Pjesë për pjese: modulet
Goethe-Zertifikat B2 përbëhet nga modulet e leximit, dëgjimit, shkrimit dhe të folurit (provim me gojë me çifte).
Provimi ofrohet në mënyrë digjitale dhe bazuar në letër në qendrat e përzgjedhura për provime. Ai kryhet dhe vlerësohet në mbarë botën sipas standardeve uniforme.
Leximi
Ju lexoni tekste të ndryshme si kontributet e forumeve, artikuj nga gazetat dhe revistat, komente dhe rregullore. Ju mund të grumbulloni informacione kyçe, detaje të rëndësishme, si dhe këndvështrime, mendime dhe rregulla.
Kohëzgjatja: 65 minuta
Shkrimi
Ju shprehni dhe justifikoni mendimin Tuaj me shkrim në një artikull të forumit mbi një temë aktuale sociale. Ju gjithashtu shkruani një mesazh formal në kontekstin profesional.
Kohëzgjatja: 75 minuta
Dëgjimi
Ju dëgjoni intervista, ligjërata, biseda dhe deklarata nga jeta e përditshme, si dhe nga radioja. Ju mund të kapni mesazhe kyçe dhe detaje të rëndësishme.
Kohëzgjatja: rreth 40 minuta
Të folurit
Ju mbani një leksion të shkurtër për një temë të caktuar dhe bisedoni me bashkëbiseduesen / bashkëbiseduesin tuaj në lidhje me të. Përveç kësaj, Ju shkëmbeni argumente në një diskutim.
Kohëzgjatja: 15 minuta
Kriteret
Goethe-Zertifikat B2 është një provim i gjuhës gjermane për të rinjtë dhe të rriturit.
Provimet e Goethe-Institutit janë në dispozicion për këdo që është i interesuar dhe ato mund të merren pa marrë parasysh arritjen e një moshe minimale dhe pavarësisht nga posedimi i shtetësisë gjermane.
- Për Goethe-Zertifikat B2 për të rinjtë, rekomandohet një moshë prej 15 vjeç.
- Për Goethe-Zertifikat B2 për të rriturit, rekomandohet një moshë prej 16 vjeç.
- Kalimi i Goethe-Zertifikat B2 kërkon njohuri gjuhësore në shkallën e kompetencës B2 të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
- Për të arritur këtë shkallë do t'ju duhet - në varësi të njohurive të mëparshme dhe kushteve të të mësuarit – në bazë të përvojës 600 deri 800 njësi mësimore prej 45 minutash.