Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit

të Goethe-Institutit e. V., Oskar-von-Miller-Ring 18, 80333 München
Telefoni: +49 89 15921-0, info@goethe.de („Goethe-Institut“) për përdorimin e faqes së internetit goethe.de („Website“)

Përmbajtja

  1. Fusha e aplikimit dhe lënda e kontratës
  2. Regjistrimi dhe lidhja e kontratës
  3. Shërbimet e Goethe-Institutit
  4. Detyrimet e përdoruesit dhe rregullat e sjelljes
  5. Sanksionet në rast të shkeljes së detyrimeve, përjashtimi nga platforma
  6. Dhënia e të drejtave të përdorimit
  7. Garancia dhe përgjegjësia
  8. Kohëzgjatja dhe përfundimi i kontratës
  9. Nddryshimi i kushteve të përdorimit
  10. Zgjedhja e ligjit
  11. Zgjidhja e kntesteve
  12. E drejta e anulimit
 

1. Fusha e aplikimit dhe lënda e kontratës

Për përdorimin e fushave të personalizuara të kësaj faqeje interneti, pas regjistrimit përkatës vlejnë kushtet e mëposhtme të përdorimit në marrëdhëniet midis „përdoruesit“ dhe Goethe-Institutit si operator i faqes së internetit.

Lënda e kontratës është përdorimi pa pagesë i faqes së internetit si një platformë informimi dhe komunikimi („shërbim“). Kurset e mësimit në distancë për të cilat paguhet tarifë e caktuar janë ekskluzivisht lëndë e Kushteve të përgjithshme të biznesit.      

2. Regjistrimi dhe lidhja e kontratës

Parakusht për përdorimin e shërbimeve të personalizuara është regjistrimi paraprak. Gjatë regjistrimit, përdoruesi duhet të japë të dhëna të sakta dhe t’i referohet deklaratës për mbrojtjen e të dhënave. Pas regjistrimit, përdoruesi do të marrë një e-mail me një link për të konfirmuar. Me aktivizimin e llogarisë së përdoruesit nga ana e Goethe-Institutit hyn në fuqi Kontrata e përdorimit pa pagesë të faqes së internetit.

Përdoruesi nuk guxon të lejojë palët e treta të përdorin qasjen e tij në faqen e internetit dhe, si pronar i llogarisë, është përgjegjës për mbrojtjen e saj kundër keqpërdorimit. Prandaj ai është i obliguar t'i mbajë sekret të dhënat e tij të qasjes dhe t'i mbrojë ato nga qasja e palëve të treta. Nuk lejohet përdorimi i emrave të markave të mbrojtura ose emrave të personave të tjerë fizikë ose juridikë si emra përdoruesish.   

3. Shërbimet e Goethe-Institutit

Në kuadër të këtyre kushteve të përdorimit, Goethe-Institut i lejon përdoruesit të lexojë dhe publikojë artikuj në faqen e internetit dhe të komunikojë me përdoruesit e tjerë. Për këtë qëllim, Goethe-Institut, në kuadër të mundësive të tij teknike dhe ekonomike, përdoruesit ia mundëson pa pagesë një platformë me funksione të ndryshme të komunitetit.
Qëllimi i funksioneve të komunitetit është të mundësojë shkëmbimin e temave dhe lëndëve lidhur me ofertat arsimore dhe kulturore të Goethe-Institutit. Goethe-Instituti operon me platformën në kuadër të detyrave që i ngarkohen. Platforma nuk ka për qëllim shkëmbimin e përgjithshëm të mendimeve, vetë-prezantimit të përdoruesve apo të argëtimit.
Në rast të qasjes së vazhdueshme, ne mund të bëjmë ndryshime të produktin digjital që shkojnë përtej asaj që është e nevojshme për të ruajtur përputhshmërinë me kontratën nëse

  1. ekziston arsye e vlefshme për ta bërë këtë,
  2. për Ju nuk do të ketë kosto shtesë si rezultat i ndryshimit dhe
  3. Ju informojmë qartë dhe kuptueshëm për ndryshimin.

Arsyet e vlefshme në këtë kuptim përfshijnë rastet kur ndryshimi është i nevojshëm për të përshtatur produktin digjital me një mjedis të ri teknik ose me një numër të shtuar përdoruesish, ose kur është i nevojshëm për arsye të tjera të rëndësishme operative.
Nëse ndryshimi ndikon ndjeshëm në mundësinë e përdoruesit për qasje në funksionet e komunitetit ose në përdorimin e tyre, Goethe-Instituti do ta informojë përdoruesin nëpërmjet postës elektronike për ndryshimin dhe të drejtat e përdoruesit brenda një periudhe të arsyeshme kohore përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi.   

4. Detyrimet e përdoruesit dhe rregullat e sjelljes

Në kuadër të regjistrimit të tij, përdoruesi merr përsipër të sigurojë gjithmonë të dhëna të vërteta, të përditësuara dhe të plota për veten e tij siç specifikohet në formularin e regjistrimit dhe nuk lejohet të mashtrojë Goethe-Institut ose përdorues të tjerë për identitetin e tij në asnjë moment.

Me publikimin e përmbajtjeve në faqen e internetit, përdoruesi siguron që ai është pronar i të gjitha të drejtave të kërkuara për këtë. Përdoruesi merr përsipër të mos publikojë asnjë kontribut në faqen e internetit ose t'ua dërgojë ato përdoruesve të tjerë që shkelin rregullat e mirësjelljes ose ligjin në fuqi. Në veçanti, përdoruesi merr përsipër të mos publikojë asnjë kontribute ose t'ua dërgojë ato përdoruesve të tjerë,

  • publikimi i të cilave përbën vepër penale ose kundërvajtje administrative,
  • që shkelin të drejtën e autorit, markën tregtare ose ligjin e konkurrencës,
  • të cilat shkelin të drejtat e mbrojtjes së të dhënave të palëve të treta (p.sh. publikimi i mesazheve private pa pëlqimin e dërguesit),
  • të cilat kanë përmbajtje fyese, të pavërteta, raciste, diskriminuese, të dëmshme për të miturit ose përmbajtje pornografike,
  • që përmbajnë reklamë, duke përfshirë grafikë ose link me ose pa tekst shoqërues në një nënshkrim ose janë brenda publikimeve.
Përveç kësaj, përdoruesit duhet të respektojnë në çdo kohë rregullat e përgjithshme të mirësjelljes ("Netiquette") dhe të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, dhe nuk lejohen që shërbimin ta përdorin për të kërcënuar, ngacmuar ose dëmtuar përdoruesit e tjerë ose palët e treta për të mashtruar ose dëmtuar reputacionin apo biznesin e tyre.

Gjithashtu, ndalohet publikimi i kontributeve që nuk kanë të bëjnë me temat të cilave u kushtohet shprehimisht fusha përkatëse e një komuniteti ose që në një mënyrë tjetër e dëmtojnë temën dhe shkëmbimin në lidhje me temën (pika 3). Kjo përfshin, në veçanti, publikimin masiv të kontributeve që nuk kanë fare ose kanë të njëjtën përmbajtje (“spamming”).

Nëse një përdorues është dëshmitar i një shkelje të këtyre kushteve të përdorimit nga një përdorues tjetër, ai është i detyruar të informojë administratorët me e-mail në
kdf@goethe.de   

5. Sanksionet në rast të shkeljes së detyrimeve; përjashtimi nga platforma

Në rast të një shkeljeje ose dyshimi të bindshëm për shkelje të detyrimeve të përcaktuara në pikën 4 më sipër (duke përjashtuar detyrimin për të raportuar shkeljet nga përdoruesit e tjerë), Goethe-Instituti, sipas gjykimit të tij, mund të vendosë sanksionet e mëposhtme për përdorues:

  • Fshirje ose modifikim të përmbajtjes së publikuar nga përdoruesi nëse, sipas vlerësimit të Goethe-Institut, kjo përbën shkelje të rregullave të sjelljes në përputhje me pikën 4,
  • Kumtim të një paralajmërimi,
  • Kufizim të përdorimit të shërbimit,
  • Bllokim të përkohshëm ose të përhershëm të qasjes,
  • Ndërprerje të kontratës së përdoruesit dhe fshirje të të gjitha të dhënave dhe përmbajtjes së përdoruesit, gjithashtu pa paralajmërim dhe pa kontakt paraprak.

Nëse një kontribut i publikuar shkel pikën 4, Goethe-Instituti mund të bllokojë kontributin pa njoftim paraprak. Goethe-Instituti informon përdoruesin që ai të mund të marrë qëndrim. Nëse rezulton se kontributi nuk shkel pikën 4, Goethe-Instituti do të heqë bllokimin.
Das Goethe-Institut sperrt den Zugang des Nutzers nur bei vorsätzlichen, systematischen oder ähnlich schwerwiegenden Verstößen ohne vorherige Verwarnung. Ansonsten erfolgt die endgültige Sperrung nur dann, wenn der Nutzer nach einer Verwarnung erneut gegen eine Verhaltensregel verstößt.

Goethe-Instituti bllokon qasjen e përdoruesit pa paralajmërim paraprak vetëm në rast të shkeljeve të qëllimshme, sistematike ose shkelje të ngjashme serioze. Përndryshe, bllokimi përfundimtar bëhet vetëm nëse përdoruesi shkel përsëri kodin e sjelljes pas një paralajmërimi.
Përveç kësaj, bllokimi i qasjes fillimisht është vetëm i përkohshëm dhe Goethe-Instituti gjithashtu i jep përdoruesit mundësinë për të komentuar brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Vetëm në bazë të qëndrimit Tuaj ose pas skadimit afatit, Goethe-Instituti vendos të bllokojë përgjithmonë qasjen Tuaj.

Përdoruesi do të dëmshpërblejë Goethe-Institutin kundrejt të gjitha pretendimeve të bëra nga palët e treta për shkak të shkeljes së detyrimeve të përcaktuara në pikën 4 më sipër me faj të përdoruesit (me përjashtim të detyrimit për të raportuar shkeljet nga përdorues të tjerë). Përdoruesi merr përsipër të mbështesë Goethe-Institutin në mënyrë të besueshme me informacione dhe dokumente për mbrojtje të pretendimeve të tilla. Përdoruesi është gjithashtu i detyruar të bartë shpenzimet e mbrojtjes së nevojshme ligjore të Goethe-Institutit. Të drejtat dhe kërkesat e mëtejshme për dëmet e Goethe-Institutit do të mbeten të paprekura.     

6. Dhënia e të drejtave të përdorimit

E drejta e autorit për kontributet e publikuara, për aq sa ato mund të mbrohen nga e drejta e autorit, i mbetet përdoruesit përkatës. Megjithatë, duke publikuar kontributin e tij në goethe.de, përdoruesi i jep Goethe-Institut të drejtën jo-ekskluzive, në gjithë botën dhe të pakufizuar që kontributet

  • në mënyrë të vazhdueshme të jenë publikisht në dispozicion në faqen e internetit (gjithashtu të përkthyera),
  • t’i riprodhojë dhe shpërndajë në vepra të shtypura (të përkthyera gjithashtu),
  • t’i zhvendosë brendapërbrenda faqes së internetit dhe t’i lidhë ato me përmbajtje të tjera,
  • t’i redaktojë, veçanërisht t’i shkurtojë, t’i përkthejë, t’i zhvendosë brendapërbrenda faqes së internetit dhe/ose t’i lidhë ato me përmbajtje të tjera edhe jashtë faqes së internetit,
  • t’i ndryshojë ose pjesërisht t’i fshijë, në rast se kërkohet kjo nga pika 5

Përdoruesi nuk ka të drejtë të fshijë ose korrigjojë kontributet e bëra prej tij. Dispozitat e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (Rregullorja EU 2016/679), Ligji për të Drejtën e Autorit dhe çdo detyrim ligjor i përdoruesit për të fshirë mbeten të paprekura.     

7. Garancia dhe përgjegjësia

Nëse një produkt digjital është me defekt, ekzistojnë e drejta për garanci. E drejta për garanci ndaj defekteve të shërbimit sipas pikës 1 do të skadojë për 2 vite nga data e dhënies në dispozicion, por skadimi më i hershëm është një vit pas përfundimit të afatit të kontratës.
 
Përjashtohet e drejta për dëmshpërblim të përdoruesit nga Goethe-Instituti, organet, punonjësit dhe agjentët e tij, përveç rasteve kur është e përcaktuar ndryshe më poshtë. Të përjashtuara janë pretendimet për dëmshpërblim në bazë të garancisë ose të një garancie të dhënë nga Goethe-Instituti, në bazë të një dëmtimi jetësor, të trupit ose shëndetit, në bazë të Ligjit të Përgjegjësisë për Produktet dhe kërkesa për dëmshpërblim në bazë të shkeljes së detyrimeve thelbësore kontraktuese. Detyrimet thelbësore kontraktuese janë të tilla, përmbushja e të cilave është e nevojshme për të arritur objektivin e kontratës. E hequr nga përjashtimi i përgjegjësisë është edhe përgjegjësia për dëmet që bazohen në shkelje të qëllimshme ose nga shkelja e rëndë të obligimeve nga ofruesi, përfaqësuesit e tij ligjorë ose agjentët e tij.   

8. Kohëzgjatja dhe përfundimi i kontratës

Kjo marrëveshje është lidhur për një periudhë të pacaktuar kohore dhe mund të ndërpritet pa paralajmërim nga secila palë në formë teksti (p.sh. me e-mail).

Pas përfundimit të kësaj kontrate, Goethe-Instituti ka të drejtë, por jo të detyruar, të fshijë përmbajtjen e krijuar nga përdoruesi dhe të ndarë me përdoruesit e tjerë. Sidoqoftë, përdoruesi në çdo kohë mund të kërkojë fshirjen e llogarisë së përdoruesit dhe të dhënave jopublike të ruajtura në të.

Nëse ekziston një arsye e rëndësishme, veçanërisht për shkak të një shkeljeje serioze ose të përsëritur të detyrimeve në pikën 4, ndoshta pas një paralajmërimi të pasuksesshëm, Goethe-Instituti ka të drejtë të bllokojë menjëherë qasjen e përdoruesit dhe të ndërpresë kontratën pa paralajmërim. Në këtë rast, përdoruesi në fjalë mund të regjistrohet përsëri vetëm me pëlqimin paraprak me shkrim të Goethe-Institut.   

9. Ndryshimi i kushteve të përdorimit

Goethe-Instituti rezervon të drejtën të ndryshojë këto kushte përdorimi pa dhënë arsye. Goethe-Instituti do të informojë përdoruesin në kohën e duhur për ndryshimet gjatë vizitës pas ndryshimit dhe do t'i kërkojë përdoruesit të pajtohet me kushtet e ndryshuara të përdorimit. Nëse një përdorues nuk kundërshton brenda një periudhe të arsyeshme prej të paktën 14 ditësh, kushtet e përdorimit konsiderohen se janë pranuar. Gjatë informimit për ndryshimet në kushtet e përdorimit, Goethe-Instituti do të theksojë në mënyrë specifike se pëlqimi konsiderohet i dhënë nëse përdoruesi nuk kundërshton brenda periudhës së caktuar. Nëse përdoruesi kundërshton, Goethe-Instituti mund të ndërpresë kontratën në përputhje me pikën 8. 

Arkivi

10. Zgjedhja e ligjit

Për marrëdhëniet kontraktuese midis Goethe-Institutit dhe përdoruesit zbatohet Ligji i Republikës Federale të Gjermanisë. Kjo zgjedhje e ligjit vlen për konsumatorët vetëm derisa konsumatorit nuk i hiqet mbrojtja, e cila i jepet atij nga rregulloret e detyrueshme të mbrojtjes së konsumatorëve të shtetit në të cilin ai ka vendbanimin e tij të zakonshëm.   

11. ZGJIDHJA E KONTESTEVE

Komisioni Evropian vë në dispozicion një platformë për zgjidhjen e kontesteve në internet (OS), të cilën mund ta gjeni këtu: http://ec.europa.eu/consumers/odr/. Konsumatorët kanë mundësinë të përdorin këtë platformë për të zgjidhur kontestet e tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në një procedurë arbitrazhi jashtë gjykatës përpara një Bordi të arbitrazhit të konsumatorëve.Përgjegjës është Bordi federal universal i arbitrazhit në Qendrën për Arbitrazh e.V., Straßburger Straße 8, 77694 Kehl am Rhein (Universalschlichtungsstelle des Bundes am Zentrum für Schlichtung e.V.) Straßburger Straße 8, 77694 Kehl am Rhein, https://www.verbraucher-schlichter.de/.   

12. E drejta e anulimit

Konsumatorët kanë të drejtë ligjore për të anuluar kontratën.  

Udhëzim për anulim:

E drejta e anulimit
Ju keni të drejtë që brenda katërmbëdhjetë ditëve ta anuloni këtë kontratë pa dhënë asnjë arsye.
Afati i anulimit është katërmbëdhjetë ditë nga dita e lidhjes së kontratës.
Për të ushtruar të drejtën tuaj të anulimit, duhet të na informoni (Goethe-Institut e. V., Oskar-von-Miller-Ring 18, 80333 München, Telefon: +49 89 15921-0, info@goethe.de) përmes një deklarate të qartë (psh. Me një letër të dërguar me postë ose me e-mail) për vendimin Tuaj që të anuloni këtë kontratë. Ju mund të përdorni formularin e bashkangjitur të anulimit, por kjo nuk është e detyrueshme.
Për të përmbushur afatin e anulimit, mjafton që të dërgoni njoftim në lidhje me ushtrimin e së drejtës së anulimit përpara se të skadojë afati i anulimit.

Pasojat e anulimit       
Nëse e anuloni këtë kontratë, ne do t’ju kthejmë të gjitha pagesat që kemi marrë nga ju, duke përfshirë kostot e dërgesës (me përjashtim të kostove shtesë që rezultojnë nga fakti që keni zgjedhur një lloj dërgese të ndryshme nga dërgesa standarde më e lirë e ofruar nga ne), menjëherë dhe më së voni brenda katërmbëdhjetë ditëve nga dita në të cilën kemi marrë njoftimin Tuaj për anulimin e kësaj kontrate. Për këtë shlyerje, ne përdorim të njëjtat mjete pagese që keni përdorur në transaksionin origjinal, përveç rasteve kur diçka tjetër është rënë dakord me ju; në asnjë rrethanë nuk do t'ju ngarkohen pagesa për këtë shlyerje.
Nëse keni kërkuar që shërbimet të fillojnë gjatë periudhës së anulimit, ju duhet të na paguani një shumë të arsyeshme që korrespondon me proporcionin e shërbimeve të ofruara tashmë deri në momentin në të cilin na keni informuar për ushtrimin e së drejtës së anulimit për sa i përket kësaj kontrate krahasuar me masën totale të shërbimeve të parashikuara në kontratë.

(Mund ta përdorni formularin e mëposhtëm ose vetë mund të formuloni anulimin.)

Formulari për anulim

(Në rast se dëshironi ta anuloni kontratën, atëherë Ju lutemi plotësojeni këtë formular dhe dërgojeni atë.) ​​​​​​​
Deri Goethe-Institut e. V.
Oskar-von-Miller-Ring 18,
80333 München
Deutschland
info@goethe.de

 
Me këtë e anuloj(më) (*) Kontratën e lidhur nga ana ime/jonë (*) për blerjen e mallrave të mëposhtëm (*)/kryerjen e shërbimeve të mëposhtme (*)

______________________________________________________
______________________________________________________

Porositur më (*) _____________________ (*)/pranuar më (*) _____________________


Emri dhe mbiemri i konsumatorit(ëve)
______________________________________________


Adresa e konsumatorit(ëve)
______________________________________________
______________________________________________
______________________________________________
______________________________________________
______________________________________________


Nënshkrimi i konsumatorit(ëve) (vetëm gjatë njoftimeve në formë të shkruar)