Kolumnë gjuhësore
Fjalë që ngjallin emocione

Pse disa fjalë na  shkaktojnë   emocione të forta? Në kohën e krizës së koronës, Kathrin Kunkel-Razum është duke bërë diçka tjetër. Por artikulli I saj përqendrohet në efektet -aha për të ardhmen - dhe kjo tregon se sa larg në të kaluarën redaktorët e Duden shpesh duhej të hulumtonin.
 

Sot është 18 Mars 2020 dhe  jam  ulur  pranë lap toipit  tim pa ndonjë zgjidhje. Virusi corona po shkretëton, bota po mbyllet, askush nuk e di saktësisht se çfarë do të na sjellin  ditët, javët dhe muajt  në vijim . Duhet ta mbaroj tekstin gjer në fund, qëi më duket se është i parëndësishëm në këtë kohë. Por më pas vazhdoj ta shkruaj ashtu si e fillova para shpërthimit të pandemisë, duke menduar pse gjuha mund të shkaktojë emocione të tilla, mosmarrëveshje të tilla. Pra, le të shohim prapa dhe të shpresojmë se mund të dalim nga kriza e koronës ndryshe nga sa u futëm.
 

Të reja befasuese

Ne redaktorët e Duden, mbajm mënd mirë javën e parë të punës në janar, sepse nuk ishte pothuajse aq e qetë sa shpresuam. Ajo javë filloi për ne me lajmin nga një gazetë turke, kinse ne sapo kishim futur në Duden fjalën inschallah  nga arabishtja (nese Allahu don ose me dëshirën e Allahut) . Vërtet nuk ju besonim syve, sepse ne nuk dinim asgjë për këtë . Kështu që ne filluam të studiojmë se prej kur qëndron kjo fjalë ne Duden. Agjensi të shumta shtypi, gazeta dhe media sociale  u morën me ktë temë dhe nuk u mahnitën më pak se ne, kur zbuluam se: inschallah ishte përfshirë tashmë në fjalorin më të njohur gjerman që  nga viti 1941 (!).
 

Çfarë roli luan Karl May

Sigurisht si në të kaluarën ashtu edhe tanii, sipas relevancës së një fjale është vendosur  nëse është kandidate  për fjalorin drejtshkrimor apo jo. Për këtë qëllim, redaksioni shqyrton faktorë të tillë si shpeshtësinë e përdorimit të tij si dhe problemet drejtshkrimore gjatë të shkruarit. Kur bëhet fjalë për fjalën inschallah, probleme të tilla ekzistojnë. Por sa është e shpeshtë perdorimi i saj në gjuhën  gjermane? Arkivi i Shtëpisë Botuese Duden nuk i mbijetoi  Luftës së Dytë Botërore, kështu që duhet të përdorim burime të tjera.
 
 
Burime të ndryshme nga Internetit tregojnë rezultate të ngjashme për vitet  dyzeta të shekullit 20: në faqen Digitales Wörterbuch der deutschen Sprache (Fjalor digjital i gjuhës gjermane, DWDS), mund të verehet rënie e numrit në krahasim me dy dekadat e para të shekullit të 20-të,ndërsa sërisht rritje shënohet ne vitet e dyzeta. E njëjta gjë  konfirmohet nga  Google N-Gram. Por  asnjëhere më nuk mund të arrihet kulmi i viteve gjashtëdhjeta te shekullit 19. Cila është arsyeja për këtë?
Nuk e dimë saktësisht, por rrjedha e Luftës së Dytë Botërore dhe përgatitjet për fushatën e Afrikës së Veriut mund të kenë luajtur një rol të madh, ndoshta kjo ka  frymëzuar njerëzit që të (ri) lexojnë romanet aventureske të Carl May, disa prej të cilave zhvillohen në Lindjen e Mesme në të cilat shpesh përmendet shprehja "inschallah". Çfarë na tregon kjo?
 
Para së gjithash, pa marrë parasysh sa banale mund të tingëllojë: është lajm i rremë që fjala është "futur së fundmi" në fjalor. Së dyti, është befasuese se çfarë ngacmimi shkaktoi ky  lajm  (i rremë)  në Gjermani, i cili  shkaktoi shumë komente për dhe kundër përfshirjes së fjalës arabe në fjalorin drejtshkrimor. Në disa komente, redaksia e Duden u mallkua, ndërsa të tjerët e vlerësuan. Një shembull është i mjaftueshëm për të shpjeguar: "Inschallah nuk është sigurisht një fjalë gjermane, sepse nuk përdoret nga gjermanët dhe  KURRË nuk do të përdoret. Ne jemi  dhe mbetemi botë krishtere. "
 

Procesi i mësimit

Tema e dytë e kësaj jave në janar ishte fjala schwul (kolokvent e fjalës"homoseksual"). Tre burra të rinj kritikuan kuptimin tonë të tretë: (në përkthim i keqe, jointeresant, në një mënyrë që shkakton neveri, joatraktiv jointeresant). E njëjta gjë vlente edhe për shembullin tonë, "die Klassenfahrt war voll schwul" (e përkthyer si "ekskurzioni vërtet nuk i përmbushi kriteret"), të cilën ne e kemi etiketuar si zhargon të vjetëruar të rinisë.
 
 
Ata mendojnë se nëse duhet të themi kuptimin pejorativ të një fjale, ne nuk duhet ta përdorim atë si shembull, sepse në këtë mënyrë thjesht i inkurajojmë njerëzit të vazhdojnë ta përdorin atë. Ka pasur shumë diskutime publike mbi këtë temë, madje edhe në Bild, revista më e shitur e Gjermanisë. Më në fund, ne kemi ripunuar vërejtjen tonë për përdorimin e saktë politikisht të kësaj fjale në mënyrë që të sqarojmë pozicionin tonë.
 
 
Sidoqoftë, shembulli mbetet, sepse ne duam të ilustrojmë të gjitha kuptimet me rastin e aplikimit. Kështu që, pas shumë zhurme, të dy palët mësuan diçka për  vendosje të fjalëve në fjalor. Le të shpresojmë që në të ardhmen, prezantimi i diskutueshëm i fjalëve në fjalor do të zgjidhet në këtë mënyrë, me sugjerime konstruktive nga të dy palët. Akuzat e ashpra nuk i shërbejnë askujt.
 
Ju uroj shëndet të mirë  javët në vazhdim!
 

Kolumnë gjuhësore


Në kolonën tonë "Termin për konsultime" i kushtohemi  gjuhës çdo dy javë, si një fenomen kulturor dhe shoqëror. Si po zhvillohet gjuha, çfarë qëndrimi kanë autorët për gjuhën "e tyre", si e formon gjuha  shoqërinë? Autorë të ndryshëm të kolumneve, njerëz me një lidhje profesionale ose tjetër me gjuhën, ndjekin temën e tyre personale në gjashtë botime radhazi.
 
Rreth autores
Katherin Kunkel-Ratzum, e lindur në Potsdam në vitin 1959, studioi gjuhë gjermane dhe histori në Leipzig, ku doktoroi në Lingiustikën Gjermane. Ajo është anëtare e redaksisë së Duden që nga viti 1997, ndërsa nga viti 2016 ajo ka qenë drejtuese e saj, e me këtë përgjegjëse për të gjithë programin e fjalorëve dhe rregullave të gramatikës. Për më tepër, ajo është anëtare e Këshillit të Drejtshkrimit Gjerman, i cili zhvillon rregulla drejtshkrimore dhe nxjerr rekomandime për institucionet shtetërore. Ajo gjithashtu është anëtare e Bordit të Letërsisë dhe Përkthimit të Goethe Institutit që nga viti 2020. Katherin  Kunkel-Ratzum jeton në Berlin. (Foto: © MIKA Fotografie)