Çifti artistik i përbërë nga artisti i tingullit dhe performancës Holger Maik Mertin dhe fotografja dhe dokumentarja Cecilia Martens (Cee), u takuan në vitin 2022 gjatë qëndrimit njëvjeçar artistik të Holgerit në Kapshtad. Kështu lindi projekti i tyre i përbashkët #twoartistsoneplanet. Së bashku ata udhëtojnë me transportë tokësor nga Afrika e Jugut përmes Evropës në Indi. Gjatë rrugës lënë gjurmë artistike dhe aktualisht janë në një projekt një muajsh në Shkup.
“Clean(s)ing Skopje” – kështu titullohet projekti juaj. Çfarë nënkuptohet me këtë?
Holger:Projekti është i ndarë në dy faza.Faza e para është "Cleansing". Për ne kjo do të thotë të mbledhim mbeturina nga rrugët e Shkupit. Faza e dytë është "Cleaning". Është fjala angleze për pastrim. Për mua, kjo është më shumë mendore sesa fizike. Ne do t'i transformojmë këto mbeturina të grumbulluara në vend në një material krijues për një projekt, me të cilin do të krijojmë diçka të re, siç është një skulpturë. Ky proces do të ndihmojë në kuptimin e mënyrës sonë moderne të jetesës, ne do të reflektojmë mbi të dhe shpresojmë se do të gjejmë mënyra të reja të jetesës.
Çfarë dëshironi të arrini me projektin tuaj?
Holger:Le të ndërgjegjësojmë! Ne duam të stimulojmë reflektimin për veten dhe shoqërinë tonë. Në projektin tonë ne përdorim vetëm atë që tashmë ekziston: mbeturinat. Për mua, nuk ka asgjë më të qëndrueshme se kaq. Krijimi im artistik duhet të formojë një hapësirë pozitive utopike. Arti hap rrugë përmes të cilave njerëzit mund ta përjetojnë veten në një mënyrë tjetër të re. Cee:Ne duam të lidhim njerëz me prejardhje të ndryshme. Për të përjetuar diçka së bashku krijon një lidhje. Lidhshmëria, ndërveprimi dhe diversiteti, kjo është pjesa më e rëndësishme e projektit tonë këtu.
Çfarë do të thotë për ju "Slow Culture"?
Cee:"Slow Culture" është mënyra se si ne e formojmë jetën tonë. Është blerja e rrobave tona dhe nëse është e justifikuar nga pikëpamja etike. Bëhet fjalë për mënyrën se si udhëtojmë: marrim aeroplanin apo preferojmë autobusin apo trenin? Është mënyra se si ushqehemi: Ne hamë vegan dhe me bazë bimore. Besojmë në kulturën e ngadaltë dhe duke marrë kohë për vendet që vizitojmë. Ideja për të hipur në aeroplan dhe për të përfunduar projektin tonë në Shkup në një fundjavë është pikërisht e kundërta e asaj që nënkuptojmë me "Slow Culture". Ju duhet të përpiqeni të integroheni në vendet ku udhëtoni ose të paktën të përpiqeni të mësoni dhe të merrni kohën tuaj. Kultura e ngadaltë na lejon të kemi kohë të ndalemi dhe të pyesim veten: "Çfarë po ndodh këtu?" "Çfarë mund të mësojmë?" "Çfarë mund të përcjellim?" Kjo është "Slow Culture" për ne. Holger, do të dëshironit të shtoni diçka tjetër?
Holger: "Slow Culture" do të thotë të marrësh kohën tënde.
Cee: Sigurisht që jam e vetëdijshëme për realitetin. Veganizmi, për shembull, është ekskluzivitet financiar, veçanërisht në vendin tim, Afrikën e Jugut. Ne nuk e duam këtë ekskluzivitet. Nuk duhet të jetë më e shtrenjtë për të marrë një autobus sesa një avion. Edhe në udhëtimin tonë, ishte më i shtrenjtë transporti tokësor sesa fluturimi. I gjithë sistemi duhet të ndryshojë. Megjithatë, për gjithçka nuk mund të fajësojmë politikën, sepse secili prej nesh është pjesë e sistemit. Shpresoj se puna jonë do t'i frymëzojë njerëzit të mendojnë se çfarë mund të bëjnë dhe të ndryshojnë. Për të parë se cilat janë mundësitë.
Holger Maik Mertin është një artist gjerman i performancës së tingullit dhe lëvizjes dhe perkusionist i trajnuar me fokus në qëndrueshmërinë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet sociale. Ai ka bashkëpunuar me institute të ndryshme të artit, si Këshilli Kulturor Gjerman, Goethe-Instituti dhe Industria e arteve skenike. Udhëtimet e tij e çuan atë nëpër Gjermani, Malet e Atlasit Maroken, Francë, Finlandë, Belgjikë, Kosovë, Turqi, Greqi, Bullgari, Namibi dhe Afrikë.
Cee (Cecilia Martens) është një fotografe, regjisore dhe shkrimtare udhëtimesh me origjinë nga Afrika e Jugut dhe ka fituar çmime në fushat e udhëtimit, turizmit, qëndrueshmërisë dhe medias. Ajo ndër vite ka punuar në shumë fushata dhe projekte në degët e përmendura. Para kësaj, ajo punoi për dy dekada në katering, në ngjarje dhe si vullnetare Më pas ajo filloi kompaninë e saj dhe ndryshoi atë që raporton, ndan dhe krijon. Cee tani fokusohet në fotografinë, filmin dhe dokumentacionin si mjete krijuese. Nëpërmjet udhëtimeve të saj ajo është në gjendje të shfaqë realitetet e udhëtimit, qëndrueshmërinë, diversitetin kulturor, shëndetin mendor gjatë udhëtimit, përvojën si një udhëtare e zezë, çështjet sociale dhe dashurinë e saj të vërtetë për njerëzit dhe lidhjet njerëzore.