Qyteti dhe fshati
SHTËPIA ËSHTË ATY KU KA WLAN

Rregullisht mund të lexohet dhe dëgjohet në media, që njerëzit ose shpërngulen në fshat ose largohen prej atje. Vallë tani gjermanët migrojnë në qytet apo në fshat?

Nëse i ndiqni mediat mbi temën e jetës në qytet dhe fshat, mund të konstatohet se raportet janë plot me kontradikta. Një studim nga Instituti i ekonomisë gjermane në vitin 2019 arriti në përfundimin se gjithnjë e më shumë gjermanë po largohen nga qyteti. Një vit më vonë, dega në Dresden e Institutit Ifo njoftoi se përqindja e popullsisë që jetonte në fshat kishte arritur nivelin më të ulët që nga viti 1871. Si është e mundur - a preferojnë njerëzit tani të migrojnë në fshat apo në qytet?

migrimi i të rinjve nga fshati

Qytetet: Leipzig, Frankfurt am Main dhe Berlin janë qytete të mëdha gjermane, të cilat sipas Enteve federale statistikore në vitin 2018 shënuan rritje jashtëzakonisht të lartë. Nuk është për tu çuditur, pasi që infrastruktura e një qyteti të madh është në gjendje të shkëlqyeshme sa i përket lëvizshmërisë, shkollave, kujdesit për fëmijët, administratës dhe kujdesit mjekësor. Kështu për shembull, shifrat nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme (BMI) tregojnë se në qytetet-njësi federale: Berlin, Hamburg dhe Bremen dhe qytetet që nuk kanë qarqe në përbërje,  ka 77 deri në 103 mjekë të përgjithshëm për çdo 100,000 banorë. Në disa rrethe rurale më pak të populluara në Mecklenburg-Vorpommern, Brandenburg, Bavari dhe Saksoninë e Ulët ka vetëm 17 deri 44. Para së gjithash të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç shpërngulen në qytete të mëdha. Sipas Institutit RWI Leibniz, ata përbëjnë përqindjen më të madhe të të gjitha migrimeve të brendshme me 43 për qind.
 
Mirëpo, mungesa e strehimit po i dëbon sërish njerëzit nga qyteti. Për shembull, në Berlin-Kreuzberg, për një apartament me një dhomë 25 metra katrorë hapësirë ​​banimi kërkohet qira prej 1.000 eurosh, megjithëse vështirë dikush mund ta paguajë atë. Arsyeja: Shumë banesa janë blerë nga investitorë të pasurive të patundshme dhe në lagje të mira shpeshherë ka vetëm mysafirë Airbnb. Kështu mund të vijmë deri te ideja se në fshat, ku ajri është i pastër dhe hapësira është e pafund, është e mundur një jetë alternative. Një shtëpi fshati lehtë shndërrohet në një mrekulli bashkëkohore të kursimit të energjisë, aty brenda një Zyrë multimediale, tortë e freskët me mollë në tryezë, ndërsa fëmijët, po, ata më në fund mund të vrapojnë jashtë sa t’u dojë zemra. Të paktën ky është paramendim i një dëshire.

fshati i moshuar

Sado romantike të jetë ideja të jetosh në fshat, ajo ndonjëherë është edhe mashtruese. Vetë çështja e punës në shtëpi nga njëra anë, pasi ka shumë vende nëpër fshatra me mungesë të internetit të shpejtë. Derisa përqindja e familjeve të furnizuar me lidhje të internetit të brezit të gjerë në Berlin, Mynih ose Hamburg është mbi 90 për qind, në shumë rajone rurale është nën 60 për qind. Megjithatë, infrastruktura digjitale është një parakusht themelor që punonjësit të mund të punojnë nga shtëpia. Dhe nëse nuk mund të punojë nga shtëpia, migrimi në fshat nënkupton udhëtime të gjata. Në vitin 2018, në Gjermani kanë udhëtuar rreth 19 milionë njerëz, derisa rreth 60 për qind e punonjësve jetojnë dhe punojnë në komuna të ndryshme. Nëse dëshironi çmime më të ulëta të pasurive të patundshme, atëherë zakonisht duhet të llogaritni udhëtime prej një ore ose më shumë. Kjo tregon se edhe nga pikëpamja ekologjike, jeta rurale nuk është e dobishme. Përkundrazi, madje shkakton më shumë dyoksid karboni kur njerëzit jetojnë në hapësira më të mëdha, çon në mbyllje më të mëdha dhe në konsum më të lartë të energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje.
 
Pasojat: gjithashtu shumica e rajoneve rurale po humbin banorët. Edhe atë për shumë vite - sa më larg një qyteti të madh, aq më shumë. “Të rinjtë në veçanti i shmangen fshatit. Si rezultat i kësaj, ka mungesë të punëtorëve dhe të lindjeve” - thotë Felix Rösel, udhëheqës i studios së Ifo në Dresden. Kjo do të thotë se popullsia në zonat rurale po plaket. Shkalla e vdekjeve në zonat rurale është ndonjëherë aq e lartë sa që do të nevojitej një imigrim i konsiderueshëm i të rinjve për të kompensuar ikjen e të moshuarve. Në rrethin Bautzen, për shembull, midis viteve 2008 dhe 2015 migruan pothuajse një e katërta e banorëve të moshës mes 18 dhe 29 vjeç. Me to u zhdukën edhe bujtinat, dyqanet e vogla ushqimore, kasapët dhe furrat e bukës.

Migrimi i familjeve nga qyteti

Ku do të shkojnë pra ata njerëz, që janë lodhur nga çmimet të larta patundshmërive, ndotja e ajrit dhe ngushtësia urbane? Sipas Entit Federal Statistikor, janë kryesisht familjet ato që po ia kthejnë shpinën gjithnjë e më shumë qytetit të madh. Sidoqoftë, të rriturit midis 30 dhe 49 vjeç dhe fëmijët e tyre të mitur nuk shpërngulen në fshat, por kryesisht në zonat urbane. Hulumtimet nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme (BMI) tregojnë se rritja e popullsisë në Gjermani aktualisht është e përqendruar në zonën përreth qyteteve të mëdha dhe zonave të përparuara rurale. Në lidhje me kryeqytetin federal, ky fenomen njihet si „Kullimi i Berlinit“ („Berlin-Drain“), ku familjet migrojnë në qytete të vogla dhe të mesme përreth Brandenburgut, në të ashtuquajturën Zonë e Metropolës. Prandaj, hulumtuesit e Studimit Ifo në Dresden shohin një përqendrim në rritje të popullsisë në disa vende. „Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, popullsia e Gjermanisë nuk ka qenë kurrë aq e shpërndarë në hapësirë ​​sa është sot“ - thotë udhëheqësi i Studimit, Felix Rösel.

Një komunë, e cila dëshironte të përfitojë nga kjo prirje është Eilenburg në Saksoni. Qyteti i vogël pranë Mulde-s, me lidhje të mira transporti për në Leipzig, tani ka përsëri 17.000 banorë. Në vitin 2014 kishte më pak se 16.000. Për Studiuesin e së ardhmes, Daniel Dettling, është e qartë se qytete të tilla të vogla do të përjetojnë një rilindje. Por me një kusht: „Qytetet e vogla duhet të ofrojnë kushte jetese që janë ekuivalente me ato të një qyteti të madh. Kjo do të thotë që transporti lokal duhet të zgjerohet dhe të garantohet një mbulim gjithëpërfshirës me brez të gjerë interneti dhe rrjet të gjerë celular“ duke i qëndruar besnik motos: Shtëpia është aty ku ka WiFi. Pasi që njerëzit i duan të dyja: nxitimin e qytetit dhe qetësinë e fshatit. Tortë të freskët me mollë dhe lidhje interneti me brez të gjerë. Ose, siç e përmblodhi Kurt Tucholsky në poezinë e tij “Ideali” nga viti 1927: „Përpara Deti Baltik, prapa Friedrichstrasse“.

ambienti i jetës së fshatit në qytetin e madh

Shumica e njerëzve ëndërrojnë për një jetë afër natyrës në fshat, por ky nuk është një opsion i mundshëm për të gjithë. Ata që nuk mund të rregullojnë idilin e jetës në fshat, mund të përmbushin disa dëshira edhe në qytet:

  • Pothuajse të gjithë në fshat kanë kopshtin e tyre të perimeve. Banorët e qytetit që nuk kanë as kopsht dhe as ballkon tani mund të kenë perime të freskëta jeshile të furnizuar rregullisht nga prodhuesit e perimeve nga zona përreth. Foto (Detail): ©Adobe

    Pothuajse të gjithë në fshat kanë kopshtin e tyre të perimeve. Banorët e qytetit që nuk kanë as kopsht dhe as ballkon tani mund të kenë perime të freskëta jeshile të furnizuar rregullisht nga prodhuesit e perimeve nga zona përreth.

  • Nuk është një ide e dyshimtë, por një zgjidhje e pastër për Tiny House ose kopshtin në periferi të qytetit: Parimi i plehërimit, i cili përdoret kryesisht në fshat, gjithashtu ndikon në mjedis. Kurseni ujë dhe para! Foto (Detail): © Adobe

    Nuk është një ide e dyshimtë, por një zgjidhje e pastër për Tiny House ose kopshtin në periferi të qytetit: Parimi i plehërimit, i cili përdoret kryesisht në fshat, gjithashtu ndikon në mjedis. Kurseni ujë dhe para!

  • Të ndezësh sobën është diçka që i përket fshatit. Sot, sobat me qeramikë mund të ndizen aq pastër dhe ekonomikisht, saqë modelet moderne i plotësojnë edhe kërkesat më të larta për shkarkimin e gazrave të qyteteve si Mynihu ose Stuttgarti. Në këtë aspekt, druri, si një karburant i ripërtëritshëm, neutral sa i përket dyoksidit të karbonit, gjithashtu do të mund të gjente vendin e tij si një material i vlefshëm ngrohjeje në qytete Foto (Detail): © Adobe

    Të ndezësh sobën është diçka që i përket fshatit. Sot, sobat me qeramikë mund të ndizen aq pastër dhe ekonomikisht, saqë modelet moderne i plotësojnë edhe kërkesat më të larta për shkarkimin e gazrave të qyteteve si Mynihu ose Stuttgarti. Në këtë aspekt, druri, si një karburant i ripërtëritshëm, neutral sa i përket dyoksidit të karbonit, gjithashtu do të mund të gjente vendin e tij si një material i vlefshëm ngrohjeje në qytete

  • Rrobat thahen në diell, lulet ujiten me ujin e shiut. Ashtu funksionon në fshat. Por edhe ata që jetojnë në qytet mund të përdorin energji alternative, për shembull me një tharëse diellore për rroba ose një sistem të pavarur të ujit të shiut. Foto (Detail): © Adobe

    Rrobat thahen në diell, lulet ujiten me ujin e shiut. Ashtu funksionon në fshat. Por edhe ata që jetojnë në qytet mund të përdorin energji alternative, për shembull me një tharëse diellore për rroba ose një sistem të pavarur të ujit të shiut.

  • Në fshat thuren rrobat. Vallë në qytet rrobat që duhet të hedhen athua shiten me çmime shumë të lira? Jo domosdoshmërisht, sepse ka etiketa gjermane që qëndrojnë për elegancë të qëndrueshme me kushte të paanshme dhe lëndë të parë organike. Foto (Detail): © Adobe

    Në fshat thuren rrobat. Vallë në qytet rrobat që duhet të hedhen athua shiten me çmime shumë të lira? Jo domosdoshmërisht, sepse ka etiketa gjermane që qëndrojnë për elegancë të qëndrueshme me kushte të paanshme dhe lëndë të parë organike.

  • Në shumë qytete gjermane, ushqimet „nga ferma“ („ab Hof“) janë në dispozicion jo vetëm në periferi, por edhe direkt në qendër. Pasi që fermerët kanë zbuluar dyqanin e fermave në qytet për të tregtuar produkte rajonale (organike) - nga Hamburg deri në Mynih, nga Këln deri në Berlin. Foto (Detail): © Adobe

    Në shumë qytete gjermane, ushqimet „nga ferma“ („ab Hof“) janë në dispozicion jo vetëm në periferi, por edhe direkt në qendër. Pasi që fermerët kanë zbuluar dyqanin e fermave në qytet për të tregtuar produkte rajonale (organike) - nga Hamburg deri në Mynih, nga Këln deri në Berlin.

  • Ngjashëm funksionon parimi i makinerive të ushqimit: të mbushur nga fermerët e rajonit, banorët e qytetit mund të gjejnë mish organik për të pjekur në skarë, qumësht, vezë, mjaltë, madje edhe buqeta me lule. Të freskëta nga fshati me shtypje të butonit, gjatë gjithë kohës. Foto (Detail): © picture alliance/dpa/Friso Gentsch

    Ngjashëm funksionon parimi i makinerive të ushqimit: të mbushur nga fermerët e rajonit, banorët e qytetit mund të gjejnë mish organik për të pjekur në skarë, qumësht, vezë, mjaltë, madje edhe buqeta me lule. Të freskëta nga fshati me shtypje të butonit, gjatë gjithë kohës.

  • Ata që jetojnë në qytet të madh shpesh përmallohen për jetën në fshat. Por ju nuk keni pse të kërkoni menjëherë të merrni pushimin. Në disa qytete gjermane ka ferma në zonën ku qarkullon treni (S-Bahn). Të shijoni jetën e fshatit dhe megjithatë në ditën tjetër të paraqiteni në kohë në zyrën Tuaj. Një shëtitje e shkëlqyeshme për shpirtin! Foto (Detail): ©Adobe

    Ata që jetojnë në qytet të madh shpesh përmallohen për jetën në fshat. Por ju nuk keni pse të kërkoni menjëherë të merrni pushimin. Në disa qytete gjermane ka ferma në zonën ku qarkullon treni (S-Bahn). Të shijoni jetën e fshatit dhe megjithatë në ditën tjetër të paraqiteni në kohë në zyrën Tuaj. Një shëtitje e shkëlqyeshme për shpirtin!