Ndryshimi klimatik
KOMPENSIMI I DYOKSIDIT TË KARBONIT – DHE GJITHÇKA DO TË JETË NË RREGULL?

Ofertat për kompensimin e dyoksidit të karbonit premtojnë të kompensojnë emetimet e gazrave të shkaktuara nga individët, psh. Gjatë udhëtimeve ajrore, me donacione për projekte klimatike. Mirëpo, vallë a nuk po e qetësojmë thjeshtë ndërgjegjen tonë fajtore?

Falë edhe studentëve që në rrugë dalin çdo të premte nën moton Fridays for Future, shumica e njerëzve pyeten se çfarë kontributi mund të japin personalisht në mbrojtjen e klimës. Demonstruesit nuk u bëjnë thirrje vetëm qeverive për të vepruar. Nëse i përcjellim aktivistët e klimës, secili individ duhet të ndryshojë sjelljen e tij. Mënyra jonë e tanishme e jetës e ngarkon mjedisin, përfshirë këtu edhe trendin për udhëtime ajrore. Mirëpo, a do të thotë kjo se ne plotësisht duhet të heqim dorë nga udhëtimet ajrore?


Disa kompani ofrojnë alternativë: kompensim të dyoksidit të karbonit. Çdo njeri i ndërgjegjshëm për klimën, që herë pas here dëshiron të udhëtojë me aeroplan, të paktën mund të bëjë një kompensim. Parimi është i thjeshtë. Llogariten emetimet e dyoksidit të karbonit të shkaktuara nga një fluturim dhe dhurohet një sasi përkatëse për projektet e mbrojtjes së klimës që ulin sasinë e dyoksidit të karbonit. Me këto donacione do të mbillen pemë dhe do të ndërtohen turbina me erë. Dëmi mjedisor i shkaktuar nga udhëtimi duhet sërish të kompensohet.

KOMPENSIM I DyOKSIDIT TË KARBONIT PËR UDHËTIME

Matur nga sasia e parave të mbledhura çdo vit, organizata joqeveritare (OJQ) atmosfair është ofruesi më i madh i Gjermanisë për kompensimin e dyoksidit të karbonit. Individët dhe kompanitë mund të përdorin faqen e internetit për të llogaritur sa dyoksid karboni do të emetohet nga fluturimi ose lundrimi i tyre i ardhshëm dhe më pas të dhurojnë një sasi përkatëse parash. Për shembull, sipas atmosfair, një fluturim nga Berlini për në Nju Jork për pasagjerë të klasës Economy shkakton më shumë se 1,2 tonë emetim të dyoksidit të karbonit, prandaj OJQ-ja propozon një kompensim prej 30 eurosh. Kjo mund të zhvillohet në faqen e internetit dhe, nëse dëshironi, t'i dedikohet një projekti specifik. 

Pothuajse gjashtë milion euro kanë depërtuar në projekte hidroenergjetike në Honduras në vitin 2017, në furra efikase në Indi apo në impiante solare për përpunimin e ujit të pijshëm në Egjipt.

Sipas të dhënave nga atmosfair, më pak se një për qind e të gjitha fluturimeve janë duke u kompensuar në të gjithë Gjermaninë. Sidoqoftë, kompensimi i dyoksidit të karbonit është në trend, dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë kompani po zbulojnë këtë temë. Numri i fluturimeve të kompensuara në atmosfair u rrit me 50 për qind nga viti 2017 në vitin 2018, ndërsa edhe ofruesit e tjerë po raportojnë gjithashtu për një rritje të kërkesës.

  • <b>Mbjellja e pemëve si dhuratë</b><br>Në faqen e internetit të Primaklima e.V., përdoruesit mund ta llogarisin gjurmën e tyre ekologjike dhe të dhurojnë një shumë të rekomanduar në projekte për mbrojtjen e klimës. Mes tjerash Primaklima ofron mundësi që dikujt t’i dhuroni pemë. Kështu, në Saksoni mund të mbillet një pemë e re për më pak se pesë euro, ndërsa në Nikaragua kushton tre euro mbjellja e një peme të re. Personi, në emrin e të cilit mbillet pema merr një certifikatë me vendndodhjen dhe numrin e pemëve që rriten në emrin e tij dhe shndërrojnë CO₂ në oksigjen. Foto: Screenshot primaklima.org

    Mbjellja e pemëve si dhuratë
    Në faqen e internetit të Primaklima e.V., përdoruesit mund ta llogarisin gjurmën e tyre ekologjike dhe të dhurojnë një shumë të rekomanduar në projekte për mbrojtjen e klimës. Mes tjerash Primaklima ofron mundësi që dikujt t’i dhuroni pemë. Kështu, në Saksoni mund të mbillet një pemë e re për më pak se pesë euro, ndërsa në Nikaragua kushton tre euro mbjellja e një peme të re. Personi, në emrin e të cilit mbillet pema merr një certifikatë me vendndodhjen dhe numrin e pemëve që rriten në emrin e tij dhe shndërrojnë CO₂ në oksigjen.

  • <b>Makina e kërkimit që mbjell pemë </b><br>Ecosia është një makinë kërkimi për CO₂-pozitiv. Kjo kompani, e themeluar në Berlin, fitimet nga reklamat dhe programet partnere i përdor për të mbjellë pemë. Sipas të dhënave të Ecosia-GmbH, mesatarisht për çdo kërkim të 45-të mbillet një pemë e re. Pothuajse 60 milion pemë janë ripyllëzuar që nga viti 2009, kryesisht në Amerikën Jugore dhe Qendrore, Afrikë dhe në Azinë Juglindore. Ecosia tani është gjithashtu në dispozicion edhe si një vegël shtesë (Add-on) për Firefox dhe Chrome. Foto: Screenshot ecosia.org

    Makina e kërkimit që mbjell pemë
    Ecosia është një makinë kërkimi për CO₂-pozitiv. Kjo kompani, e themeluar në Berlin, fitimet nga reklamat dhe programet partnere i përdor për të mbjellë pemë. Sipas të dhënave të Ecosia-GmbH, mesatarisht për çdo kërkim të 45-të mbillet një pemë e re. Pothuajse 60 milion pemë janë ripyllëzuar që nga viti 2009, kryesisht në Amerikën Jugore dhe Qendrore, Afrikë dhe në Azinë Juglindore. Ecosia tani është gjithashtu në dispozicion edhe si një vegël shtesë (Add-on) për Firefox dhe Chrome.

  • <b>Fluturime ajrore me ndërgjegje të pastër</b><br>OJQ-ja atmosfair i ka vendosur vetes qëllimin e kompensimit të barrës ekologjike të shkaktuar nga udhëtimet. Individët dhe kompanitë mund të përdorin faqen e internetit për të llogaritur ngarkesën me CO₂ të shkaktuar nga udhëtimi i tyre. Më pas, një shumë e rekomanduar mund të dhurohet për projektet e mbrojtjes së klimës. Sipas kompanisë, kanë rrjedhur pothuajse 7 milion euro për mbrojtjen e klimës në vitin 2017. Foto: Screenshot atmosfair.de

    Fluturime ajrore me ndërgjegje të pastër
    OJQ-ja atmosfair i ka vendosur vetes qëllimin e kompensimit të barrës ekologjike të shkaktuar nga udhëtimet. Individët dhe kompanitë mund të përdorin faqen e internetit për të llogaritur ngarkesën me CO₂ të shkaktuar nga udhëtimi i tyre. Më pas, një shumë e rekomanduar mund të dhurohet për projektet e mbrojtjes së klimës. Sipas kompanisë, kanë rrjedhur pothuajse 7 milion euro për mbrojtjen e klimës në vitin 2017.

  • <b>Kompensimi i CO₂ edhe në komunikacionin rrugor</b><br>natyrisht se mjedisin nuk e ndotin vetëm aeroplanët, edhe automjetet e bëjnë të njëjtën gjë. Startup ReGreen nga Vjena, ofron kompensim të CO₂ për shoferët e veturave dhe motoçiklistët. Në faqen e internetit, emetimet e gazrave mund të llogariten duke u bazuar në llojin e automjetit dhe numrin e kilometrave të kaluara në vit. Sipas ReGreen, një motor ekonomik me benzinë  që udhëton 10.000 km në vit, në rrugë prodhon 1,95 tonë CO₂. Një motor i fuqishëm me naftë prodhon 3,10 tonë. Sipas të dhënave të kësaj kompanie, deri më tani ajo ka kompensuar më shumë se 18 milion kilometra të kaluara. Foto: Screenshot regreen.at

    Kompensimi i CO₂ edhe në komunikacionin rrugor
    natyrisht se mjedisin nuk e ndotin vetëm aeroplanët, edhe automjetet e bëjnë të njëjtën gjë. Startup ReGreen nga Vjena, ofron kompensim të CO₂ për shoferët e veturave dhe motoçiklistët. Në faqen e internetit, emetimet e gazrave mund të llogariten duke u bazuar në llojin e automjetit dhe numrin e kilometrave të kaluara në vit. Sipas ReGreen, një motor ekonomik me benzinë që udhëton 10.000 km në vit, në rrugë prodhon 1,95 tonë CO₂. Një motor i fuqishëm me naftë prodhon 3,10 tonë. Sipas të dhënave të kësaj kompanie, deri më tani ajo ka kompensuar më shumë se 18 milion kilometra të kaluara.

  • <b>A e dini gjurmën Tuaj ekologjike?</b><br>Me llogaritësin e CO₂, të zhvilluar nga Enti Federal i Mjedisit dhe iniciativa KlimaAktiv, çdokush mund të llogarisë bilancin e tij personal të CO₂. Në bazë të kësaj, më pas do të fillojë një skenar i CO₂. Mund të merren parasysh synimet e mira për të ardhmen, të tilla si ulja e temperaturës së hapësirës së jetesës për një shkallë ose kalimi në një automjet ekologjik. Më në fund, kompjuteri vizualizon efektet e planit personal të klimës për 30 vitet e ardhshme. Sa është larg mënyra juaj e jetesës nga qëllimi i mbrojtjes së klimës për të zvogëluar gazrat serrë në Gjermani me 95 për qind deri në 2050? Foto: Screenshot uba.CO2-rechner.de

    A e dini gjurmën Tuaj ekologjike?
    Me llogaritësin e CO₂, të zhvilluar nga Enti Federal i Mjedisit dhe iniciativa KlimaAktiv, çdokush mund të llogarisë bilancin e tij personal të CO₂. Në bazë të kësaj, më pas do të fillojë një skenar i CO₂. Mund të merren parasysh synimet e mira për të ardhmen, të tilla si ulja e temperaturës së hapësirës së jetesës për një shkallë ose kalimi në një automjet ekologjik. Më në fund, kompjuteri vizualizon efektet e planit personal të klimës për 30 vitet e ardhshme. Sa është larg mënyra juaj e jetesës nga qëllimi i mbrojtjes së klimës për të zvogëluar gazrat serrë në Gjermani me 95 për qind deri në 2050?

  • <b>Kompensimi i CO₂ si mision krishter</b><br>Klima-Kollekte është fondi i kishave krishtere. Që nga viti 2011, ky fond iu ofron kompanive si dhe personave privat mundësinë për kompensimin e emetimit të CO₂, që të japin donacione në projekte për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim. Për pesë vite, nga themelimi i fondit, janë kompensuar rreth 56.750 tonë CO₂. Oferta është e hapur edhe për persona, të cilët nuk i përkasin kishës krishtere. Foto: Screenshot klima-kollekte.de

    Kompensimi i CO₂ si mision krishter
    Klima-Kollekte është fondi i kishave krishtere. Që nga viti 2011, ky fond iu ofron kompanive si dhe personave privat mundësinë për kompensimin e emetimit të CO₂, që të japin donacione në projekte për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim. Për pesë vite, nga themelimi i fondit, janë kompensuar rreth 56.750 tonë CO₂. Oferta është e hapur edhe për persona, të cilët nuk i përkasin kishës krishtere.

 

pyllëzimi për kërkimet online

Ka edhe ofrues që premtojnë kompensim në fushën e digjitalizimit - veçanërisht për kërkimet në Internet. Sepse, jo vetëm pajisjet fundore elektronike si: telefonat inteligjentë, laptopët dhe celularët konsumojnë energji, por edhe serverat, rrjetet dhe ruterët në sfond, dhe kështu e ngarkojnë klimën. Që nga viti 2015 artistja Joana Moll ka vizualizuar emisionet e dyoksidit të karbonit në kërkimet në Google me projektin CO2GLE. Sipas llogaritjeve të saj, për një kërkim në internet lirohen në atmosferë rreth 10 gram dyoksid karboni. 

Kompania Ecosia nga Berlini ka zhvilluar një motor kërkimi me standarde ekologjike. Ajo i përdor fitimet e saj për të mbjellë pemë atje, ku sipas themeluesve, janë më të domosdoshme, domethënë, veçanërisht pranë ekuatorit, në vendin e pyjeve më të mëdha të shiut. Për dhjetë vjet në këtë mënyrë janë mbjellë rreth 60 milionë pemë. Sipas kompanisë, çdo kërkim i 45-të shton një pemë tjetër. 

Sigurisht, një pemë e sapombjellur nuk lidh menjëherë sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit, por sasia shtohet me rritjen e tyre. Nëse e llogarisim për 80 vjet, një pemë lidh rreth 12,5 kilogram dyoksid karboni. Sipas llogaritjes së Moll, 45 kërkime shkaktojnë më pak se gjysmë kilogram dyoksid karboni, gjë që Ecosia-n e bën një projekt jo vetëm të neutralizimit të dyoksidit të karbonit, por një projekt me efekte pozitive të lidhjes së dyoksidit të karbonit. 

kompensimi krijon ndërgjegje 

Me një pjesëmarrje në treg prej vetëm një pjese të një përqindëshit (Neue Züricher Zeitung e vlerëson në 0,22 për qind) Ecosia është shumë larg për ta rrëzuar Google nga vendi i parë. Edhe kompensimi i karbonit për fluturimet nuk është një fenomen masiv. Kritikët argumentojnë gjithsesi se njerëzimi do të bënte më mirë të përqendrohej në zvogëlimin e emetimit të dyoksidit të karbonit sesa në kompensimin e tij.

Vetë ofruesit e kompensimit në princip pajtohen: „ Kompensimi është gjithmonë vetëm opsioni i tretë më i mirë - pas shmangies dhe reduktimit", tha për Deutsche Welle Dietrich Brockhagen, drejtori menaxhues i atmosfair. Por, të paktën projektet për kompensim dhe pyllëzim krijojnë një vetëdije më të fuqishme për gjurmën ekologjike të individit. Efekti nuk mund të hiqet plotësisht. Nëse po aq njerëz do të kërkonin me Ecosia siç bëjnë me Google dhe do të vazhdonin të mbillnin në përputhje me rrethanat, pemët e sapombjellura në këtë mënyrë së shpejti do të mund të lidhnin 15 për qind të gazrave serrë të bëra nga njeriu - të paktën kështu janë llogaritjet e vetë kompanisë.