Informata plotësuese

Radha juaj, ju lutem! Modulet

Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom përbëhet nga modulet: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provim me gojë individual).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.

Detyrat e lidhura me letërsinë në modulin shkrimi, janë përgatitur në bashkëpunim me universitetin Ludwig-Maximilians-Universität të Mynihut.

Këto katër module mund të jepen veç e veç, ose të kombinuara. Dëshmitë e këtyre katër moduleve përbëjnë pjesët e certifikatës së përgjithshme.
Modulet leximi, dëgjimi,të folurit dhe shkrimi do të vlersohen në qendrën e provimit. 
 

Leximi

Do të lexoni tekste specifike, komente, reportazhe dhe njoftime dhe do të zgjidhni detyrat përkatëse. Do të tregoni se mund të kuptoni pa vështirësi tekste abstrakte apo komplekse, si nga përmbajtja ashtu dhe nga gjuha, dhe në të njëjtën kohë të kapni domethënie të nënkuptuara.

Kohëzgjatja: 80 minuta

Shkrimi

Do të riformuloni pjesët e një referati të shkurtër dhe do të përgatisni një tekst, në bazë të një teme të përgjithshme ose një teme letrare, e cili do të jetë në formë letre për lexues apo recensioni për libër, e strukturuar mirë dhe e përshtatshme nga ana stilistikore. Në dispozicion keni dy tema të përgjithshme dhe përkatësisht nga një temë prej dy librave prej listës së letërsisë. Nga katër temat e mundshme, ju duhet të zgjidhni një temë.

Kohëzgjatja: 80 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjoni raporte dhe reportazhe nga media, biseda joformale si dhe intervista ekspertësh në një ritëm normal të të folurit dhe do të zgjidhni përkatësisht ushtrime të ndryshme.

Kohëzgjatja: rreth 35 minuta

Të folurit

Do të referoni mbi një temë komplekse, psh. globalizimi, ku sipas kërkesës, do ta shpjegoni në mënyrë të detajuar argumentimin tuaj. Do të diskutoni në një bisedë pro dhe kundra një temë të mëtejshme, në të cilën do të përfaqësoni mendimin tuaj dhe do të reagoni përkundrejt argumenteve të bashkëbiseduesve tuaj ose do të tentoni t'i bindni ata për këndvështrimin tuaj.

Kohëzgjatja: rreth 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom është një provimi i gjuhës gjermane për të rritur.
 
Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
  • Për Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom rekomandohet mosha 18 vjeç e sipër.
  • Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom kërkon njohuri gjuhësore të nivelit të gjashtë dhe më të lartë C2 të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - deri në 1000 ore mësimore prej 45 minutash.