Këto katër module mund të jepen veç e veç, ose të kombinuara. Dëshmitë e këtyre katër moduleve përbëjnë pjesët e certifikatës së përgjithshme.
Ky provim është zhvilluar në sajë të bashkëpunimit të Goethe-Institut me universitetin e Frajburgut në Zvicër dhe të provimit austriak ÖSD dhe ofrohet në mbarë botën si provim me emrat Goethe-Zertifikat B1 apo ÖSD-Zertifikat B1.Do të lexoni postime blogjesh, e-maile, artikuj gazetash, njoftime dhe udhëzime me shkrim. Do të përmblidhni informacione kyçe, detajeve të rëndësishme si edhe do të shprehni këndvështrimin dhe opinionit tuaj.
Kohëzgjatja: 65 minuta
Do të shkruani letra/e-maile personale dhe formale, ku do të shprehni opinionin tuaj me shkrim në një postim forumor.
Kohëzgjatja: 60 minuta
Do të dëgjoni njoftime, ligjërata të shkurtra, biseda joformale si edhe diskutime në radio. Mund të evidentoni pikat kryesore dhe detajet më të rëndësishme.
Kohëzgjatja: rreth 40 minuta
Do të flisni me parterin apo partneren tuaj mbi një temë nga jeta e përditshme, si psh. udhëtimet. Ndërkohë do t‘u përgjigjeni pyetjeve, do të shprehni opinionin tuaj dhe do të jepni sugjerime. Do të mbani një prezantim të lirë mbi një temë nga jeta e përditshme dhe do t'u përgjigjeni pyetjeve përkatëse.
Kohëzgjatja: rreth 15 minuta