Përmes dërhyrjes "Njeriu i qelqtë", institutet Goethe në Evropën Juglindore u drejtohen të rinjve dhe mjedisit të tyre me qëllim promovimin e shkrim-leximit mediatik dhe informativ. Gjatë Javës Globale të shkrim-leximit Mediatik dhe Informativ, e cila organizohet nga UNESCO, Goethe-Institutset ofrojnë një sërë ngjarjesh online dhe offline në rajon. Këto u drejtohen të rinjve dhe prindërve të tyre si dhe mësuesve dhe palëve të tjera të interesuara.
Ndërhyrja “ Njeriu i qelqtë ” do të hapet në prani të partnerëve të projektit më 25.10.2022 në “Dhomë publike” në Shkup. Në dy javët e ardhshme, aty për herë të parë mund të shihet ekspozita “What the Future Wants” të Organizatës Joqeveritare të Berlinit “Tactical Tech”, e cila u zhvillua së bashku me të rinjtë nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit. Me një gjuhë dhe dizajn të përshtatshëm për të rinjtë, ekspozita lidhet me realitetin e jetës për shumë të rinj. Prandaj, “What the Future Wants” i motivon të rinjtë të merren në mënyrë interaktive me tema të tilla si Cyber-Bullying, idealet e bukurisë, lajmet e rreme dhe varësia në internet.
Më tutje, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare "Metamorfozis" ofrohen ngjarje dhe aktivitete të shumta, si punëtori për të rinj dhe mësues, biseda ekspertësh, ngjarje informuese për prindërit, konkurse për të rinj, këshilla anonime për të rinjtë nga specialistë, konkurse dhe takime rajonale me të rinjtë.
Kontakt:
Falk Schleicher
Goethe-Institut Skopje
Bul. 8 Septemvri 18-1/5
1000 Skopje
Tel. + 389 - 2 - 3121 604
falk.schleicher@goethe.de