Një fillim i mbarë: pjesët e provimit
Provimi
Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 përbëhet nga pjesët: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provim me gojë në grup).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.
Leximi
Ti lexon psh. shënime dhe njoftime të shkurtra, përshkrime personash, letra të thjeshta lexuesish apo artikujt të shkurtër gazetash dhe zgjidh ushtrimet në lidhje me to.
Kohëzgjatja: 20 minuta
Shkrimi
Ti i përgjigjesh një e-maili, letre apo njoftimi ose diçkaje të ngjashme.
Kohëzgjatja: 20 minuta
Dëgjimi
Ti dëgjon biseda të shkurtra nga e përditshmja, mesazhe telefonike private, informacione radiofonike apo të tjera të ngjashme dhe zgjidh ushtrimet në lidhje me këto.
Kohëzgjatja: rreth 20 minuta
Të folurit
Ti prezanton veten, drejton një pyetje me temë nga jeta e përditshme dhe u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta. Përveç kësaj, ti shpreh kërkesa apo lutje dhe reagon me bashkëbiseduesin në situata të njohura për ty.
Kohëzgjatja: 15 minuta
Kriteret
Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 është një provim i gjuhës gjermane për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç.
Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
- Për Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 rekomandohet mosha 10 vjeç.
- Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 kërkon njohuri të nivelit të parë (A1) sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
- Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 80 deri në 200 orë mësimore prej 45 minutash secila.