni ushtrimet në lidhje me to.

Kohëzgjatja: rreth 25 minuta

Shkrimi

Do të plotësoni formularë të thjeshtë dhe do të shkruani një tekst të shkurtër personal, si përgjigje e një letre apo e-maili.

Kohëzgjatja: 25 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjoni mesazhe telefonike me përmbajtje private dhe profesionale, njoftime radiofonike dhe biseda të shkurtra të së përditshmes dhe do të zgjidhni ushtrimet në lidhje me to.

Kohëzgjatja: rreth 20 minuta

Të folurit

Ju prezantoheni dhe më pas drejtoni dhe u përgjigjeni pyetjeve nga e përditshmja si dhe negocioni me bashkëbiseduesin tuaj rreth diçkaje, si psh. lënien e një takimi për të kryer së bashku pazaret.

Kohëzgjatja: 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2 është provimi i gjermanishtes për të rriturit.

Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
  • Për Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2 rekomndohet mosha 16 vjeç e sipër.
  • Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2 kërkon njohuri gjuhësore të nivelit të dytë (A2) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 200 deri në 350 ore mësimore prej 45 minutash.