INFORMATË AKTUALE: CORONA

Corona Key Visual_Post © Goethe-Institut

Duke përdorur masat e përcaktuara të sigurisë, Goethe-Institut Shkup gradualisht do të hap dyert e saj në javët e ardhshme.
Nga 01.06.2020 nuk jemi më vetëm online, por  sërisht në vend për ju. Sidoqoftë  vizitë në Goethe-Institut Shkup është e mundur vetëm përmes terminit personal si dhe për marje  të çertifikatave  të provimit.
 

INFORMACIONE DHE MASA PËR SIGURINË E VIZITORËVE
 

Përmes masave të shumta Goethe-Institut Shkup zvogëlon rreziqet e infeksionit me Covid-19.
Kur kemi të bëjmë me vizitorë, ekipi ynë vëzhgon udhëzimet dhe masat mbrojtëse të autoriteteve përgjegjëse dhe ambasadës gjermane në Shkup, ndër të tjera, me larje të rregullt të duarve, rregullore në distancë, përdorimin e dezinfektuesve dhe maskave të gojës.
Për ta bërë vizitën tuaj të sigurtë në hapsirat tona, ne kemi hartuar një koncept të higjenës. Ne ju kërkojmë të silleni me përgjegjësi dhe me vëmendje ndaj vizitorëve të tjerë, si dhe punonjësve tanë dhe profesorëve. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin!
 
Çka kemi përgatitur
• Ne sigurojmë që dhomat tona, si dhe tavolinat, sportelet dhe dorëzat e dyerve pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht. Gjithashtu, për t’u mbrojtur nga infeksionet, dhomat tona ventilohen rregullisht dhe ajri filtrohet. Ulja dhe përdorimi i tualeteve për arsye sigurie nuk lejohet.
• Para se të hyni në institut, një nga punonjësit tanë do të kontrollojë temperaturën e trupit tuaj për arsye sigurie. Ne këtë rast dëshirojmë të theksojmë se aktualisht nuk ju lejohet të hyni në Goethe-Institut Shkup nëse temperatura e trupit tuaj është mbi 37.3 gradë.
  
Çfarë mund të bëni
• Ejani vetëm në takimin tuaj në Goethe-Institut Shkup, për arsye sigurie nuk lejojmë për momentin hyrje të shoqëruesit tuaj në hapsirën tonë.
• Sillni një stilolaps të kaltër, dhe ndiqni udhëzimet e punonjësve tanë, si dhe njoftimet dhe piktogramet që kemi bashkangjitur për mbrojtjen tuaj.
• Në rast të simptomave akute të sëmundjes, ju lutemi të mos vini në Institut.
• Ne kryejmë kontrollet në hyrje dhe për këtë arsye gjithmonë e dimë kush kur dhe ku qëndëronte. Në atë mënyrë ne mund të ndërhyjmë menjëherë në rast dyshimi.
• Çdo vizitor duhet të nënshkruajë një deklaratë shëndetësore në hyrje të Goethe-Institutit, në të cilën ai deklaron pëlqimin e tij për masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
• Duart duhet të dezinfektohen kur hyni në Goethe-Institutin .
• Ne e mbrojmë pjesën e gojës dhe hundës tonë brenda. Duke mbajtur një maskë, të gjithë mund të ndihmojmë në mbrojtjen e njëri-tjetrit.
• Duhet të merret në konsideratë një distancë e mjaftueshme midis njerëzve prej të paktën 1.5 deri në 2 metra.
 
Të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me kurset, provimet dhe ofertat tona kulturore janë në dispozicion online. Ju gjithashtu mund të bëni paraqitjen e provimeve ose kurseve direkt online. Nëse keni akoma ndonjë pyetje, me kënaqësi ju këshillojmë përmes telefonit ose me email. Prandaj, një vizitë personale në Goethe-Institutin nuk është e nevojshme për sigurinë tuaj në këtë kohe.

informatcione të rëndësishme

Online lernen, lesen, informieren