Gjuha mësimore
UDHEZIME PËR MËSIM
Si mund ta zhvillojmë me sukses mësimin përmes përdorimit të gjuhës: këshilla për përdorimin efektiv të gjuhës dhe tre karakteristikat e udhëzimeve efektive të mësimdhënies.
Gjuha verbale është përveç gjuhës së trupit (gjuhë joverbale), një nga mjetet më të rëndësishme në dispozicion të mësuesve për të drejtuar mësimdhënien, për të semantizuar fjalorin, për të shpjeguar strukturat dhe veçanërisht për t'u shpjeguar nxënësve se si, me kë, sa kohë etj. diçka duhet bërë në klasë.
MUZIKËN NUK E BËN VETËM TONI- NË ÇKA DUHET PASUR KUJDES KUR FLASIM
Gjuha funksionon në dy nivele, të cilat plotësojnë njëri-tjetrin për transmetim efikas të informacionit: niveli paraverbal (fizik), dmth. vëllimi, lartësia dhe thellësia e zërit, ritmi dhe mënyra e të folurit dhe niveli i përmbajtjes, dmth. cilat fjalë i përdorim në cilin rend me cilin qëllim të fjalës. Këto nivele janë në bashkëveprim të vazhdueshëm të koordinuar nga folësi (pjesërisht në mënyrë të pavetëdijshme).Nëse vëzhgojmë p.sh. intonacioni ose theksi i fjalës ose fjalisë, ne mund të konkludojmë shpejt se ky nivel fizik (vëllimi, lartësia, ritmi) kontribuon që fjalët e folura të kuptohen ashtu siç synon folësi.
SI TË PËRDORI DREJT LARTËSINË E ZËRIT DHE TEMPON E TË FOLURIT?
Për sa i përket karakteristikave fizike të gjuhës, mund të supozohet se të folurit shumë i qetë ose me zë të lartë mund të çojë në një perceptim negativ. Sepse në atë mënyrë ose mund të keqkuptohesh akustikisht ose të perceptohesh si i vrazhdë, madje edhe agresiv.
Ata që flasin shumë shpejt shpesh keqkuptohen dhe mund të veprojnë të pasigurt. Nga ana tjetër, të folurit shumë ngadalë mund të duket e panatyrshme dhe u jep nxënësve përshtypjen se mësuesi po i nënvlerëson ata ose aftësinë e tyre për të kuptuar një gjuhë të huaj.Për këto arsye, është e këshillueshme që mësuesit të ndryshojnë edhe ritmin e të folurit edhe vëllimin e zërit gjatë orës së mësimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për të theksuar diçka dhe për të tërhequr më shumë vëmendje nga studentët. (Sp. Heidemann 2009).
KËSHILLË PËR PËRZGJEDHJEN E FJALËS; PËRMBAJTJE NË QËLLIMIN E KOMUNIKIT
Sa i përket anës së përmbajtjes, së pari duhet të respektohet funksioni dhe konteksti i secilit pohim. Nëse mësuesi cakton detyrat me gojë, ai duhet të ketë parasysh se ato kanë një funksion të qartë në kontekstin e vetë mësimdhënies dhe prandaj mund (ose duhet) të formulohen ndryshe nga deklaratat e futura në bisedën e përditshme.Gjegjësisht, qëllimi i detyrës së dhënë nuk është të fillojë dhe drejtojë një bisedë, por t'u tregojë nxënësve sa më saktë dhe qartë se çfarë aktiviteti mësimorë duhet të bëjnë dhe si duhet ta punojnë atë. Pra, bëhet fjalë për udhëzime konkrete.
Detyrave të parashtruara mund tu atribuohen veçori specifike, të cilat ndihmojnë në formulimin e udhëzimeve për detyrat e punës së orës në mënyrë të qartë dhe efektive.
tre karakteristika të parashtrimit të suksesshëm të detyrave ne orë
Ne mund të kemi qasje më të mirë tek nxënësit tanë kur t'u përmbahemi parimeve themelore vijuese. Udhëzimet e suksesshme të mësimdhënies janë:
- Ekonomike: Këtu vlen rregulla "sa më i shkurtër aq më mirë". Prandaj hyrjet si "Tani dua që ju ..." ose "Tani do ju lus, ..." janë të panevojshme, madje edhe kundërproduktive. Disa mund të argumentojnë se këto thënie janë thjesht pjesë e gjuhës, janë mjaft të sjellshme dhe mund të shërbejnë si një shembull (input) në mësimin se si ne mund të lusim dikë për diçka.Sidoqoftë, nuk duhet harruar: sa më komplekse dhe e gjatë të jetë shprehja, aq më e vështirë është që dëgjuesi ta deshifrojë atë, sepse çdo pjesë e informacionit duhet të përpunohet. Vetë struktura e fjalisë me nënrenditje me folje (et) në fund mund të ngadalësojë përpunimin e një shprehje të tillë.
- Të orientuar kah grupi i synuar: duke u nisur nga ajo se gjuha- qëllimi është pikërisht gjuha e mësimit dhe se udhëzimet për detyrat janë formuluar në atë gjuhë, përzgjedhja e fjalës luan një rol vendimtar dhe në parim duhet të bazohet në fjalorin pranues të nxënësit.
Nëse nuk mund të hiqni dorë nga ndonjë fjalë e re e panjohur, ajo medoemos duhet ose të shoqërohet me elemente joverbale (fotografi, simbole, gjeste, shprehje të fytyrës) ose duhet të sqarohet para se të parashtrohet detyra.Ndërsa gjata kësaj duhet patur kujdes jovetëm kuptimin, por edhe regjistrin e vokabularit, që të largohet tendenca për tu shfrytëzuar fjalë, ekuvalentët e të cilëve janë të ngjajshme me gjuhën e parë të nxënësit (ose gjuhët e tjera të huaja), por rralle ose asnjëherë nuk shfrytëzohen në këtë kontekst nga folës në gjuhë amtare, që shpesh është rasti për shembull me sinonime nga latinishtja. - Struktura të qarta: parashtrimi i detyrave duhet të përmbajë informacion, që do japin përgjigje pyetjeve të mëposhtme: Çfarë, si, dhe sa kohë do të vazhdoni kur,më mirë sipas ksaj rradhitje nëse kjo do të bëhet rregullisht!
Sëpari nxënësit duhet të kuptojnë, çfar duhet të bëjnë, të lexojnë/shkruajn një tekst, të nënvizojnë, të nënrëndisin fjalëve fotografi etj.... Pastaj sqaron mësuesi se a do të punojnë në formë të pamvarur ose në grupe, e mëpas jepen matrialet (fleta mësimore, fletushka etj) (Sp. Ziebell / Schmiidjell 2012).
CITIME NGA LITERATURA
- Heidermann, Rudolf (2009). Körpersprache im Unterricht, 9. Auflage. Kempten: Quelle & Meyer Verlag.
- Ziebell, B. & Schmidjell, A. (2012). Unterrichtsbeobachtung und kollegiale Beratung NEU. Fernstudieneinheit 32. Kassel/München: Langenscheidt.