Mësim i kombinuar Blended Learning

Mësoni gjermanishten së bashku – mësim javor në grup i plotësuar me mësim individual

Zjidhni kursin
Ilustrimi: Klasa mësimore, një djalë i ri ulur pranë tavolinës, mbi tavolinë gjendet një laptop dhe filxhan.
  • 50% në klase të instituti
  • 50% vetëmësim ne një platformë mësimi
  • shkëmbim i dobishëm me mësuesit dhe grupin

Efektiv sikur kursi me prezencë fizike

Blended Learning është oferta ideale, në rast se dëshironi të mësoni shpejtë gjermanishten.

Prandaj, kurset tona Blended Learning e kombinojnë „më të mirën nga të dyja“: të mësuarit me prezencë virtuale dhe të mësuarit e gjermanishtes në mënyrë fleksibile online plotësohen njëra me tjetrën. Në këtë mënyrë do të arrini një përparim shumë më të madh. Ne ofrojmë kurse Blended Learning që nga niveli А1.

Oferta jonë e kursit

Blended Learning Standard

  • Kombinim i takimeve online dhe njësive mësimore në platformën mësimore
  • 2 termine fikse në javë
  • 50% vetëmësim

Blended Learning Intensiv

  • 5 herë në javë në Gete-Institut
  • 5 termine fikse në javë
  • 50% vetëmësim

Efektiv sikur kursi me prezencë fizike

Blended Learning është oferta ideale, në rast se dëshironi të mësoni shpejtë gjermanishten.

Prandaj, kurset tona Blended Learning e kombinojnë „më të mirën nga të dyja“: të mësuarit me prezencë virtuale dhe të mësuarit e gjermanishtes në mënyrë fleksibile online plotësohen njëra me tjetrën. Në këtë mënyrë do të arrini një përparim shumë më të madh. Ne ofrojmë kurse Blended Learning që nga niveli А1.

  • Niveli
    A1.1–C1.3

  • Fillim
    Fundi i janarit/ fundi i marsit/ fundi i majit/ fillimi i shtatorit/fillimi i nëntorit

  • Kohëzgjatja
    7-8 javë

  • Orë mësimore në javë
    4 nga 45 minuta në mënyrë virtuale me mësues dhe me bashkëpjesëmarrës të kursit, 4 nga 45 minuta mësim i pavarur në platformën mësimore

  • Pjesëmarrës
    maks.16

  • Qasje në platformën e të mësuarit
    Në kohëzgjatjen e kursit dhe tre javë pas mbarimit të kursit

  • Çmimi
    12.500 MKD (A1.1-B1.3); 13.500 MKD (B2.1-C1.3)


Një grup dhe pjesëmarrës të kursit pranë laptopit

Kështu funksionon

Mësimi me prezencë virtuale

  • Gjatë kursit do të merrni pjesë dy herë në javë në takimet e drejtpërdrejta virtuale (të hënën & të mërkurën ose të martën & të enjten)
  • Do të diskutoni mbi përmbajtjen e kursit dhe gramatikën si dhe do të flisni më shumë në gjermanisht me pjesëmarrësit e tjerë të kursit.
  • Do të mësoni në një grup prej 6 deri 16 pjesëmarrës dhe do të përgatiteni së bashku për fazën e ardhshme online.

Njësitë mësimore online
  • Ndërmjet takimeve me prezencë virtuale do të mësoni njësitë mësimore online në platformën interaktive të Goethe-Institutit. Kohën dhe vendin e mësimit e përcaktoni vetë në mënyrë individuale dhe fleksibile.
  • Me ndihmën e materialeve profesionale dhe multimediale për ushtrime dhe metodikës më moderne të të mësuarit do ta ushtroni të lexuarit, të shkruarit dhe të dëgjuarit e gjuhës gjermane. Këto ushtrime mund t’i përsëritni sa herë të dëshironi.
  • Do të mësoni me detyra individuale dhe grupore. Personalisht dhe në mënyrë interaktive, nëpërmjet chat-it dhe forumeve, do të mund të shkëmbeni ide me pjesëmarrësit e tjerë të kursit.
  • Do të merrni detyra të reja dhe informata të rregullta kthyese për përparimin tuaj në mësim nga mësuesi Juaj i gjermanishtes.
  • Do të përgatiteni në mënyrë individuale për takimin e radhës me prezencë virtuale.


Goethe-Institut Skopje

Parakushtet

  • Dëshironi të punoni në kompjuter dhe keni qasje në internet.
  • Keni kohë, të paktën dy orë në javë për mësim online.
  • Dëshironi të mësoni në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi i kryeni detyrat.

Ende pyetje? Me kënaqësi do t’ju këshillojmë.