Dyqanet dhe shitoret në jetën e përditshme
Në gjithë qytetet në gjermani, por edhe në shumë fshatra, ka supermarkete. Aty ju mund të gjeni shumë gjëra të rëndësishme për jetën e përditshme: bukë dhe mish, kos dhe çokollata, artikuj për pastrim edhe letër higjienike. Supermarketet janë hapur zakonisht nga ora 07:00 ose 08:00 deri të paktën nga ora 20:00, madje ndonjëherë edhe deri nga ora 22:00. Ju dëshironi të blini produkte sa më të freskët? Në shumë vende, ka një ose dy herë në javë treg javor. Më së shpeshti, ai është i hapur për ditë të shtune. Në tregun javor, ju do të gjeni fruta, perime si dhe specialitete rajonale. Mish dhe salsiçe të freskëta do të gjeni në dyqanin e mishit. Bukë të freskët mund të blini në furrat e bukës.
Furrat, mishtoret dhe dyqanet e tjera të vogla pjesërisht janë të mbyllura gjatë mesditës. Në mbrëmje zakonisht janë të hapura deri në ora 18.00 ose 18.30. Tregjet që mbahen një herë në javë zakonisht janë të hapura prej herët në mëngjes deri pasdite. Të dielën të gjitha dyqanet janë të mbyllura.
Shërbimi i shpërndarjes në shtëpi
Nëse ju nuk dëshironi të dilni nga shtëpia për bërjen e pazareve, ju mund të përdorni një nga shërbimet shpërndarëse në shtëpi: Ju e merrni këtë shërbim në telefon ose ju plotësoni një formular në internet. Dhe dikush j’ u sjell, për shembull picën ose ujin mineral në shtëpi. Megjithatë, ky shërbim kushton më tepër se po ta blini vet në dyqan. Në shumë fshatra nuk ka dyqane, ndaj shumë shitës ambulantë shkojnë rregullisht në këto fshatra. Ata shesin artikuj ushqimor sie edhe sende të tjera të jetës të përditshme.
Dyqanet e specializuara dhe interneti
Nëse ju dëshironi të blini, për shembull një dollap, një kompjuter ose këpucë, ju mund të shkoni në një magazinë blerjesh/ shtëpi mallrash (Kaufhaus) ose në një dyqan të specializuar (Fachgeschäft). Magazinat e blerjeve kanë produkte nga më të ndryshmet. Magazinat e blerjeve gjenden kryesisht në qytete. Dyqanet e specializuar janë të specializuar në shitjen e produkteve të caktuara. Si për shembull dyqanet mobilieve, dyqanet për pajisje elektronike apo dyqanet e këpucëve. Oraret e hapjes janë zakonisht prej orës 09:00 deri në orën 22:00, por ndonjëherë edhe vetë deri në orën 18:30.
Sot, shumë sende mund të blihen gjithashtu edhe përmes internetit. Ju prisni zakonisht vetëm pak ditë dhe produktet vijnë direkt në shtëpinë tuaj.
Pagesa
Në Gjermani është normale pagesa në mënyra të ndryshme. Me para në dorë, ju mund të paguani kudo. Nëse ju keni një llogari bankare në një bankë kursimi (Sparkasse), ju do të pajiseni me një kartë EC, shpesh edhe me një kartë krediti (MasterCard ose Visa). Në një pjesë të mirë të dyqaneve, ju mund të paguani me kartë EC ose me kartë krediti.
Në internet ju mund të paguani me kartë krediti, por edhe me debitim direkt ose me faturë. Në qoftë se ju dëshironi të paguani me debitim direkt, atëherë ju duhet të jepni të dhënat e llogarisë suaj. Dhe paratë do të tërhiqen direkt nga llogaria juaj. Në pagesën me faturë, ju transferoni paratë nga llogaria juaj.
Çmimet, garancia dhe ndërrimi i mallit
Në pjesën më të madhe të dyqaneve në Gjermani, për të gjitha produktet çmimet janë fikse. Në treg dhe për shuma të mëdha në dyqanet e specializuara, ju mund të bëni pazar çmimi. Por normalisht kjo ndodh shumë rrallë.
Keni blerë diçka dhe ja, ka ndodhur të ketë defekt? Në atë rast, për produktet e reja ju keni një garanci 2-vjeçare dhe mund ta ktheni produktin, dhe të merrni një produkt të ri ose t’i merni paratë tuaja. Ose mund të paguani më pak. Për mallrat e përdorura garancia është 12 muaj. Ndonjëherë ka garanci edhe vetë produkti. Nëse një produkt, p.sh. një televizor, prishet gjatë periudhës së garancisë, atëherë riparimi i tij bëhet falas, ose mund të merrni një televizor të ri. Periudha e garancisë është 12-24 muaj nga data e blerjes.
Disa dyqane ofrojnë edhe këtë mundësi të ndërrimit të mallit: Nëse produkti nuk j’ u pëlqen, atëherë ju mund ta ktheni dhe të merrni sërish paratë tuaja. Zakonisht në internet ose në dyqane dhe magazina blerjesh të mëdha, ndërrimi i mallit është i mundur deri në brenda 14 ditëve. Në këtë rast ju duhet të paraqisni faturën e blerjes. Ofertat speciale, zakonisht, nuk mund të kthehen.
Video International Sign
Pyetje të shpeshta
Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.
Për të shkuar te formulari i kontaktit