Vegla mësimore për mësim-online
Krijimi digjital interaktiv mësimit të gjuhëve: vegla dhe këshilla të dobishme për përdorim

Ekzistojnë një sërë veglash që mbështesin mësimin e suksesshëm online të gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) / gjermanishtes si gjuhë të dytë (DaZ). Disa janë paraqitur këtu - me shembuj konkretë rreth zbatimit të tyre.

Përdorimi i një platforme shkëmbimi midis nxënësve është me rëndësi thelbësore.

Platforma e të mësuarit Moodle është falas, është intuitiv për të vepruar, ka shumë funksione ndihmese dhe nxënësit mund ta përdorin atë përmes telefonit celular. Përndryshe, ju mund të krijoni një blog të përbashkët (për shembull, tumblr ose WordPress) ose një faqe në Facebook (në Kinë për shembull RenRen).

Si mund të duket një faqe si kjo në Moodle?

Shembull nga një Moodle kursi i autores| Screenshot: Marion Grain
Screenshot: Marion Grein
Përparësitë janë të dukshme: pjesëmarrësit kanë strukturën e nevojshme fikse. Të gjitha njoftimet qendrore janë të dukshme për të gjithë pjesëmarrësit. Në një bisedë të përbashkët, studentët mund të shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin, por ata gjithashtu mund të kontaktojnë mësuesin në çdo kohë.
Mund të hapen hapsira  grupore për punë në çifte ose në grupe. Produktet e punuara nga pjesëmarrësit (postera, grafikë, kuzhinierë kursi, etj.) shfaqen dhe marrin komente, të cilat janë kaq të rëndësishme për studentët.
Në vend të forumit të zakonshëm protokollar, mund të integrohen forume diskutimi, forume detyrash, p.sh. me link. Pjesëmarrësit mund të ngarkojnë tekste, si dhe audio dhe filma. Dizajni mund të përshtatet sipas moshës së nxënësve.

Moodle gjithashtu ka një lidhje falas (plug-in) për konferenca në internet, kështu që mësimi mund të mbahet në Moodle, ndërsa ZOOM është edhe më i qëndrueshëm. 
Čierna obrazovka ožíva, účastníci kurzu sa postupne pripájajú.
Čierna obrazovka ožíva, účastníci kurzu sa postupne pripájajú. | Screenshot: Marion Grein
Një ndihmë të madhe paraqet shfrytëzimi i librave shkollorë digjitalë të shtëpive botuese nëse është e mundur edhe të ndani faqen në të cilën punoni në ekran në mënyrë që studentët të dinë gjithmonë se ku janë. Kjo është veçanërisht e dobishme për nxënësit që kanë pak përvojë me mediat digjitale.

Në princip, rekomandohet një madhësi grupi prej afërsisht 12 pjesëmarrësish; megjithatë, kjo shpesh nuk mund të bëhet. Edhe më e rëndësishme është të planifikoni me saktësi orët tuaja. Sa më shumë pjesëmarrës, aq më e rëndësishme është të keni aktivitete jashtë klasës virtuale.

Planifikimi gjithashtu varet nga koha që kemi në dispozicion. Një kurs gjermanisht në internet që zgjat më shumë se 4-6 orë nuk rekomandohet, pasi që edhe me interaktivitet, vëmendja dhe pritshmëria janë të kufizuara.
 
Për shembull, si mund të duket një kurs 5-orësh në internet i gjuhës gjermane?

Pjesëmarrësit hyjnë në klasën virtuale dhe përshëndeten me njëri-tjetrin, ato poshtu i përshnedet mësuesi. Minutat e para mund të përdoren për të sqaruar eventualisht ndonjë çështje. Pastaj fillon mësimi në thelb, rrjedha e të cilit lidhet ngushtë me materialet mësimore. Tekstet moderne, digjitale kanë tekste audio për të dëgjuar, filma dhe detyra që mund të zgjidhen në plenum. Pas rreth 40 minutash, megjithëse mësimi është interaktiv, mund të filloni detyra për punë në çifte ose grupe të vogla. Këtu platforma e të mësuarit bëhet përsëri qendrore: çiftet ose grupet takohen në hapsirat e tyre dhe punojnë për detyrat e teksteve shkollore ose punojnë në bashkëpunim për detyra të menduara mirë. E rëndësishme është që rezultatet të vendosen në platformë.
Nëse, për shembull, duhet të bëhet një poster, ai mund të vendoset dhe më vonë të "shfaqet" në klasën virtuale (ndarja e ekranit). Për më tepër, mësuesi mund dhe duhet të japë (më vonë, domethënë, pas përfundimit të mësimit) një informatë kthyese të veçantë për detyrat e kryera.
   
10:00-10:10
Përshëndetje, shkëmbimi, sqarimi i pyetjeve
Plenum në klasë virtuale
10:10-10:50
Mësim bazuar në nxënësin
Plenum në klasë virtuale; tentim për tu kyçur të gjithë
10:50-11:15
Punë në çifte dhe grupe (nga libri)

Hapsira të vogla virtuale
11:15-11:30
Prezantimi i rezultateve

Plenum në klasën virtuale
11:30-11:45
PAUZA
Stimulim i lëvizjes
Arsimtari ka qasje në klasën virtuale
11:45-12:15
Mësimdhënie e bazuar në tekste shkollore
Plenum në klasën virtuale;  përpjekje për tu përfshirë të gjithë
12:15-12:30
Parashtrim i detyrave për punë në çifte ose grupe (diferencimi i brendshëm)

Plenum në klasën virtuale
12:30-13:15
Punë në çifte dhe punë në grupe për përsëritje, për shembull, me vegla digjitale

Hapsira të vogla virtuale
13:15
Takimi në plenum; Diskutim rreth asaj se edhe sa kohë ju duhen grupeve

Plenum në klasën virtuale
13:30-14:00
Pauzë për drekë
 
14:00-14:15
Mësuesi pret në hapsirën virtuale, varësisht nga ajo se sa kohë nevoitet dhe dhe "bisedon" me të pranishmit
 
14:15-15:00
Nxënësit paraqesin rezymet e tyre të materialit; të tjerët provojnë "aktivitetet" e grupeve të tjera


Plenum në klasën virtuale
15:00 
Përmbledhje dhe shprehje mirënjohje nga mësuesi - përshëndetje
 
Kështu mund të duket rrjedhja e mësimit.

Me rëndësi është të bëni përjashtim nga plani juaj nëse nxënësve u nevoitet më shumë kohë për aktivitete në grup. Në varësi të traditave të të nxënit, faza e punës në grup mund të rregullohet ndryshe.

VEGLAT PËR KRIJIMIN E FAZAVE PËR  PUNË NË GRUPE NË MËSIM ONLINE INTERAKTIV

Në parim, interneti ofron falas një  sërë veglash të përshtatshme për fazat e punës në grupe. Në institucionet ku nxënësit nuk kanë qasje në internet, mësuesit duhet të mendojnë për aktivitete tjera.

Këtu do të doja të paraqesja disa shembuj të mjeteve falas dhe aktivizuese.

KRIJONI  VETË  FLETA MËSIMORE

Pjesëmarrësit përsërisin përmbajtjen e kursit të gjuhës duke konceptuar fletë pune për të tjerët.
Shembull i një artikulli nga autorja, krijuar me learningapps https://learningapps.org/
Screenshot: Marion Grein

Shabllone të shumta janë gjithashtu veçanërisht të përshtatshme për të punuar në tema gramatikore ose për të punuar me fjalorin (p.sh. klasifikimi i një figure me një term)

PREZANTIM DHE MBLEDHJE E ASOCIACIONEVE

Krijuar me Padlet (https://de.padlet.com/)
Screenshot: Marion Grein
Në punën individuale, pjesëmarrësit, për shembull, mund të prezantohen ose në grup të mbledhin asociacione për një term​ ose informacion rajonal.

PËRSËRITJE E VOKABULARIT  ME FJALËKRYQ PUNUAR NGA PJESMARRËSIT

Pjesëmarrësit vetë krijojnë një fjalëkryq mbi temën e mësimit. Këtu është e përshtatshme punë në çifte.
Krijuar me https://www.xwords-generator.de/de
Screenshot: Marion Grein
Për fund edhe dy vërejtje:

Sa më pak që janë pjesëmarrësit të përfshirë në të mësuarit, aq më shumë kohë u duhet atyre për t'u njohur me veglat digjitale. Me grupe më të mëdha, për shembull, me fëmijë dhe të rinj në shkolla, preferohet që të angazhohen dy mësues.

Nevojitet urgjent trajnimi i mësuesve, të cilët do të duhet të mësojnë të prezantojnë veglat. Përvoja tregon se preferohet 90 minuta trajnim online për çdo vegël.