Kompetenca digjitale
CILAT KOMPETENCA DIGJITALE U DUHEN SOT MËSUESVE?

junger Mann mit Laptop
© adobe.stock

Ajo që është e sigurt  se të gjithë jetojmë në një botë ku mediat digjitale luajnë një rol të madh. Ne komunikojmë, marrim informacione, konsumojmë dhe argëtohemi në internet përmes mediave sociale. Mediat digjitale janë të obligueshme në punë, por sa i përket përdorimit të tyre në shkollë akoma ekzistojnë diskutime kontroverse.

Politika gjermane sapo ka marrë vendimin për të investuar shumë në mediat digjitale në shkolla. Prandaj edhe më urgjentisht  parashtrohet pyetja si duhet të ballafaqohen arsimtarët në të ardhmen me këtë temë.

SHKOLLA  DIGITALPAKT

Falë DigitalPakt Schule ("Shkolla Digital Paktl")  miratuar nga Kuvendi Federal me një buxhet prej 5 miliardë eurosh, shkollat në Gjermani së shpejti do të pajisen teknikisht më mirë. Klasat duhet të jenë të pajisura me WLAN, laptopë të rinj dhe tabela interaktive. Përmes Online-platformave duhet të nxitet  "të mësuarit  bashkëpunues".


Por Ministria Federale e Arsimit gjithashtu e di: "Asnjë medium nuk prodhon një arsim të mirë vet vetiu". Këtu përsëri varet nga mësuesit, të cilët "duhet të jenë të kualifikuar mirë, për të përdorur media digjitale dhe të ndërmjetësojnë aftësi digjitale".
Nëse e kërkoni  termin "kompetencë digjitale të mësuesve" përmes një aplikacioni për kërkim, si p.sh. Google do të ketë mes 750,000 dhe 2.8 milionë faqe të sugjeruara. Atëherë, nga të orientohemi?
 

korniza EVROPIANE PËR KOMPETENCË DIGJITALE TË  MËSUESVE

Komisioni Evropian në vitin 2017  e publikoi "Kornizën Evropiane për Kompetencë digjitale të mësuesve" (DigCompEdu). Deri më tani ajo ka qenë në dispozicion në anglisht, dhe tani është përkthyer në gjermanisht nga Goethe-Instituti.

Digitalkompetenz © © European Union 2017 Digitalkompetenz © European Union 2017
Qendra Provinciale e Medias Baden-Württemberg (LMZ) përshkruan qëllimet e DigCompEdu në këtë mënyrë:
 
"Korniza Evropiane e Kompetencave të Mësimdhënësve Evropian është krijuar për tu mundësuar mësuesve të përcaktojnë nivelin e tyre të kompetencës në fushën digjitale dhe në këtë mënyrë ta përcaktojnë nevojën e tyre individuale për kualifikime të mëtejshme. Për më tepër, kjo siguron informacione se cilat kompetenca digjitale duhet tu transferohen qytetarëve të ardhshëm. (...)
Sigurisht, duhet të kuptohet se mësuesit gjithashtu duhet tu përshtaten rrethanave të reja në një botë gjithnjë e më digjitale. Sidoqoftë, shumica e kompetencave  që duhet fituar nuk kanë të bëjnë vetëm me metodologji të reja, por edhe me imazhin tradicional të mësuesve. Nuk janë të paktë arsimtarët, për të cilët kjo paraqet pengesë e parë e cila duhet të tejkalohet.
Vetëm kur kjo të tejkalohet  dhe të ekzistojë një kuriozitet dhe gatishmëri për diçka të re, mund të fillojë procesi i të mësuarit. Për të arritur në këtë fazë, është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm për faktin se është arsim modern për gjeneratën e ardhshme dhe të ardhmen e shoqërisë dhe se ndryshimi në shoqëri nuk mund të mohohet. "

Kështu që nga mësuesit kërkohet t’i vlerësojnë dhe azhurnojnë aftësitë e tyre digjitale.

Fushat e kompetencËS të DIGCOMPEDU

DigCompEdu dallon tre fusha të kompetencave për mësuesit në sferën digjitale:
• kompetenca profesionale e mësuesve
• kompetenca pedagogjike e mësuesve
• kompetencat e nxënësve.

DigCompEdu Kompetenzrahmen ©  © European Union 2017 DigCompEdu Kompetenzrahmen © European Union 2017
Matrica e vetëvlerësimit të Bashkimit Evropian 2017 © 2017 DigCompEdu është krijuar për tu mundësuar mësuesve ta përcaktojnë nivelin e tyre të kompetencës dhe të kuptojnë më mirë se në cilat fusha duhet t’i përmirësojnë kompetencat e tyre.

Digitale Kompetenzen im Überblick/Ausschnitt ©  © European Union 2017 Digitalkompetenz im Überblick/Ausschnitt © European Union 2017


Për ta lehtësuar vetëvlerësimin, propozohen përshkrime motivuese të roleve për gjashtë nivele të ndryshme të kompetencës, bazuar në gjashtë nivelet (A1 / A2 / B1 / B2 / C1 / C2) të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (GER),
 
Fillestaret dhe fillestarët (A1) deri më tani kanë pasur pak kontakte me mediat digjitale dhe kanë nevojë për ndihmë në ndërtimin e një repertori të strategjive digjitale.

Zbuluesit dhe zbulueset (A2) i kanë zbuluar vetë mediat digjitale dhe kanë filluar t’i përdorin ato në një mjedis profesional, por pa ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse ose konsistente.

Insajderet dhe insajderët (B1) përdorin media digjitale në një sërë kontekstesh të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme. Ata vazhdimisht janë duke i zhvilluar strategjitë e tyre digjitale për tu përgjigjur më mirë situatave të ndryshme.

Ekspertet dhe ekspertët (B2) përdorin një larmi të mediave digjitale më kompetente, kreative dhe kritike. Ata vazhdimisht po zgjerojnë repertorin e tyre të praktikave digjitale.

Lideret dhe liderët (C1) kanë një repertor të gjerë të strategjive digjitale fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe efektive. Ata janë një burim frymëzimi për të tjerët.

Pionieret dhe pionierët (C2) - si ekspertë të fushës - vënë në dyshim rëndësinë e praktikave të zakonshme digjitale dhe didaktike. Ata zhvillojnë strategji të reja dhe inventive të mësimdhënies digjitale dhe japin një shembull për mësuesit e tjerë.
 

INSTRUMENTET E  VETËVLERSIMIT

Për vetëvlerësim të shpejtë, ekziston një auto test, kontroll i shpejtë DigCompEdu, i cili deri më tani është në dispozicion vetëm në një version më të vjetër  në gjuhën gjermane.
Një version më aktual tani për tani është në zhvillim e sipër.

SELFIE - Tool für Schulen © © European Union SELFIE © European Union
Për shkollat dhe institucionet e tjera, para pak kohësh është bërë vegël e disponueshme që mund të analizojë përdorimin e teknologjive digjitale në mësimdhënie dhe për qëllimet e mësimnxënies: SELFIE -reflection on Effective Learning by Fostering the use of Innovative Educational Technologies / = Vetëvlerësim i të mësuarit efektiv përmes nxitjes së përdorimit të teknologjive novatore arsimore.

SELFIE është  falas, lehtë shfrytëzohet dhe mjet i përshtatshëm për të ndihmuar shkollat që të vlerësojnë statusin e tyre aktual të të mësuarit në epokën digjitale. SELFIE mbledh - në mënyrë anonime - mendimet e nxënësve, mësimdhënësve dhe udhëheqjes së shkollës për mënyrat e përdorimit të teknologjive në shkollën e tyre.
 

Oferta për  mesuesit e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj (daf) jashtë vendit

Si i promovon Goethe-Instituti kompetencat digjitale të mësuesve të gjermanishtes jashtë vendit? Dy shembuj:
 
DIP IN SOE

DIP in SOE ©  © Goethe-Institut DIP in SOE © Goethe-Institut

Projekti ndihmoi  mësimin e mbështetur nga media në shkolla në rajonin e Evropës Juglindore (SOE) nga viti 2015 deri në 2017. Nën moton e "projektit të orientuar nga projekti digjital-ndërkulturor (DIP)" në këto tre vite në shtetet si Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Kroacia, Rumania dhe Serbia janë krijuar qendra të kompetencës dhe arsimit, me mësues të trajnuar (DaF - dhe multiplikatorë mediumesh) që i mbështetën dhe trajnuan kolegët e tyre në fushën e mësimit multimedial. 
Qëllimi i projektit ishte prezantimi i një modeli mësimdhënie të mbështetur nga media në gjithsej 12 pilot shkolla.


EDDU

Projekt EDDU Thailand ©  © Goethe-Institut Projekt EDDU Thailand © Goethe-Institut
"Mësimdhënia e suksesshme digjitale e gjuhës gjermane" - Projekti EDDU në rajonin e Azisë Juglindore (SAN) prezanton ide mësimore se si mësuesit mund t’i përdorin më lehtë  dhe me sukses mediat digjitale në mësimdhënie, në përputhje me parakushtet teknike në shkollat e tyre dhe me të gjitha materialet që u nevojiten.
Në EDDU, mësuesit mund të gjejnë ide konkrete mësimore për përdorimin e aplikacioneve chat, media sociale, video, foto dhe mjete të tjera digjitale për temat e paraqitura në librat e tyre shkollorë dhe të cilat u interesojnë nxënësve të tyre.
Projekt EDDU ©  © Goethe-Institut Projekt EDDU © Goethe-Institut

Më tepër informacion mbi EDDU mund të gjeni këtu.