Hapësira e lirisë në Shkup

Hapësira e lirisë në Shkup
© Josephine Michau

Në këtë pasdite të vonë pazari i Shkupit është i zgjuar, këpucëtarët dhe argjendarët i kanë hapur dyqanet e tyre, ndërsa në restorante piqet mishi në hell. Pazari nga koha otomane i mbijetoi dy fatkeqësive që deri më sot e kujtojnë pamjet e qytetit e Shkupit, tërmetit të vitit 1963 dhe projektit gjigant të rindërtimit Shkupi 2014.


Kryeministri i atëhershëm Nikola Gruevski, i cili tani është i dënuar për korrupsion dhe iku në Hungari, e ktheu qytetin në një sfond neoklasik. Kjo përfshin një statujë të kalorësit të Aleksandrit të Madh, një shtyllë të fitores, një portë të vogël të Brandenburgut dhe një hark triumfal. Në disa fasada ende mund të vërehen mbetje ngjyrash laramane me çka protestonin banorët e Shkupit kundër kiçit në qytetin të tyre. Revolucioni Laraman ishte protesta e parë masive në këtë shtet akoma të ri, thotë studentja e artit Tijana-Ana Spasovska nga Nisma kulturore Kontrapunkt.
 
TAKE 2: 52196 Tijana-Ana Spasovska : The people were throwing balls with paint…. Njerëzit kanë hidhnin me qese të mbushura me ngjyrë drejt monumenteve e reja. Ishte një protestë paqësore, jo me armë, jo me gurë, por me ngjyra. Megjithatë, ishte një protestë, sepse nuk duam që paratë tona të taksapaguesve të humbasin në një të keqe të tillë. Our tax-money to be spent on this nonsense.

Themeluesja e nismës Kontrapunkt, një nga organizatat partnere të Goethe-Institut, është filozofja Iskra Geshoska. Ajo edhe tani në Maqedoni lirinë artistike e sheh të kërcënuar nga kthimi i formave autoritare të sundimit.

TAKE 3 Iskra Geshoska: Everything is functioning, everything is okay…. Gjithçka funksionon, gjithçka është në rregull. Por shteti shkrihet nga brenda. Brenda ju mund ta ndjeni presionin e elitës politike, qoftë ajo e së djathtës apo e së majtës. Ata nuk kanë kulturë politike, por ndjekin interesat e tyre, të cilat janë kryesisht interesa kriminale. Politikanët sillen si kriminelë dhe për këtë arsye ata duhet të përdorin strategji autoritare, të tilla si shtypja e mediave, por nuk shprehet haptazi. It is not explicit.

Meqenëse shorti i Institutit Goethe vendosi, iniciativa maqedonase Kontrapunkt tani formon një tandem me Festivalin e Arkitekturës në Kopenhagë. Prandaj dy specialistet e arkitekturës daneze Signe Sophie Boggild dhe Josephine Michau dokumentojnë në filmin e tyre projektin Shkupi 2014. Danezet nga Kopenhaga i njihnin paralelet, thotë Signe Sophie Boggild.

TAKE 4: Signe Sophie Boggild: Now we have a big evaluation of specially housing from the period… Për momentin ndërtesat e banimit nga vitet e pesëdhjeta deri në vitet shtatëdhjeta janë duke u mbuluar. Qeveria ka nisur programet e ashtuquajtura geto që do të shkatërrohen shumë shtëpi. Nga njëra anë ka një përpjekje për të ruajtur trashëgiminë e mirëqenies së shtetit. Nga ana tjetër, zhduket ndërtimi i banesave sociale. To get rid of the social housing.

Më në fund banorët e Shkupit ishin në gjendje të shpëtonin qendrën e tyre të vjetër tregtare nga transformimi duke e mbrojtur atë me një zinxhir njerëzor. Në të gjithë Evropën qendrat e qytetit po fitojnë një rëndësi të re, thotë Josephine Michau.

TAKE 5: Josephine Michau: The city is dear to the people…. Qyteti është i çmuar për popullin. Këtë e shohim në filmin për Shkupin. Njerëzit flasin se qyteti po dhunohet, se ata ndihen keq kur ecin nëpër qendër dhe më nuk e njohin atë. Nuk mund të kemi një ndryshim kaq radikal. We don’t have such a radical change.

Maqedonia shpreson në BE-në, që këtë verë të fillojë negociatat e anëtarësimit. Por korrupsioni dhe nepotizmi e zhdukin brezin e ri të arsimuar. E dhimbshme për një vend me vetëm 2 milionë banorë. Për projektin Freiraum, i cili synon të fillojë dialogun midis dy qyteteve, regjisori Vladimir Jankovski portretizoi emigrantët maqedonas në Kopenhagë. Derisa vendi i tyre përpiqet të krijojë një identitet të ri nga e kaluara, emigrantët në film thonë: identiteti ynë nuk është i definuar. Edhe pse rastësia vendosi mbi partneritetin midis nismave kulturore nga Shkupi dhe Kopenhaga, kështu tregimet e tyre plotësojnë njëra-tjetrën. Pikërisht për shkak se kombinimi nuk ishte i diktuar, bashkëpunimi ishte shumë tërheqës, thotë Iskra Geshoska.

TAKE 6: Iskra Geshoska:  In the first moment it was a kind of rejection. Së pari u zmbrapsëm. Por nuk kishim zgjidhje. Dhe pastaj u bë vërtet interesante, pasi që duhej të shihnim tej horizontit. We should step out from our box.

Mbi një mijë kilometra qëndrojnë në mes të dy partnerëve të bashkëpunimit - ky ishte kushti. Por projekti i Goethe-Institut tregon se duhet vetëm një impuls i vogël për të vendosur komunikimin. Arti i politikës aty është shumë më përpara.